BE miraton pilulën e Pfizerit kundër COVID-19

Amelda Amelda

Rregullatori i barnave i Bashkimit Evropian ka miratuar të enjten përdorimin e pilulës antivirale Pfizer kundër COVID-19, e cila është për trajtimin e të rriturve nga sëmundje të rënda, në kohën kur të gjitha vendet po rrisin arsenalin për të luftuar variantin Omicron.

Miratimi nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), lejon shtetet anëtare të BE-së të përdorin ilaçin pasi rregullatori dha udhëzime për përdorimin e tij urgjent në fund të vitit të kaluar. Italia, Gjermania dhe Belgjika janë në mesin e vendeve të BE-së që e kanë blerë vaksinën.

EMA po ashtu është duke vlerësuar edhe aplikimin për miratim edhe të pilulës së krijuar nga kompania Merck. SHBA-ja në dhjetor miratoi për përdorim pilulat e dy kompanive, Pfizer dhe Merck.  Të dy pilulat është thënë se mund të kontribuojnë në luftën kundër sëmundjes COVID-19.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *