BE miraton raundin e pestë të sanksioneve kundër Rusisë

Amelda Amelda

Bashkimi Evropian ka miratuar sot raundin e pestë të sanksioneve kundër Rusisë si pasojë e pushtimit të Ukrainës. Sipas Presidencës Franceze të Këshillit të Evropës, masat e reja përfshijnë ndalimin e importeve të qymyrit rus si dhe embargon ndaj eksporteve të armëve në Rusi.

Këto masa përfshijnë gjithashtu edhe mbylljen e porteve të BE-së për anijet ruse dhe ndalimin e eksporteve të produkteve të teknologjisë së lartë në Moskë.

Teksti ligjor që përfshin emrat e “oligarkëve, aktorëve të propagandës ruse, anëtarëve të aparatit të sigurisë dhe ushtarake dhe subjekteve në sektorin industrial dhe teknologjik” do të publikohet zyrtarisht të premten.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *