Bashkimi Evropian miratoi sot zgjatjen e jashtëzakonshme të kontrolleve në kufijtë e brendshëm të hapësirës Schengen për pesë vendet që e kanp marrë këtë masë në vitin 2015 në kulmin e fluksit migrator drejt Evropës.
Rekomandimi në këtë kuadër, i paraqitur më 4 maj nga Komisioni Evropian, u miratua sot nga Këshilli i BE-së, në një mbledhje të vendeve anëtare.
Katër vende të BE-së (Austria, Gjermania, Danimarka dhe Suedia), si dhe Norvegjia, vend i asociuar me zonën e qarkullimit të lirë, do të vazhdojnë kontrollet për një periudhë fillestare prej gjashtë muajsh.
