Dërguar me SMS
në numrin e redaksisë
Europarlamentar, ju lutem mos e besoni! Jam një qytetar sa i zemëruar aq edhe i irrituar nga deklaratat e kryetarit opozitar shqiptar në Bruksel, i cili shpif dhe ju gënjen turpshëm për zgjedhjet vendore, sipas tij të parregullta. Mos e dëgjoni n.q.s me të vërtetë ja doni të mirën Shqipërisë. Në vendin tonë ky farë kryetar opozite akuzohet për tre vepra penale dhe kur të bëhet një ditë drejtësi, ai do të jetë mbrapa hekurave. Kështu si ministër i Ekonomisë dhe Transporteve, ai u kallëzua nga KLSH-ja për vjedhje të 240 milion eurove, një shumë marramendëse për ekonominë shqiptare dhe nuk ju përgjigj thirrjes së prokurorisë me arsye të paarsyeshme derisa kaluan afatet ligjore. Si ministër i Brendshëm akuzohet se në 21 Janar u vranë katër demonstrues “me duar në xhepa’. Si ministër i Jashtëm akuzohet se u firmosi 350 km2 det grekëve, që për legjislacionin shqiptar përbën tradhti të lartë ndaj atdheut.
