BE, ndihma për shoqërinë civile

anazapta

Bashkimi Europian planifikon mbështetjen e shoqërisë civile në Shqipëri nëpërmjet financimit të projekteve të ndryshme.

“Projektet përfshijnë sektorin e drejtësisë, promovimin e përfshirjes ekonomike-sociale të komuniteteve rome dhe egjiptiane, liria e shprehjes dhe liria e medias. Per të bërë të mundur tërheqjen e kësaj mbështetje është duke u organizuar një seri takimesh konsulence për rritjen e kapaciteteve të shoqërisë civile për të përfituar këto fonde. Ky është edhe roli i projektit TASCO, asistenca teknike për organizatat e shoqërisë civile”, informon Top Channel.

Sesionet informuese mbi projektin shtrihen në 12 qarqet e vendit. Dorëzimi i tyre përfundon në 21 shkurt.

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *