BE, ndihmë për refugjatët

redaktor

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, sëbashku me disa funksionarë të lartë të Bashkimit Evropian gjatë vizitës në Turqi, do të bisedojnë me autoritetet turke rreth projekteve përkatëse me refugjatët, ka deklaruar zëdhënësi i qeverisë së Gjermanisë, Stefan Sibert.

Në një konferencë për shtyp në Berlin, deklaroi se Bashkimi Evropian për të ndihmuar refugjatët sirianë, në fazën e parë do t’i japë 3 miliardë euro Turqisë. Në fazën tjetër, e cila vazhdon deri në vitin 2018, BE do t’i japë Turqisë edhe 3 miliardë euro të tjera.

Ai gjithashtu deklaroi se është vendosur që Angela Merkel, kancelarja e Gjermanisë dhe funksionarët e lartë të Bashkimit Evropian në shoqërim të Ahmed Davudoglu, kryeministrit të Turqisë, do të vizitojnë kampet e refugjatëve sirianë në provincën Gaziantep të Turqisë.

Zëdhënësja e qeverisë gjermane ka shtuar se pas zbatimit të marrëveshjes mes BE dhe Turqisë për kthimin e refugjatëve, është reduktuar në masë të madhe trafikimi i qenieve njerëzore në Detin Egje.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *