Prania e Bashkimit Europian në Shqipëri përshëndeti operacionet e policisë së shtetit të dielën pasdite.
Ambasadori Soreca shkroi në twitter se lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës është një prioritet i BE-së.
“Ne mirëpresim operacionin masiv të ndërmarrë sot në disa qytete nga policia e Shqipërisë. Të luftojmë kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës në Shqipëri është prioritet i Bashkimit Europian. Presim që ndjekjet penale dhe dënimet të vazhdojnë me rezultate të qëndrueshme” .
Të dielwn pati një sërë arrestimesh të bujshme, që nga ish deputetet e PS, Arben Cuko dhe Arben Ndoka e deri tek grupi kriminal i Shijakut me në krye vëllezërit Avdyli, kushëriri i tyre Jasim Avdyli dhe shtetasi H.Hoxha së bashku me Fatos Llaftiun dhe Shaqir Gjepalin.
Në total raportohen 20 të arrestuar kryesisht për trafik droge ndërsa nuk u bë e mundur kapja e Lul Berishës dhe Klement Balilit.
o.j/dita

Me vjen keq ta shpreh, por duhet te jem realist. Nuk jane aspak arrestime te bujshme! Arrestime te bujshme do te ishin ato te ndalimit dhe dergimit me pranga ne duar para drejtesise te Sali Berishes, Ilir Metes, Lulezim Bashes e te plot kallamkusureve te tjere politikane dhe deputete, qe nuk kane lene dy gure bashke per te vjedhur, mashtruar, e vene zjarrin ketij vendi, dhe si pasoje duke e varferuar ne kulm kete popull martir e te shumevuajtur, Deri tani, ne opsionin tim, asgje nuk ka ndodhur, pavaresisht show-t mediatik te ofruar.
Qeveriu duhej te arrestonte te Paret ata qe kane marre para TRATHTIE duke shitur te interesat kombetare te Greket nga POLITIKANE dhe MEDIA te rendesishme. Kjo nuk ndodh se u duhet te arrestojne vetveten. PTUUUUUUU