BE përshëndet marrëveshjen për zgjedhjet në Maqedoni

Elton Tafaruci

Bashkimi Evropian përshëndeti marrëveshjen e partive maqedonase për  vendosjen e datës 11 dhjetor për zgjedhjet parlamentare, të cilat janë shtyrë dy herë gjatë vitit, por paralajmëroi palët që të respektojnë marrëveshjen që synon zgjidhjen e krizës afatgjate dhe të rrezikshme politike.

“U bëjmë thirrje të gjitha partive politike të respektojnë në mënyrë rigoroze një proces të besueshëm zgjedhor, për t’ju lejuar të gjithë qytetarëve një zgjedhje të lirë si dhe pas zgjedhjeve  të krijohet një qeveri që merret me reformat më të  rëndësishme”, tha shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerimin,  Johannes Hahn në një deklaratë të përbashkët.

Partitë kryesore maqedonase dhe shqiptare ranë dakort, gjatë bisedimeve të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe SHBA-ja, që zgjedhjet parlamentare të jenë me 11 dhjetor, kjo pasi zgjedhjet ishin planifikuar fillimisht në prill, pastaj në qershor, por që nuk u implementuan për shkak të krizës politike.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *