BE: Plani emergjent në rast sulmi ndaj termocentraleve

Ornela

Komisioni Evropian po punon për një “plan emergjence” në rast se Rusia sulmon termocentralet bërthamore në Ukrainë, e cila ka 15 reaktorë operacionalë në katër termocentrale, përveç Zonës së Çernobilit, ku ka katër reaktorë të mbyllur.

“Rregullatori ynë bërthamor po përgatit një plan emergjence kundër kërcënimit të mundshëm të sulmit të ushtrisë ruse ndaj centraleve bërthamore të Ukrainës. Siç e dini, ata tashmë përdorin Çernobilin si një strehë për armët e tyre të rënda”, tha Kadri Simson, komisioneri evropian për Energjinë.

Në Ukrainë ka 15 reaktorë bërthamorë në katër termocentrale bërthamore, duke përfshirë Zaporizhia, një nga më të mëdhenjtë në Evropë dhe tani nën kontrollin e ushtrisë ruse.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *