BE-ja premtoi se do të japë një miliard euro për të mbështetur Ukrainën dhe vendet që pranojnë refugjatë që ikin nga lufta, ka konfirmuar Ursula von der Leyen.
Von der Leyen këtë deklaratë e dha gjatë një eventi që po mbahet në Varshavë të Polonisë për mbledhjen e fondeve për Ukrainën.
“Gjashtëqind milionë prej tyre do të shkojnë në Ukrainë, tek autoritetet ukrainase dhe pjesërisht në Kombet e Bashkuara. 400 milionë euro do të shkojnë për shtetet e vijës së parë që po bëjnë një punë kaq të jashtëzakonshme dhe po ndihmojnë refugjatët që po vijnë”, tha ajo.
Presidentja e Komisionit të BE-së sapo është kthyer nga Ukraina ku vizitoi Buchën e shoqëruar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borell.
a.m/dita

pak a shume si allbania urupiane pas termetit.
Te mos ishte per Sulltan Erdoan, do kalonin dimrin
duke bere zjarr me letrat e beeeeeeeeeee.
Kur Shqiperia nuk filloi negociatat per anetaresimi sa ishte Macroni, tani qe Marine Le Pen shihet si favorite per presidente, kete keto nevociata do hapen ne kalendat greke.
Na e futi bukur Macaroni.
Pastaj Rama thote se kurre nuk kemi qene kaq e vleresuar, nese kjo shtyrje pas shtyrjesh mund te quhet vleresim.