BE rithekson nevojën e reformës zgjedhore përmes dialogut konstruktiv

Edona Llukacaj

Bashkimi Europian ka nënvizuar edhe njëherë domosdoshmërinë e një dialogu gjithëpërfshirës, ku aktorët politikë në vend do të kontribuojnë për reformën zgjedhore.

Në një prononcim për ATSH-n, zëdhënësja e Bashkimit Europian, Maja Koçijançiç u shpreh se reforma zgjedhore dhe zbatimi i rekomandimeve të OSBE-ODIHR janë një test i rëndësishëm për vendin.

Koçijançiç tha: “Reforma zgjedhore dhe zbatimi i rekomandimeve të qarta të OSBE-ODIHR-it janë një test i rëndësishëm për  Shqipërinë”.

Në vijim, zëdhënësja e BE theksoi se i takon vendit të përcaktojë strukturën që duhet përdorur. Ajo tha: “I takon Shqipërisë të përcaktojë se cila strukturë duhet të përdoret për të lehtësuar konsultimin dhe për ta çuar më tej këtë reformë”.

Në përfundim Koçijançiç  nënvizoi: “BE rithekson nevojën që të gjithë aktorët politikë të demonstrojnë gatishmëri të vërtetë për të kontribuar, përmes dialogut konstruktiv, dhe për të bërë progres me reformën zgjedhore”.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *