BE-së i jepet çmimi Nobel

anazapta

Bashkimit Europian i është dhënë sot çmimi “Nobel”, përmes një ceremonie të mbajtur në Oslo, Norvegji. Çmimi i është dorëzuar presidentit të Këshillit Europian, Herman Van Rompuy, dhe  presidentit të Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, ndërsa medalja e artë i është dorëzuar presidentit të Parlamentit Europian, Martin Schulz.

“Në kushtet e krizës financiare, rëndësia e bashkimit politik në BE është më e mdahe se asnjëherë. Në të kundërt, do të përballeshim sërish me proteksionizëm, nacionalizëm dhe rrezikun e humbjes së terrenit të fituar”, tha Thornbjorn Jagland, president i komitetit për çmimet “Nobel” për Paqen, në hapje të ceremonisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *