E gjithë pasuria e zyrtarëve dhe pushtetarëve shqiptarë do të kalojë në një filtër të hollë verifikimi për të identifikuar dhe sekuestruar pasurinë e vënë në mënyrë të paligjshme.
Reforma në drejtësi ka të parashikuar që shtatë institucione të shtetit shqiptar që ngrihen pas miratimit të 7 ligjeve të para që pason reformën në drejtësi do bashkëpunojnë me autoritetet partnere evropiane dhe amerikane në verifikimin e llogarive bankare të gjyqtarëve, prokurorëve dhe zyrtarëve në bankat jashtë vendit.
Ndërsa për pasuritë e depozituara në Shqipëri në bazë të ligjit bankat e nivelit të dytë janë të detyruara të japin informacion për subjektet.
Llogaritë bankare të pushtetarëve shqiptarë të depozituara në bankat jashtë vendit do të verifikohen nga ekipe të përbashkëta mes institucioneve shqiptare me ato ndërkombëtare.
Institucionet që ngrihen bazuar në 7 ligjet e emergjencës pas reformës në drejtësi do të bashkëpunojnë me autoritetet partnere amerikane dhe evropiane për të identifikuar dhe konfiskuar pasuritë e gjyqtarëve, prokurorëve dhe zyrtarëve të vëna në mënyre te padrejtë.
Ndryshimet që i janë bërë Kushtetutës në kuadrin e reformës në drejtësi parashikojnë edhe sesi do të funksionojë ky kontroll dhe se cilat do të jenë kompetencat e institucioneve.
Fillimisht do të gjurmohen pasuritë e paligjshme të prokurorëve dhe gjyqtarëve, në kuadër të zbatimit të ligjit për vlerësimin e tyre, ndërsa më pas në shënjestër do të jenë politikanët.
Për këtë qëllim, janë parashikuar ekipe të përbashkëta hetimore me SHBA-BE, jo vetëm për pasuritë e fshehura jashtë, por për të gjitha veprat penale në kompetencë të Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës Speciale.
Sa i takon pasurive brenda vendit, sipas ligjit bankat e nivelit të dytë dhe subjektet e tjera që ushtrojnë aktivitete bankare dhe financiare janë të detyruara të japin informacion mbi depozitat, llogaritë dhe transaksionet e kryera nga subjektet.
Institucionet e kontrollit do të kenë akses të pakufizuar në të dhënat mbi marrëdhënie të mundshme biznesi, veprimtari tregtare ose veprimtari të tjera profesionale si dhe në të dhënat që provojnë ekzistencën e parave fizike ose mjeteve apo instrumenteve të tjera të tregut të parasë ose të pagesave.
Institucionet që do të angazhohen për të kryer verifikimet janë sipas rasteve, Prokuroria e Posaçme, Byroja Kombëtare e Hetimit, Seksioni i Hetimit Financiar pranë Prokurorisë së Posaçme, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Ministria e Drejtësisë, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Shërbimet Informative, kryesisht Shërbimi Informativ Shtetëror, raporton Oranews.
Institucionet do të asistohen me ekspertët të financave, llogaritarë, juristë, përkthyes si dhe nga hetues nga SHBA-BE, të cilët do të jenë pjesë Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Por si do te ndodhë kontrolli? Fillimisht, prokurorët dhe gjyqtarët do të plotësojnë një deklaratë të plotë pasurie, ku duhet të deklarojnë të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme, brenda dhe jashtë vendit.
Prokurori dhe gjyqtari duhet të paraqesë të gjitha dokumentet që justifikojnë vërtetësinë e deklarimeve për ligjshmërinë e burimit të krijimit të pasurive.
Kjo procedurë do të kryhet në kuadër të rivlerësimit, por i njëjti standard do të ndiqet edhe për politikanët, rast pas rasti.

.Sa të aprovoni ligjet e sa të ngrini komisionet e byrotë ustallarët ja kanë gjetur vëndin atyre që kanë vjedhur.Megjithëatë të presim e të shohim.
Te gjithe te korruptuarit ne Litar.
Sa shume zullume kane bere dhe sa shume kane vjedhur Qelbesirat!
Nuk eshte e mjaftueshme kjo mase. Duhet verifikuar pasuria e cdo qytetari ne Shqiperi dhe prej saj merret vesh se nga e ka vene secili, pasi do te dalin se ua kane dhene vete politikanet dhe zyrtaret e shtetit miqve, krushqive dhe te afermeve per ta maskuar pasurine e vertet. Per shembull, tregojne se nje gjeneral i ushtrise ka blere a ka ndertuar disa vila, ose tregojne per ish deputete qe kane lokale por injihet si pronar ai qe e administron. Vetem regjistrimi i pasurise se cdo qytetari e zbardh vjedhen ne Shqiperi. Ndryshe eshte mashtrim i radhes qe i behet popullit.
Shume mire vete kjo pune per populli qe I kane their edhe lekuren…, por c’ e do se!!?? Po kerkon Qeverria tekniken e z gjedhje te parakoheshme Lulushi?!?! Po I duket vetja cub se po bashkepunim me LSI?!?!. Hajde hajde genten mendja, duàn t’ ja vjedhin BE-se dhe ShBA- be. Mendo se cfare na kane punuar ne popullit???
O po he levizni se edhe ne gop te semes nuk i fshehin me dot. Iku koh e Slushit. Kush k vjedhur ne te semes.
Ideja juaj eshte shume e mirepritur, por do jete e mrekullueshme kur ta shohim te realizuar!
Lulush i qendro kerkeses se SHBA-s dhe BE-s per hetim
te gjitheanshem te gjyqtareve dhe politikaneve dhe pasi
te kete perfunduar e gjithe kjo qe une do ta quaja “Odise”
per nderkombetaret, amsadoret Lu dhe Vlahutin, ahere
propozo e ben thirrje per “qeverri teknike”,por ma do men
dja se kur te behet VETTING-u Ti dha banda jote nuk do
te kene mundesi me te bejne thirrje per “qeverri teknike”
sepse nuk do te jeni me ne ato vende prandaj edhe Ti
“nxiton ” per kete “qeverri” per te futur duart ,sic keni bere
pergjate 27 vjeteve …Ju jeni bandite, hajna dhe vrases..!
Per “qeverrine teknike”, harroje Ti Valarene ,se Ali Pashen e prene !!!!
Lexo perrallen e Ezopit :”Dhelpra dhe ‘hallatet’ e Dashit” !
“Perkthyesi” ka shume te drejte ! ” kur do te shohim te realizuar kete” ! Nga e thena ne te beren ka nje det te
tere , thote populli !!!
Dy standarte!
Kush ma hoqi ballin dhe veshet mi la,
Kembet kush mi preu dhe me la me nje krah,
Partin e krijuan dhe bishte na vune,
Kafazin me gjake e lyenim te dukej I kuq.
Gjeneva te drejtat na I jepe,
Ne Tirane tiranet na I mohojne,
Deputetet milioner tempullin na drejtojne,
Rilindja e qelbesirave ligjin e kane “Etalon”.
Europ perse hiqesh sikur nukdi,
Qiprua e tronditi te keqen perandori,
Me Zvicren ti I nzjerr dhe e ngrin ujin e zi,
Ne kemi qene ketu dhe perher me ty.
Nuke na degjone sa bukur kendojme,
Nuk na shikone si lodrojme e vallezojme,
Nuk na kuptone se duam te jetojme,
Cmimin per paqen e kemi marr se e meritojme.
A.Dulaj 15 Qershor 2014.