Komisioni Europian ka miratuar Planin Ekonomik dhe të investimeve për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor që do të fokusohet në 10 drejtime kryesore që nga transporti rrugor deri tek mjedisi dhe synon të nxisë rimëkëmbjen afatgjatë të rajonit.
I konsideruar si IPA tre plani i ri ekonomi do të shtrihet për zbatim gjatë vitit 2021 -2027. Investimet e parashikuara nga BE kushtojnë rreth 20 miliardë euro, por BE do të akordojë vetëm 9 miliardë euro, ndërsa të tjerat do të sigurohen nga burime të tjera.
Por sipas njoftimit zyrtar të BE-së investimet do të jenë të qëndrueshme vetëm nëse partnerët e Ballkanit Perëndimor përshpejtojnë reformat, duke përfshirë fushën e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.
Sipas planit të ri të BE-se, projektet që do të financohen janë linja hekurudhore që lidh kryeqytetet e Tiranës dhe Podgoricës që nis nga porti i Durrësit. Ky është vlerësuar nga BE një projekt me rëndësi për Rajonin dhe parashikon rehabilitimin e 120 km të linjës hekurudhore nga Shqipëria drejt kufirit me Malin e Zi.
BE kërkon të ndërmerren hapa konkretë për të përfunduar Autostradën Adriatiko-Joniane, që nis përgjatë bregdetit nga Kroacia deri në Greqi. Për ta bërë funksionale ketë autostradë baypassi i Tiranës dhe dy seksione të qendrës së Shqipërisë duhen të përfundojnë.
Paketa e re e BE kërkon rehabilitimin e HEC Fierza në Shqipëri dhe të përfundojë edhe ndërtimi i Hidrocentralit Skavica në mënyrë që të rritet potenciali për të rritur eksportin e pastër të energjisë elektrike.
BE do të mbështesë si pjesë të gazsjellësit Trans Adriatik, ndërtimin e gazsjellësit Fier-Vlorë në Shqipëri dhe linjën Jon-Adriatik përgjatë bregdetit për një diversifikim më të madh të burimeve të furnizimit me gaz në Ballkanin Perëndimor, Rajoni dhe më gjerë.
BE kërkon të vendosen sisteme të integruara rajonale të menaxhimit të mbetjeve në Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Serbi.
Paralelisht me planin e investimeve Ekonomike për të mbështetur rajonin, Komisioni ka paraqitur udhëzimet për zbatimin e Agjendës së Gjelbër në Ballkanin Perëndimor, që pritet të miratohet në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Sofje në nëntor 2020. Ai parashikon veprime ne pesë shtylla.
Këto janë, axhenda e klimës, duke përfshirë dekarbonizimin, energjinë dhe ekonominë qarkulluese (adresimin e mbetjeve, riciklimin, prodhimin e qëndrueshëm dhe përdorimin efikas të burimeve), biodiversitetin, me qëllim mbrojtjen dhe rivendosjen e pasurisë natyrore në Rajon, uljen e ndotjes së ajrit, ujit dhe tokës dhe krijimin e sistemeve të qëndrueshme të ushqimit në zonat rurale. Dixhitalizimi do të jetë një mundësues kryesor për pesë shtyllat e mësipërme në përputhje me konceptin e tranzicionit të dyfishtë të gjelbër dhe dixhital.
e.sh/Dita

Perfitimet nga plani ekonomik ,Europi i kushtezon me “sundimin ligjit dhe luftën kundër korrupsionit!”
Mire vepron Evropa,interesat jane te perbashketa,mendoj qe mos te vere kushte por te nise puna sa me pare
mire bene Evropa por mendoj te nise puna dhe jo te vendosen kushte
George @…………………………………
Be ,thote sundimin e ligjit ,kurse zoteria e jote thote , te mos vendose fare kushte BE . Ore djale shqiperia i ka te gjitha te mirat ,dhe me nje qeverisje te sakte , ne do ishim si Zvicra ,por a nuk e shikon si kemi pefunduar ?
A e di ti pse eshte zhvilluar ekonomikisht Europa ,ja ta them une , vetem nga zbatimi i ligjeve ,dhe zbatimi i ligjeve zhduk perfundimisht korrupsionin , qe na ka gllaberuar neve me githe lecka keto 30 vitet e fundit .
Pa shkuar prona tek i zoti mos u lodhni kot , ku do behen keto hekurudha dhe keto autostrada ne qiell apo ne truajt e privatit ,dhe i them ketyre politikaneve tane ,me qe do e marin vesh truallin (projektin ) ku do kaloje ,ndertohet Hekurudha dhe autostrada, qe lidh Kroacine me Greqine ,te turren e te blejne truaj fshatareve tani sa me shpejt pa filluar punimet , me cmim qesharak te lire ,token ” dhurate e ligjit 7501 “, me matrapazlleqe dhe te fitojne para qyl disa here me shume ,tamam ashtu si e bene ku kaloi TAP ,u blene nga ustallaret ,(me qe e kishin dhe e dinin projektin )ne te lire fshatareve ,e te mos ja u permend emrin ,se nuk kam frike ,por sja vlen ,i vjen era perc .Tamam si fitoi i “zgjuari ” Fazllic me Berishen ne porto romane ,qe i shumfishoi me nje te rene te lapsit dhjetra e qindra here keto shuma maramendese ? ..George ,nuk e di cfare moshe ke ,apo ne qofte se je bythlepires partiak ,nuk ndihmon ne kete menyre shqiptaret e ndershem ,por kerko ,po si une , te kemi ne shqiperi nje diktat te ligjit sa me te rrepte dhe nje transparence te ligjit ,ku shqiperia vetem per kete ka nevoje,e per as edhe nje gje tjeter . .Prandaj ….????
Te shohim ,cfare do beje SPAK ,drejtesia e re , per ceshtjen e prones ,e per ndryshe do kemi vetem vrasje dhe korrupsion ,nuk te fal njeri per pronen ,sdo kete investime .Mesoje ,ngulite mire ne koke Georgo::
PRONA ESHTE LIRIA ;DHE AI QE TE VJEDH PRONEN TE KA VJEDHUR LIRINE .
Dhe po nuk u zgjidh ceshtja e prones ,nuk investon fare perendimi ,pra BE. .Mesoje nga une Georgo ,perendimoret kur duan te investojne ne nje shtet tjeter ,nuk e njohin e nuk shkojne fare per te biseduar ne komitetin ekzekutiv ,por njohin vetem pronaret e trauallit .
Zgjidh e mer GEORGO ??!!
Pordhë me rigon
Po ca projekte jane keto mor aman
Gjysna e ketyre jane per ti sherbyer fqinjeve, dhe ne vdiqem pas BE
Kina na financoi me qindra projekte dhe falas fare ne te gjitha deget e Industrise, Bujqesise, minierave, ushtrise etj etj
dhe ne nuk i flasim fare’
Ikni more me gjithe BE, shporreni fare, as i duam fare ato investime te dhjera dhe me dinakeri gjarperi te BE-se
Ne duhet te kerkojme te vijne investimet kineze, se kemi nje Trashegimi te shkelqyer te miqesise Vellazerore , me ndihme pa interesa fare
dhe BE te mos e pranojme fare, ashtu sic nuk na pranojne neve ata .
I thyeni turinjte ndiqeni fare,
Po ranë në dorë të Edi Ramëve këto miljona, vetëm do të grisin torbën e tyre të kusarisë dhe mos prisni investime. Miljonat ka dhën BE këto vite por ndihet ndonjë ndryshim, paratë kan shkuar në drejtim të pa ditur për ne por Edi Ramët dhe ambasadorët e BE u a dinë mirë adresën. 40 miljon euro për reformën në drejtësi (çfarë po bëjnë këta të reformës me këtë shumë marramëndse parash), 60 miljon të tjera ka deklaruar Soreka subvencione për bujqësinë dhe unë në fshat jetoj dhe s’di që të jetë bër ndonjë gjë që bie në sy me këto para në zonën e Myzeqesë direkt për bujqësinë. Mos i kanë humbur këto para ministrit Çuçi që sa herë që del në ekran numron trajlerat me eksportin e produkteve bujqësor që i prodhojnë vetë bujqët pa asnjë fije ndihme e subvencioni nga ministri Çuçi që punë ka, sikurse duket, të zer ndo një cep rruge dhe të numroj makinat që eksportojnë produktet bujqësore. More por për se ka mbaruar ky ministër se për bujqësinë e blegtorinë nuk e kam dëgjuar të flas si specialist, mos ka mbaruar për anglisht edhe ky? Të paktën e di mbas sa muajësh pjell mushka mbasi ndërzehet? Megjithëse, kot pyes, ministrat janë sa për numër, përveç Spiropalit , sepse të gjitha problemet i menaxhon i gjithëanshmi polispecialisti kryeministër.