BE shpërndan 6 miliardë euro për refugjatët në Turqi

Leda Hysa

Bashkimi Europian ka shpërndarë plot gjashtë miliardë euro, të premtuara për refugjatët në Turqi sipas një marrëveshjeje të bërë në vitin 2016, që synon të frenojë ardhjet e tyre në bllok, njoftoi sot ekzekutivi i BE-së.

Sipas një deklarate të Komisionit Europian, deri tani janë shpërndarë më pak se gjysma, 2,7 miliardë euro. Një total prej 4,3 miliardë eurosh janë tashmë të akorduara në kontrata me agjencitë që kryejnë punën mbështetëse.

Në këmbim të premtimit të financimit të BE-së dhe angazhimeve të tjera, Ankaraja në vitin 2016 ra dakord për parandalimin e migrantëve dhe refugjatëve që përpiqeshin të arrinin në Bashkimin Europian, vendet anëtare të të cilit janë thellësisht të përçarë për mënyrën se si duhet të përballen me ardhjet e reja.

Megjithatë, muajt e fundit, Ankaraja i ka bërë thirrje BE-së të rrisë fondet e saj, ndërsa u ankua se paratë e premtuara nuk ishin dorëzuar dhe kërcënoi se do të hapë portat për refugjatët.

Turqia është shtëpia e popullatës më të madhe të refugjatëve në botë. Ajo mban 4 milionë refugjatë, duke përfshirë më shumë se 3,6 milionë me origjinë nga Siria.

 

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Sado Euro ti jape BE shtetit turk problem nuk zgjidhet ,pasi problem eshte vete Turqia .Turqia ishte qe ne bashkepunim me shtetin islamik vrau 2.2 milione siriane te krishtere dhe kurde ne Siri duke kryer genocidin e trete ne 100 vjet (dy genocidet e para ishin ndaj Armeneve dhe Pondeve) . Shteti I sotem turk grumbullon ne kampet e tij miliona te rinj te moshes 18-40 vjec nga gjithe bota ,me te kaluar jo te paster dhe ,pasi I trajnon ne kampet ne Turqi ,I nis vete shteti turk drejt BE .Le te mbyten mijra e mijra ,per Turqine nuk ka rendesi jeta e tyre,por ka rendesi te arrije qellimet e saj .Dhe BE ben gjumin e shekullit ne vend qe te denoje Tyrqine per kete krim qe po ben. Ne baze te ligjit te gjithe emigantet qe nisen nga Turqia duhet te kthehen perseri ne Turqi pasi Turqia konsiderohet vend I sigurt .Mirepo kufomat qe qeverisin BE ,te tejngopur nga parate e Soros e Compani as qe duan tja dine si per popujt e BE,ashtu edhe per te mjeret qe jane sklleverit e shek.te 20 e qe perdoren si arme nga Turqia e Compani .Dhe Turqia vazhdon te vrase njerez me shume menyra .

    • Perfiton 10 fishin, mos kini merak.

      Ty te rrofsha koken, sirianet nga shtepite e tyre

      i perzuri amerika dhe europa, jo Turqia, o injorant.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *