Ursula von der Layen, presidentja e Komisionit Europian ka deklaruar se BE ka arritur një marrëveshje me kompaninë Pifzer/Bion Tech, për sigurimin e katër milionë doza të tjera vaksinash.
Sipas presidentes së KE, sasia e siguruar do të shpërndahet në vendet anëtare të BE-së deri në fund të muajit mars dhe ndërkohë ka deklaruar se këto doza, nuk kanë lidhje me sasinë e siguruar më herët dhe do të jenë në formën e një shtese ku qëllimi i tyre do jetë vaksinimin masiv i vendeve më të mëdha në BE.
“Sasia e siguruar do të ndihmojë vendet anëtare në përpjekjet e tyre për të kapërcyer përhapjen e varianteve të reja të virusit dhe do të kontribuojë në rivendosjen e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave”, tha Urusla von der Layen.
h.b/dita
