Përpjekjet e nisura nga maxhoranca në Komisionin e Ligjeve, për të liruar nga detyra anëtarin e LSI-së në KQZ Ilirjan Muho ka alarmuar faktorin ndërkombëtar në Tiranë.
Top Channel, nga burime diplomatike ka mësuar se misioni BE-së në Tiranë ka thirrur një ekspert ndërkombëtar për çështjet ligjore, që lidhen me zgjedhjet. Ai është Nikolai Vulcanov, një emër i njohur në fushën e legjislacionit zgjedhor, ish-drejtues i disa misioneve të ODIHR-it në vëzhgimin e zgjedhjeve në disa vënde.
Po të njëjtat burime pohojnë se Vulcanov është kërkuar të vijë në Tiranë, për të dhënë ekspertizën e tij në lidhje me zhvillimet që lidhen me KQZ-në.
Delegacioni BE-së nuk është ngutur të japë opinionin e tij për këtë çështje kaq të nxehtë, por paraprakisht ka kërkuar të ketë opinionin e specializuar të Vulcanov. Vulcanov aktualisht punon si ekspert për komisionin e Venecias.
Kur në Shqipëri ishte duke u diskutuar projekti i Kodit të ri Zgjedhor, Konsulenti i Komisionit të Venecias, Nikolai Vulcanov, deklaroi se anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk duhet të jenë të emëruar të partive politike, por administratorë të ligjit në procesin zgjedhor.
Pritet me interes të mësohet se cili do të jetë opinion i tij për këtë çështje që duket se do të jetë edhe baza e një deklarate të pritëshme nga misioni BE-së në Tiranë./TCH
berisha kishte shans ta votonte sot dhe ta bente fakt te kryer,dicka nuk funksionoj-o idrizi nuk i siguroj voten ose hamzat e ps.TANI GJERAT VESHTIRSOHEN PER SATRAPIN <DUHET TE JAPI LLOGARI PER SHKELJEN FLAGRANE TE LIGJIT.
Salushka ka frike se do haj preshin ne qershor. Tek selia e pd-se eshte thirrur nje arredues qe te mobiloj qeline e saliut kur te futet te burgu i lushnjes. Arreduesi e kishte emrin Saliqi
Ne kete sha- mat te Berishes justifikimi i tije do te jete .Une jam i hapur per gjithcka .Do ti mireprese vrejtjet dhe sygjerimet e vlevfshe te nderkombetarve por mu ma lejon Kushtetuta qe te vendos se cdo te beje jo me kete fenomen por me te gjitha ato qe rrjedhin nga largimi i LSI.E thene troc une do beje timen.Ne keto kushte levizja e Rames per nje koalicjon gjitheperfshires eshte domozdoshmeri perball kokfortsise keqdashese te Berishes.