“BE të tregohet e drejtë me Kosovën”, Kurti përplaset me Borrell në Bruksel për Asosacionin e komunave serbe: Bëhet për interesat e Beogradit

J L

Çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe vazhdon të krijojë përplasje në Bruksel, këtë herë midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe shefit të diplomacisë europiane, Josep Borrell.

Në vijim të takimit të katërt të MSA-së me Kosovën në Bruksel, Kurti dhe Borrell kanë shkëmbyer replika të njëpasnjëshme gjatë konferencës për shtyp. Ky shkëmbim ka filluar kur Josep Borrell ka shprehur pakënaqësinë e pamundësisë së mbajtjes së një takimi në nivelin e liderëve, që ai e kishte parashikuar para fundit të vitit.

“E kemi bërë të qartë se pas dy takimeve të këtij viti se parakushtet për takimin e radhës janë gatishmëria e dy palëve për t’u pajtuar për rezultate konkrete, pasi është e padobishme të thirret një takim tjetër kur këto kushte nuk plotësohen.

Pra, nuk mund të takohemi për asgjë. Për sa kam kuptuar unë nga Lajçak, gatishmëri nuk ka në këtë moment, ne nuk mund t’i detyrojmë palët. Ajo çka u tha gjatë këtij takimi është se krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe është pjesë e marrëveshjeve të Brukselit, kjo marrëveshje është e lidhur në mirëbesim nga palët e përfshira”, tha Borrell.

Por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti replikoi se ai është i gatshëm të vijë kurdo që të ftohet, duke shpalosur qëndrimin e tij pêr dialogun.

Kurti nënvizoi, se marrëveshja e njohjes së targave të automjeteve përbën një sukses të ndërmjetësimit të një marrëveshje nga BE, të cilës po i bëhet pak reklamë dhe që po zbatohet 100%.

Ndërkohë, Kurti tha se nga 33 marrëveshjet me Serbinë, dy të tretat prej tyre nuk janë zbatuar nga Serbia. Kryeministri Kurti vuri në pah, se Serbia kërkon sipas tij me këmbëngulje marrëveshjen e asociacionit të komunave me shumicë serbe për interesa të serbve të Beogradit dhe jo atyre që jetojë në Kosovë.

“Janë 33 marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Dy të tretat nuk janë zbatuar nga Serbia, por gjithmonë, Serbia kërkon zbatimin e vetëm njërës prej tyre, e cila nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese. Mendoj, se kapitujt e ardhshëm të dialogut midis Serbisë dhe Kosovës nuk duhet të vijojnë për të kënaqur një politikan, për t’i shpëtuar lëkurën atij apo ftyrën ndonjë tjetri. Është koha të kemi një dialog kur qytetarët janë përfituesit dhe jo politikanët. Kam frikë, se asociacioni i komunave me shumicë serbe bëhet për interesa të serbëve të Beogradit dhe jo atyre që jetojë në Kosovë të cilëve ju shërbejë po ashtu”, deklaroi Kurti.

Menjëherë ka reaguar shefi i diplomacies europiane, Josep Borrel i cili ka thënë se është po ashtu demokrat si Kurti dhe nuk i shërben asnjë politikani të asnjë ane. Borrel nuk ka lënë pas shprehur mosdakortësinë e tij me Kurtin:

“ Marrëveshja a targave tregon, qartë, se dialogu Unë nuk jam dakort me ju, kur thoni se është Gjykata Kushtetuese, që përbën pengesë dhe e bën tê pamundur zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Kosova e ka firmosur marrëveshjen me frymë konstruktive dhe në përputhje me normat ndërkombëtare dhe më vjen keq zoti kryeministër, por ne duhet të vazhdojmë t’ju kërkojmë zbatimin e saj. E di që ka marrëveshje të tjera që nuk janë zbatuar nga të dyja palët, por kjo është një marrëveshje shumë e rëndësishme”, tha Borrell.

Ndërkohë, shefi i diplomacisë europiane nuk tregon, se si e sheh ai përfundimin e dialogut me normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, por sipas tij, nëse ka vullnet të mjaftueshëm, ky dialog mund të mbarojë tre vjet pas.

“Nuk më takon mua të them, se çfarë do të thotë normalizimi i marrëdhënieve midis dy vendeve, Ju takon palëve përkatëse. Unë jam lehtësues i dialogut. Përpiqem që t’i shtyj palët që të bien dakort për normalizimin, pasi pas këtë nuk mund të ketë njê rrugê tê qartë tê këtyre vendeve drejt Bashkimit Europian”, është shprehur Borrell.

Kurti sërish përsëriti që BE-ja duhet të tregohet e drejtë me Kosovën dhe të heq vizat për qytetarët e saj.

“Është e rëndësishme që të kemi liberalizmin e vizave, dhe janë bërë 3 vite që kur Komisioni Evropian rekomandoj liberalizimin e vizave, e qytetarët tanë vazhdojnë të përballen ende me regjimin e vizave”, u shpreh Kurti.

j.l./ dita

Share This Article
18 Comments
  • Qe Europa I kreh bishtin Serbise dhe diskriminon Kosoven dihet, por ky Borell dallkauku ben mire qe kete gjuhe ta perdori me vendin e tij, Spanjen, qe te njohi shtetin e Kosoves. Ky duhet te jete kontributi I tij dhe I evropes per çeshtjen ndermjetesimit dhe jo antishqiptarizmi.

  • Pakicat serbe duhet te gezojne te drejtat e tyre, si te gjitha minoritetet ne Europe! Por asociacioni i ketyre komunave mund te coje ne shperberjen e shtetit te ri kosovar, gje qe e kupton dhe bufi. Ndaj ne kete pike Kurti tregohet i drejte.

  • Hera e pare qe i them Albin Kurtit “brravo ,”.Ka ardhe koha ti themi gjerat shkoqur ne shqiptaret.I ha bytha europes se paska ca komuna te banuar nga serbe.Po shqiptaret ,a ishin keta qe i ndane ne 4 shtete?Cife burelit ia Thuaj troc:-“do bije dakord me asocacionin serb,vetem nese europa i kerkon falje publikisht dhe hapur shqiptareve qe iu hapi nje plage nga kane rrjedhur lumej gjaku.Dhe pergjegjesia per kete eshte vetem e europes.”

  • Po shqiptaret e Serbis cfare presin per te drejtat e tyre ? Nga politikanet e ndyre dhe te shitur te Shqiperis mos te presin gje.

  • BE, NATO dhe SHBA sikur mbeshteten Planin Ahtisari me gjithe forcen e tyre.

    C’fare ndryshoi? Apo mos valle tallen by…then atehere dhe vendosen Kurtin ne kryeministri, i qe te gjej te drejten tani?

    Ju mendoni se Kurti vepron jashte influences se atyre qe e bene Kryeminister?

    Ju genjen mendja. Vazhdoni dhe shijoni teatrin.

    • Kjo eshte e qarte Phoenix. Albin Kurti nuk mund te beje asgje tjeter pervec se te luaj teatrin politik te elites pra Illuminatit.

      Ca mendon ti Phoenix pse Londra (pra Illuminati) i ndau ne 1913 trojet shqiptare?

      A mos eshte kjo arsyeja:

      Ne 1913 Londra ndau trojet shqiptare edhe elita e Londres e New Yorkut komandon te gjitha vendet e botes. Kjo elita anglo-amerikane i mban edhe sot te ndara trojet shqiptare. Kjo elita anglo-amerikane nuk i do shqiptaret sepse shqiptaret jane populli pellazgo-ilir qe krijoi qyteterimin e lashte te antikitetit ne Ballkan, Itali edhe Anadoll. Ne 1,8 milione km² flitej vetem gjuha shqipe ne antikitet. Gjuha shqipe ka krijuar ne antikitet latinishten edhe greqishten si gjuhe artificiale. Shkrimet etruske ne Itali jane ne gjuhen shqipe. Shqiptaret kane historine me te lavdishme te botes sepse kane Gjergj Kastriotin, Pirron e Epirit, Leken e Madh, Justinianin e Madh, Kostandinin e Madh, heronjte e antikitetit te Spartes edhe Athines, te Luftes se Trojes etj. Prandaj Londra i ndau trojet shqiptare ne 1913. Nuk mund te lejonte elita anglo-amerikane qe shqiptaret te kishin nje histori normale pas 1912 edhe te ishin bashke te gjitha trojet shqiptare.

      Jam shume i interesuar per te ditur mendim tend per kete.

      • Ajo çfarë i është imponu Kosovës dhe Serbisë edhe do të bëhet sidomos Kos. sepse i raporti i forcave ishte ashtu dhe ende është kjo ça Kurti bënë është vetem prolongim i problemeve dhe jo nryshim raportesh të konstalacioneve kush do të damtohet tutje të shifet Serbia nuk është e kontrolluar nga Rusët siq na thuhet as në ekonomi as në ushtëri

  • Europa Plake, vazhdoni, krihini bishtin Serbise. Pergatitni( sic dini ju ti beni gjerat) ndonje tjeter, qe blihet e shitet per nje emer, ne vend te Kurtit. Kryeministrin e Kosoves Albin Kurti nuk ka burre ta terheqe per hunde, kur eshte ne pyetje interesi i Kosoves.

  • Cdo presesh nga spanjolli Borrell kur
    vete Spanja ende nuk e njeh Kosoven
    si shtet …..Pftttu race e ndyre aventu-
    rieresh don- Zhuane …….! E Njoh mire
    racizmin spanjoll ! Jetojne ende me lavdine e Filipit te Dyte kur ne Peranorine Spanjolle “nuk perendonte
    kurre Dielli”…….!

  • Merrni more nje tren te madh e te mbushin bohcet me packa, jepuni edhe nga dy sandwic e nisini ne Serbi. Ia pa hajrin kush beri kete pune ne Ballkan. Rehat me Zotin si Turku si greku mori kush kishte te vetet. keta duan te lene gozhden ngrehur. Ok atehere, ashtu sic ben Gjermania Franca e Anglia me pakicat e veta. Fifilloni e shperndani abetaren shqip ne Mitrovice e i asimiloni te gjithe sa jane.

  • … AH EVROPE O KURVE E VJETER …

    – ”None papers – None negotiations“.

    – Diplomacia evropiane ben avokaten e Beogradit ne Brukseli…

    – Me evropian se vet evropianet !

    – Edhe nje mall 99 cents ne nje “ One Dollar Store” eshte me letra.

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Kambana alarmi per Brukselin…

    Sipas te dhenave te shtypit evropian dhe amerikan qe u referohen agjencive ligjzbstuese, rreth 500 deputete dhe zyrtare deri ne nivele te larta politike te vendeve anetare te BE -se dhe Britanise se Madhe perfshi edhe dhjetra anetare te Parlamentit Evropian jane te pickuar , te kapur ose rekrutuar nga Ish- KGB dhe GRU sovjetike ruse.
    As shtylla kryesore e BE -se dhe miku me i fuqishem perendimor i Shqiperise si shtet dhe shqiptareve si komb, kuptohet pas SHBA-se, Gjermania nuk ben perjashtim. Ishin KGB -ja dhe GRU-ja sovjetike qe kishin depertuar deri tek kryesekretarja e ish-kancelarit gjerman Helmut Shmidt, neper duart e se ciles kalonin te gjithe sekretet madhore te BE-se,NATO-s, SHBA-se !
    Ish- kancelari tjeter Gjerman Shrojder punon tash sa vite per Korporaten me te madhe ruse te Naftes se Putinit, Lukoil !?
    Kryetari i Komitetit te Ceshtjeve Evropiane te Bundestagut gjerman Gunter Krischbaumeshte, i anatemuar prej vitesh edhe nga vete shtypi gjerman, me seriozi dhe me i sakti ne BE, si dore e zgjatur e Putinit dhe sherbimeve sekrete ruse ne Gjermani., pa u futur ne aferat korruptive te bashkeshortes se tij rumune, nje nga fidanishtet e rendesishme te spiuneve te Kremlinit ne Evropen Lindore dhe ne BE nepermjet femrave bukuroshe me te cilat si KGB-ja, RÍA sot, dhe GRU-ja kane care rrugen e historise me p. jeshkat e tyre ne dore !
    Kur kjo dukuri ka permasa te tilla ne vendin dhe shtetin me te fuqishem e me te disiplinuar ne BE nuk eshte e veshtire te merret me mend se cfare ndodhe ne shtetet e tjera anetare te Evropes se Bashkuar .

    … e aq me shume per shqiptaret

    Kjo eshte nje kambane alarmi jo vetem per BE-ne, por per mbare Boten, ne menyre te vecante per nje vend te vogel si Shqiperia si shtet e shqiptaret si komb i sakatuar, copetuar e gjakosur ne menyren me te perbindshme tash e 150 vjet !
    Ishin politika albanofobe ruso- sllave dhe pazaret e felliqta te Portes se Larte te Stambollit dhe Sulltan Abdylhamitit me Shen Pjeterburgun, ishin Kongresi i Berlinit, Konferenca famekeqe e Londres dhe deri diku edhe Jalta qe krijuan Golgoten Shqiptare, genocidin dhe “token e djegur “ te Kosoves, Camerise e gjitheshqiptare !
    Ishte lapsi i kuq i Winston Churchillit dhe jo “ Ylli i Kuq “ i Stalinit qe e perplasi Shqiperine e sakatuar nen “Draperin e Cekanin” stalinist, qe Enver Hoxha ia kaloi edhe atij vete me luften e klasave, me luftes kunder fese, me kolektivizimin e tufezimin jo vetem te bujqesise e blegtorise, por edhe me “njeriun e ri” ala Stahanov e ala Lej Fen qe tjetersoi edhe vete njeriun shqiptar !
    Eshte politika e sterkorruptuar, atdherrenimet dhe atdheshitja e Sali Berishes dhe “Bandes se Gangstereve” politike e biologjike te tij, eshte sterkorrupsioni qe e lan per 27 vite popullin me properendimor e me proamerikan ne Evrope e ne Bote jashte familjes se tij natyrore, Bashkimit Evropian.

    Me properendimor se vete perendimoret !

    Eshte i vetmi popull evropian qe u ngrit dhe shkallmoi diktaturen komuniste me te eger komuniste ne Evrope me kushtrimin mbare popullor:
    – E duam Shqiperine si e gjithe Evropa !
    – E duam Shqiperine si Amerika demokratike !
    Ishte populli shqiptar me Gjergj Kastriotin Skenderbeu ne krye, qe per 25 vjet mbrojti me gjakun e vet jo vetem Atdheun e vet, por edhe kristianizmin dhe qyteterimin evropian nga Perandoria Otomane dhe ne vend qe te ndihmohej e shperblehej, u shit si mall pa zot e u shperdor si monedhe kembimi per te permbushur oreksin ruso- sllavo- grek ne kurriz te tij e trojeve historikisht Shqiptare!
    Ishte diktatori komunist shqiptar Enver Hoxha, dhe shqiptaret qe perzune me bisht nder shale luftanijet e nendeteset, floten ushtarako- detare te BRSS-se e te Traktatit antiperendimor te Varshaves ne vitet gjashtedhjete nga e vetmja baze ushtarake e saj ne Mesdhe duke i kursyer Perendimit demokratik miliarda dollare perballe kercenimit rus…
    Mirepo ne kohen qe populli shqiptar kercenohej nga uria per shkak te thatesires rrenimtare te viteve 60 dhe asnje vend perendimor, as Italia as Franca… askush nuk pranoi ti shiste grure apo miser as me valute e flori ne dore.
    Vetem bujaria e Kines qe i ktheu nga rruge vaporet me grure, oriz dhe miser per popullin e vet drejt Durresit dhe shpetoi popullin shqiptar nga vdekja masive per buken e gojes !
    Keto jane faktet historike !
    Jo rastesisht shqiptaret dhe zemra e plasur nga genocidi 130 vjecar serbo- sllav e popullit te Kosoves thuri kengen “ O Evrope o kurve e vjeter …. “
    E cfare ndodhi e si po e trajton Evropa e Bashkuar pranimin e Shqiperise e Kosoves ne gjirin e saj natyror e shpirteror!?

    Miliardat e BE-se per Beogradin e Meka e Nena e Serbise !

    Iu hap drita jeshile e bisedimeve per anetaresim perpara Serbise e Malit te Zi, te bombarduara nga avionet e NATO-s e BE-se per shkak te genocidit ne Kosove, dhe i pari shtet jashte BE-se me flamur shteteror kopje e Flamurit te tij e qe perdori si monedhe te saj Euron, shteti drejtesia e te cilit kontrollohet nga Brukseli, e Evropa akoma nuk ia ka hequr as vizat per te udhetuar si evropiane ne Evrope !
    BE “e mencur” investon miliarda euro ne Serbi, nderkohe qe Beogradi e Vucici shpenzojne miliarda euro per te blere raketa e aeroplane, tanke e pajisje luftarake nga Putini e Moska !
    Politiqyqaret vendímarres evropiane kakarisin nate nate e dite per te mos lejuar depertimin dhe influencen ruse ne Serbi, ndersa zhvillojne manovra te perbashketa, kane baza ushtarake, e qendra spiunazhi e dizinformacioni ala Sputnik ne Nishin ish- shqiptar e ne mbare Serbine , udheheqesit me te larte serbe e kane kthyer Mosken njesoj si Haxhijte Meken ku falen dite e nate

    Evropa investon miliarda euro ne Serbi… Beogradi falet tek Nene Rusia !

    E mua ketu ne Nju Jorkun e larget se si me kushtrojne si himn vargjet e zemres se zhuritur te folkut kosovar , te kombit tim:
    Ah Evrope o kurve e vjeter … !
    E ndjehem krenar per popullin kombin tim te lindjes ! Pse !?
    Edhe perballe ketij mali padrejtesish e intrigash, lumenjesh gjaku e genocidi, perballe rrezikut te shfarosjes, mbijetoi e mbetet populli 95 per qind properendimor e proamerikan !
    Pavaresisht ketij fakti perseri 5 shtete te kesaj Evrope nuk e kane njohur akoma pavaresine e shtetin e Kosoves te sanksionuar edhe nga Gjykata e Drejtesise Nderkombetare me seli ne Hage dhe ne kundershtim me Kushtetuten e saj, me shkelje flagrante te Konventave Nderkombetare, me kundershtim te faktit de facto se krejt drejtesine e ligjzbatimin e saj e ka ne dore UNMIKU dhe EULEX-i( lexo EUROLESHI) i saj tash e gati 20 vjet, imponoi Gjykaten Speciale te Kosoves kunder liderve te UCK-se, Gjykaten Speciale te Kosoves kunder Kosoves duke vene ne nje plan clirimtaret shqiptare dhe barbaret serbe, luften per liri e pavaresi te guerileve e te nje populli te masakruar e deportuar me genocidin dhe holokaustin jo 4 as 5 por 150 vjecar te terrorizmit shteteror serb, viktimat dhe agresoret.
    Tani na shpikin edhe komplotin djallezor e filó serbo-rus “None- Papers” ( Pa Letra ) kunder integritetit she teresise territoriale te Kosoves, qe nuk eshte gje tjeter vecse Gozhda e Nastradinit ruso- serb kryekeput kunder lirise dhe pavaresise se saj, krijimi i beg minishteti serb brenda shtetit te pavarur te Kosoves.
    Tash e 550 vjet jemi populli me evropian ne Evropen qe po vonon e po na lene duke pritur para deres se shtepise sone te perbashket ne themele te se ciles jane jo vetem lumenj gjaku dhe sakrificat tona, por edhe qyteterimi yne i lashte qe gjithmone i ka pasur mendjen e syte. shpirtin dhe zemren nga Evropa e SHBA-ja!
    Me evropian edhe se vete evropianet

    “… Gozhda e Nastradinit” serbo-rus

    “None Papers”eshte krejtesisht ne kundershtim me Kushtetuten e Republikes se Kosoves.
    Askush nuk ka tager dhe nuk mund te shkele, te dhunoje Kushtetuten e Kosoves.
    Askush nuk qendron mbi Ligjin e aq me pak mbi Kryeligjin e te gjitha ligjeve- Kushtetuten e Kosoves.
    Edhe nje mall 0.99 cents ne nje “ One Dollar Store” eshte me fature,receipt pra me papers.
    Po integriteti, sovraniteti dhe teresia territoriale e nje shteti te pavarur si Republika e Kosoves !?
    “ None – Papers” eshte nje komplot tjeter shume i rrezikshem e djallezor i Brogradit dhe Moskes.
    Ndaj pergjigja e Qeverise dhe Kuvendit te Kosoves duhet te jete unanime:
    “ Non-Papers” – “None Negotiations”.

    Shkruar e botuar per here te pare me 22 maj 2019

  • Borel ka mëndësinë e Çamberlenit para luftës së dytë botërore. Sërbia pretendon për “padrejtësitë” që i janë bër mbas shpërbërjes së Jugosllavisë me konflikte të përgjakshme të shkaktuar nga vetë “kasapët” sërbë dhe

    sikurse Gjermania hitleriane mbas luftës së parë botërore që kërkonte Sudetet e Çekosllovakisë,

    Serbia kërkon të mar Sudetet serbe të Mitrovicës për të gllabëruar më pas të gjithë pjesën e “Kosovë Metohisë” që tashma ekziston vetëm në faqet e kushtetutës serbe dhe në ëndrrat arkanëve kanibalë serbë.

    Kjo mëndësi e miniHitlerit serb Vuçiç është përpunuar deri në hollësi në Kremlin nga bosi i tij, mega Hitleri i Rajhut të tretë rus Putin që po pregatitet , mbas rrëmbimit të Sudeteve ukrainase, me kthetrat e Vermahtit rus rreshtuar gati për veprim në kufijtë e këtij vëndi, të gllabëroj të gjitthë Ukrainën.

    Lëvizjet e rrezikshme të Vermahtit të neoHitlerit Putin në kufijtë e Ukrainës u bën mbasi ai u bind që në BE, në SHBA dhe NATO ka vetëm Çambërlenë duke inskenuar nëpërmjet mini Kuislingut të tij Vuçiç në zëmër të Europës rreshtimin e armatimit rus gati për luftë në kufijtë e Kosovës, nën komandën direkte të ambasadorit dhe atasheut ushtarak rus në Beograd

    duke bër edhe sondazhin përkatës në NATO me një ultimatum serioz rus dërguar nëpërmjet vllaut sllav Vuçiçit që është njëkohësisht edhe vllau i Open Ballkan të shokut Edi Rama.dhe

    reagimi Borelëve të BE, ShBA dhe në NATO qe i tillë që jo vetëm nuk e dënuan ashpër këtë akt lufte të Sërbisë komanduar direkt nga rusët në kufi të Kosovës por

    Eskobarët e Lajçakët vrapuan, mbas qarjeve të vllaut Edi Rama që po prishesh qumshti i Akademisë së barinjve shqipëtar në dogana, që ti vinin Serbisë kurorën paqsore Open Ballkan bër copë e çikë marë nga Edi Rama poshtë zinxhirave të tankeve dhe këpucëve ushtarake të ambasadorit rusë dhe arkanëve serb rreshtuar në kufi me Kosovën gati për luftë.dhe

    rezultati , i qetë, Hitleri rus Putin ka gati Vermahtin tij për të Pushtuar Çekosllovakin ukrainase mbasi tatoj pulsin e reagimit perëndimor në kufijtë e Kosovës.

    Njerëz, mos kini besim te Çamberlenët e rinjë të BE dhe SHBA që mbështesin haptazi neoHitlerin Vuçiç që kërkon të ligjëroj Sudetet serbe në Kosovë, Mitrovicën e populluar me qëllime kobzeza nga Rankoviçi nga kolonët serbë deportuar nga skutat e Serbisë. por

    duhet të pregatitemi si komb për më të keqen në këtë botë të trazuar ku haptazi pushtohen pa ndëshkuar Sudete në Ukrainë si në kohën e Hitlerit , haptazi mbështeten nisma për krijimin e Sudeteve të tjera nga Borelët BE, haptazoi mbështeten nga këta Borel neo Hitlerët që rreshtojnë një ushtri të tërë me ultimatumin për të vën në lëvizje tanket në kufi me Kosovën,

    mbështeteni o njerëz Albin Kurtin dhe jo avdallët e Open Ballkanit antishqipëtar gatuar nga rusët në guzhinat e Vulinit serb., mos mbështesni kusarët qeveritarë dhe biznesmenë antishqipëtarë të betuar që

    me grabitjet pa mëshirë që po i bëjnë shqipëtarve që janë bër më të egra mbas tërmetit zgjedhor patronazhist aladibran të 25 prillit dhe që po realizojnë pa u ndalur atë që kërkon neo Hitleri serb Vuçiç,

    kobin e shpopullimit total të rojeve etnike nga shqipëtarët.

  • Ne sh qi ptaret e ktej kufirit i kemihequr te brendeshmet dhe europa bashke me ameriken fut e fut sa ma fell,…hy..xhixhi, ky eshte nje tregues shume i rendesishem per dinjitetin sipas trevave,….dhe kosovaret jane qershia jonembi torte, ky zullapi yne bisexual rend te beje politik te madhe me vucicin ta kete mire me europen pa cka vuajtjeve te bashkombasve te vet,

  • Nëse Kurti futet në politikat e Ibrahim Rugoves të lëvizjes të proceseve vetëm nga argumenti i dëshires atëherë Kosova mund të këthehet në disa segmente në situatën e pas viteve 90 se sa rrëshqiti thellë në greminë në ato vite Kosova jo UÇK dhe lufta e shqiptarëve por as NATO nuk arriti ta nxjerrnin aty ku do duhej të jetë andaj sa i takon deklarimit të gadishmērisë pë dialog dhe mos ndrsyshimit të status kvosë kjo do të ishte tallje pë akterët ndërkombētarë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *