“Studimet detare” që Turqia ka nisur në zonën ekskluzive ekonomike të Qipros, ka shkaktuar një reagim të fortë nga BE. Parlamenti Europian ka aprovuar ditën e djeshme një Rezolutë, ku i bën thirrje Turqisë të ndalojë menjëherë aktet e saj provokuese dhe kërcënimet ndaj Qipros. PE, ka paralajmëruar Turqinë se vazhdimi i këtyre akteve do të ketë pasoja të rënda duke përfshirë edhe procesin e mundshëm të aderimit të Turqisë në BE.
Eurodeputetët në seancën e djeshme, kanë vlerësuar se “studimet detare” turke duhet të konsiderohen ilegale dhe provokuese. Ato dhunojnë të drejtat sovrane të Republikës së Qipros si edhe të drejtën ndërkombëtare. PE kërkon tërheqjen e menjëhershme të anijeve turke, që po operojnë në zonën ekonomike eksluzive të Qipros dhe në afërsi të saj.
Veprimet dhe kërcënimet e Turqisë sipas eurodeputetëve kompromentojnë vazhdimin e negociatave të aderimit të Turqisë në BE, duke vlerësuar se vazhdimi apo përsëritja e këtyre veprimeve mund të kenë pasoja negative mbi marrëdhëniet e Turqisë me Bashkimin Europian, duke përfshirë edhe procesin e aderimit.
Turqia po endet prej gati gjysmë shekulli në portat e BE-së, me shpresën se një ditë mund të anëtarësohet. Por, politika turke nën Erdogan është vënë prej kohësh në fokusin e elitës evropiane, për fshirje të principeve themelore demokratike. Me një drejtim autoritar në rritje që prej vitit 2002, Erdogan është akuzuar për shtypje të lirisë së shprehjes, arrestime ndaj gazetarëve dhe dhunë ndaj protestuesve, duke e renditur Turqinë krahas vendeve si Kina. Liria e shtypit sipas Freedom House ka pësuar rënie nga një vend me shtyp “pjesërisht të lirë “ në një vend me shtyp “jo të lirë”, duke e pozicionuar Turqinë krahas vendeve si Somalia dhe Zimbave. Ndalimi i rrjeteve sociale si Twitter dhe Youtube si edhe krijimi i hapësirave ligjore për censurim të përmbajtjeve online dhe kontroll të korrespondencës private elektronike e rendit gjithashtu Turqinë krahas vendeve si Kina, Kuba, Kore e Veriut dhe Pakistani.
Me marrjen e Presidencës nga Erdogan, diplomacia e Berlinit nëpërmjet CSU, i sugjeroi Europës që dosja turke e aderimit në BE të arkivohej. Ndonëse, Turqia arriti të rifillonte procesin e negociatave të aderimit vetëm tre vjet pas bllokimit të tyre, duket se problematikat që po rishfaqen sërish në skenën politike turke, do të zvarrisin në një afat të pacaktuar kandidaturën e saj./im.ta/

Po per Greket qe po kerkojne te ne ?
Une simpatizoj BE-sepse shqiptaret jane percaktuar per kete,por e simpatizoj BE-ne jo qorrazi por me kujdes ne ate se c’fare ke te mire BE-ja dhe cfare nuk shkon atje. Mendoj se BE ka nevoje per Turqine me shume se sa Turqia ka nevoje per BE-ne.Ajo e shikon Turqine me lupe.Trazirat qe u zhvilluan para disa kohesh ne Turqi,per nje lulishte(!),dhe me menyra se si I menaxhoi ato ish kryeministri Erdogan,nuk u pelqyen nga BE,mirpo ja qe Turqia mbijetoi dhe ekonomia turke avancoi fale edhe menaxhimit te sakte nga ana e Erdogan,i cili,pas kesaj, zgjidhet president nga populli turk.Fakti qe ka rreth 4 dekada qe Turqia pret ne portat e BE-dhe ato s’hapen per arsyen e thjeshte se ajo eshte vend musliman(!)(sipas Hollande) me ben te kuptoj se BE nuk eshte dashamirse ndaj Turqise,ndersa ne ate vend feja eshte e ndare nga shteti.Qendrimin e BE turqit e dine tashme dhe vazhdojne rrugen e tyre te progresit ekonomik dhe shoqeror.Turqia ka plote partnere nderkomtare qe bashkpunojne me ‘te,duke zbatuar marrveshjet e perbashketa
o Plak i Mocem,Turqia ka per te ndejtur dhe cerekshekulli ose mos te hyje fare ne EU.
Nuk qendron ceshtja i duhet ose jo Turqia,per ate pune europes nuk i intereson dhe aq sa mendoni mgjth kjo eshte ceshtje tjeter.
Turqia eshte shtet i perbere,si Bosnja Hercegovine,kur ajo te rregulloje mardheniet me Turqit,Osmallinjte,Kurdet,Armenet etj….atehe ajo do hyje ne EU.
Turqia eshte shtet problematik…per me shume lexo Ataturkun,ose enciklopedine Turke te bere nga Frashellinjte.
ORE MIK, JE PRAPA ME ARGUMENTA.
PER 2 VJET TURQIA E HEQ KERKESEN PER BE DHE KETU DO JEMI, DO
TI BEJE KERKESE BE-JA TURQISE TE FUTET NE TE.
DURIM PLAKO DURIM.