Bashkimi Evropian do të ndihmojë autoritetet shqiptare të vlerësojnë ndërtesat e dëmtuara pas tërmetit ndërsa ka shpallur edhe konferencën e donatorëve.
“Bashkimi Evropian është në solidaritet me Shqipërinë pas tërmetit të fundit. Këshilli Evropian mirëpret njoftimin e Komisionit për të ofruar ndihmë humanitare dhe për të organizuar një konferencë donatorësh”, thanë udhëheqësit e BE.
Inxhinierë shqiptarë dhe ndërkombëtarë, me mbështetjen e Ekipit të Mbrojtjes Civile të BE-së kanë vlerësuar 1.850 ndërtesa që janë identifikuar si kritike nga autoritetet shqiptare në 10 bashki të prekura.
Vlerësimi u përqendrua në përcaktimin e qendrueshmërisë strukturore të ndërtesave dhe të kuptuarit e shkallës së dëmtimit, në mënyrë që të planifikohet faza e rikuperimit. Ndërsa inxhinierët shqiptarë po i udhëheqin këto vlerësime, ekspertët ndërkombëtarë vazhdojnë të ndajnë njohuritë e tyre dhe të ndihmojnë aty ku është e nevojshme, deri në përfundimin e misionit të tyre.
Duke vizituar ekipet në terren, Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca tha:
“Inxhinierët ndërkombëtarë dhe ata shqiptarë po punojnë ngushtësit së bashku në zonat e prekura. Ka një angazhim mbresëlënës nga të gjithë inxhinierët në terren për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga tërmeti. Inxhinierët ndërkombëtarë gjithashtu po trajnojnë intensivisht kolegët shqiptarë, duke u dhënë ekspertizën teknike përpara largimit të tyre.”
Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian, tha:
“Ishte shumë mirë që ramë dakord të zhvillonim një konferencë donatorësh për Shqipërinë në Tiranë para fundit të janarit. Ishte shumë inkurajuese të shikoje menjëherë mbështetjen e të gjitha shteteve anëtare për të qenë krah njerëzve në Shqipëri, kryesisht edhe për të përgatitur rindërtimin në rajonin ku do të jetë e nevojshme. Do të ketë një periudhë të gjatë rindërtimi që do të jetë e nevojshme.”
Kujtojmë se pas tërmetit me magnitudë 6.4, që goditi Shqipërinë më 26 nëntor, Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare dërguan menjëherë ekipe kërkim-shpëtimi, si dhe ndihma materiale.
Pas fazës së kërkim-shpëtimit, BE-ja ndihmoi për mobilizimin e inxhinierëve strukturorë nga Italia, Greqia, Kroacia, Qiproja dhe Franca për të vlerësuar dëmet.
Vlerësimi i dëmit është bërë nga inxhinierë shqiptarë së bashku me 75 inxhinierë të huaj strukturorë, të cilët po punojnë ngushtësisht në ekipe të përbashkëta.
Ekipi i Mbrojtjes Civile të BE-së do të mbetet në dispozicion për të ofruar mbështetje për inxhinierët shqiptarë deri në largimin e tyre të planifikuar në 20 dhjetor 2019.
Pas një kërkese nga autoritetet shqiptare, një vlerësim i nevojave pas katastrofës (PDNA) është duke u përgatitur nga BE-ja, Banka Botërore dhe Kombet e Bashkuara.
j.l./ dita

Lerini pike se pari banditeve politikane qe lane.neper keneta ne tolka te xanum te ndertonin per intersa korrupsioni dhe ne te te pajshmit te paguajme me taksat tona keto shkelje ligjore. Tamam si me perdhunimin e kushtetutes per pronat .ju dhjefsha zgjuarsine e europes .mblidhjani Matjes shqiptare qe kane vjedhur Milliardär ne Euro.
Humanizmi kapitalist me ate komunist qendrojne shume larg njeri tjetrit.
Ky humanizmi kapitalist nga 26 nendori e deri ne fund te janarit ka vetem llafe pompozite humanitare sic i thon popullorshe fjalet e bukura e gurt ne strajce(per dy muaj).Pra ma shume se dy muaj kane vetem llafollogji.Ai i pa disheruemi komunist nderhyri qe diten e pare dhe vetem tre muja mbas dy muajve llafollogji kapitaliste eleminoi gjithe pasojat e termetit jo vetem shtepi te reja po fshatra te shumte te ri.Sa te strehoheshin nji popullsi mbi 100 mije banore duke ndertue sa dy qytetet Vlore dhe Durres.
Njerzit e dermuar fatkeqe nga termeti presin ngrohtesi parktike dhe jo fjale biblike “Zoti te dhashte”.
O evrope, nuk eshte ses’skemi expert e dije! Nuk ka kontroll e zbatim te ligjit , cka eshte dicka ndryshe! E pse nuk ka zbatim te ligjeve e kontroll te ndertimeve , ju e dinifort mire ! Po pse ju i mbyllni syte e veshet kur oligarket dhunojne te drejten tone per prone, per garanci qe te jep ligji- nuk dinisa raste presin ne strasburg ndoshta?! -nuk dini sa vrasjen per prone jane bere deri tek gjykatese e kryekomisar- qe oligarket e politikanet te bejne pallatet e tyre ne gjithe bregdetin e ne gjithe tiranen pa respektuar kushte teknike qe ligji i detyron me respektuar po lidhjet e tyre me politikanet pushtetare i lejon me shkel ligjin me dy kembet!!!
Kur do hapni zyte ju?! Kur dondihmoni popullin e jo grabitcaret me te cilet gjithe darka e dreka jeni?! Apo pse jeni me nje shtrat me ta mbyllni syte e veshet?!