BE: Turqia duhet të përmirësojë pritjen e emigrantëve

Elton Tafaruci

Bashkëpunimi mes BE-së dhe Ankarasë për të bllokuar fluksin e emigrantëve drejt Evropës ka bërë progres të ndjeshëm, por Turiqa duhet të bëjë më shumë për të garantuar një mbrojtje të duhur ndaj refugjatëve, vlerësoi sot Komisioni Evropian.

“Nga ana e tyre, vendet evropiane duhet të intensifikojnë përpjekjet për të mbështetur Greqinë, si në aspektin financiar dhe në angazhimin e pritjes në tokën e tyre të azilkërkuesve”, insistoi ekzekutivi evropian në një raport të publikuar të mërkurën.

Në marrëveshjen e tyre të përfolur, të nënshkruar më 18 mars në Bruksel, BE-ja dhe Turqia ranë dakord që emigrantët e rinj të parregullt që vijnë nga Turqia në ishujt grekë të rikthehen, përfshirë edhe azilkërkuesit.

Në të kundërt BE-ja ka pranuar një parim të quajtur “një për një”, që për çdo sirian të kthyer drejt Turqisë nga ishujt grekë, një tjetër sirianë do të merret nga Turqia në BE, maksimumi deri në 72 000.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *