BE: Vetingu të miratohet tani!

Elton Tafaruci

Euralius dorëzoi mbrëmë në kuvend ligjin për vetingun të ripunuar bashkë me ultimatumin e SHBA-së dhe BE-së për ta miratuar nesër dhe jo në shtator.

Euralius ka përpunuar ligjin për vetingun, pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi. Burime zyrtare të 27.al thanë se projektligji i punuar ka mbërritur mbrëmë tek deputetët e mazhorancës dhe opozitës me qëllim që ai të miratohet në seancën parlamentare të së enjtes.

Është fjala për Projektligjin “Për Rivlerësimin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Ky është një nga shtatë ligjet e reformës në drejtësi, i cili do të duhet të miratohet patjetër brenda korrikut.

Megjithse Kuvendi i Shqipërisë e kishe shtyrë për në shtator miratimin e shtatë ligjeve, ky projektligj me sa duket është i domosdoshëm të miratohet tani, brenda korrikut pasi është thelbësor për të bërë funksionale ndryshimet kushtetuese.

Bashkimi Evropian dhe SHBA i kanë kërkuar politikës shqiptare të mos shtyjë miratimin e shtatë ligjeve ose të paktën njërin prej tyre duhet ta miratojë medoemos brenda korrikut.

Është me kaq rëndësi ky ligj pasi ka të bëjë me nisjen e punës për prokurorët që do të kryejnë procesin e  vetingut.

Sipas projektit të ekspertëve ndërkombëtarë, dhjetë prokurorët do të duhet të nisen për trajnim në SHBA pranë FBI-së dhe i gjithë procesi i trajnimit do të duhet të përfundojë brenda tre muajve.

Sipas parashikimit të ndërkombëtarëve, pas trajnimit dhjetë prokurorët do të nisin punë në fundin e muajit tetor për të dhënë rezultatet e para të reformës në drejtësi në nëntor.

Për këtë arsye, ambasada e BE-së dhe SHBA-së ka kërkuar nga Kuvendi i Shqipërisë të miratojë shtatë ligjet brenda korrikut dhe në pamundësi për t’i miratuar të gjitha, të paktën një prej tyre duhet miratuar patjetër.

Ai është ligji ku përfshihet edhe procesi i vetingun, Projektligji “Për Rivlerësimin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Share This Article
8 Comments
  • B R A V O! Keshtu e kerkojne kokederrat tane! Ndryshe do na marrin dhe shpirtin! Sa me pare dhe denimi i tyre qe ta gezojme jeten si gjithe bota!

  • *****Dardha e ka bishtin mbërapa z. ILIR META !!..vjen koha e do të këputet dhe do të jua japë në dorë nga SHBA-ja dhe BE-ja ,ty së bashku me Lulin dhe Sali rrumpallën.Mirënjohje dhe respektë për kontributin madhorë të AMBASADORVE LU ,DHE z.VLAHUTIN. .

  • Mona, Likja do te kushte ikur qekur para reformes,por
    me siguri SHBA dhe BE. i kane thene Likes para se te
    ikesh ne te semes,atje ku duhet te jete, bej reformen,
    zbato reformen ne koalucionin qe je pastaj shko ne qeli
    bashke me Salen ! Aq sa te mencem duken ne syte e
    shqiptareve keta mytebere politikane., kur vjen puna me
    te huajt i perdredhin bythet si “gay” ,duan ta kene mire me ta se ndryshe i ha bubuzhina sepse te gjite jane kusu-
    rexhi,hajna ,vrases,plackites,tinzare,kamaleone,krimine-
    le qe te vrasin naten e te qajne diten. ,!! Keta jane polti-
    kanet tane ,qe s’jane aspak tanet sepse populli nuk i sheh dot me sy !! Draftin do ta votojne vetem se nuk gjej-
    ne rruge tjeter, ndryshe i pret “Black List”… ,!!!

  • Shpresojme te mos jete fundi i fillimit, por fillimi i fundit. Ne radhe te pare me politiqeramanet.

  • Perkedheljet mbaruan, tani ne loje eshte vetem dajaku, nuk ka nga t’a dredhi me Like Floriri.

  • Rane shume shpejt ne gracke. E votuan shpejt e shpejt projektidene ashtu si i urdheruan njeshat dhe ja mbathen si skilet per pushime.

    Po hekuri rihet sa eshte i nxehte, o skilet e parlamentit! Kush e le ate me qellim te ftohet, me mendimin, se miratimi i njerit apo disa prej shtate ligjeve te reformes mund te shtyhen per ne 36 gusht, ai i ka bere hesapet pa hanxhine. I ka bere hesapet pa ate qe po t’ja injorosh ultimatumet ta ngjesh me black-list surratit dhe i thua faleminderit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *