Bashkimi Evropian ka nisur operacionet në det të hapur për të mbajtur nën kontroll anijet me emigrantë ilegalë që vijnë nëpërmjet detit Mesdhe.
Anije detare të BE-së do të kontrollojnë të gjitha anijet që lundrojnë në det dhe që shpërbejnë për trafikimin e qenieve njerëzore.
Deri më tani, BE-ja ka kryer vetëm operacioni vëzhgimi dhe shpëtimi, ndërsa rritja drastike e emigrantëve dhe viktimat e shumta në det e kanë detyruar Unionin të marrë masa shtesë.
Javët e fundit, të paktën 130 mijë emigrantë kanë hyrë në territorin e Bashkimit Evropian, kryesisht nëpërmjet Greqisë dhe Italisë.
Ndërkohë, numri i viktima i ka kaluar 2700 persona. Emigrantët vijnë kryesisht nga Siria dhe Afrika e Veriut.