BE zbulon datën, në 17 shkurt mbahet konferenca e donatorëve

J L

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen deklaroi sot gjatë një konference me kryeministrin kroat se më 17 shkurt do të zhvillohet konferenca e donatorëve për Shqipërinë.

Ajo nënvizoi se Shqipëria dhe Maqedonia Veriore i përmbushën kushtet e vendosura, tani është radha e BE-së për të filluar bisedimet e pranimit.

“Metodologjia e re e zgjerimit do të prezantohet para samitit të Zagrebit. Hapje e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do jetë paralelisht me reformimin e procesit të zgjerimit”, tha Von Der Leyen.

Edhe delegacioni i Bashkimit Europian e konfirmoi përmes një postimi në “Twitter”.

“Konferenca e donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e saj për rindërtim pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit të vitit të kaluar do të zhvillohet në 17 shkurt 2020 në Bruksel. Bashkimi Evropian qëndron pranë Shqipërisë”, shkruan delegacioni.

j.l./ dita

Share This Article
9 Comments
  • Shqiperia nuk ka nevoje per donatore. Bllokoni vetem llogarite bankare te gjithe ketyre plehrave qe qeverisin 30 vjet dhe shperndajani shqiptareve.

  • Rrofte konferenca e donatorve.
    Mbasi e kane marre veshte se skadon afati i qendrimit ne hotele.Donatoret pershpejtuan afrimin e konferences nga fundi i Janarit drejt fundit te Shkurtit.
    E thoni po te doni qe rendi kapitalist nuk asht human.Ai monizmi i flliqur nuk bente konferenca po iu pervishte punes si harush dhe jo vetem eleminonte por dhe disiplinonte me shume bukuri ambientet e fshatrave te ri ne kushte ekstra komode.
    Te lumturit Ne qe perjetojme te dy sistemet apo rendet shoqerore.Ku,ky i fundit per deri me sot mysybet per te.

  • Gezim Kruja ne nje skec dikur : Grue, mot per ditelindje do te dhuroj nje pale vethe…
    Gruaja : Po sivjet c’do me dhurosh per ditelindje, sivjet?
    Gezimi : Sivjet per ditelindje do te shpoj vrimet ne vesh…

  • Pa kurrfare dyshimit ky zbulim e misteriozshem vjen nga NASA.
    Me kete zbullim termetegjinjet me garanci do gjene rehatine.
    Rrofte Konferenca,rrofshin donatoret.Qe na e hjekun dhimbjet me garnitur llafesh shpupurishtme.

  • Akoma me fake news ju?!? As ka patur e as ka per te patur ndonjehere konferenca donatoresh per termetet! Mund te kete vetem mbledhje biznesmenesh dhe investituesish per ndertesa te reja, te cilat duhet ti paguaje shteti shqiptar dhe qytetaret banues. Ju lutem, boll me keto budadalleqe dhe prralla me mbret!

  • donatoret europiane nuk japin para per katedralen e parisit dhe jo ti ndertojne shtepi Mrikes nga Dugagjini .Kaq budallenj jeni.Edhe kjo zonje mendon :Sa do te fus ne xhep?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *