BE, zgjerimi asnjë anëtarësim për 5 vitet e ardhshëm

redaktor

BE nuk do të ketë zgjerim të paktën për pesë vitet e ardhshëm. Kjo është deklarata e Jean-Claude Juncker, kandidat i PPE-së për postin e Presidentit të Komisionit Europian, gjatë një aktiviteti të zhvilluar javën e kaluar në Bruksel. Në kuadrin e fushatës zgjedhore, Juncker prezantoi 5 prioritetet e tij në rast, se ai do të vijë në krye të këtij institucioni. I pyetur në lidhje me një zgjerim të mundshëm të BE-së, Juncker do të theksonte, se ndante të njëjtin mendim si edhe kolegët e tij në Këshill, në Komision dhe Parlament, se BE nuk do të ketë zgjerim për 5 vitet e ardhshëm.

Jam i opinionit, si edhe shumë nga kolegët e mi në Këshill, në Komision, në Parlament, se nuk do të ketë pranime të reja për pesë vitet e ardhshëm.”

Serbia, Turqia, Maqedonia, Mali i Zi janë tashmë vende kandidate dhe disa prej tyre kanë hapur aktualisht negociatat e pranimit në BE dhe ndodhen në fazën e implementimit të kuadrit legjislativ të BE-së, të përmbledhur në 35 kapituj. Ndërsa Shqipëria, Kosova dhe Bosnjë-Hercegovina janë vende potencialisht kandidate.

Statusi i Shqipërisë i refuzuar në Samitin e dhjetorit 2013, pritet të rivlerësohet sërish në qershor 2014.

Në pesë vendet refuzuese të statusit, situata e brendshme politike, nuk duket se ka ndryshuar pozitivisht. Presionet e brendshme politike nga rritja e forcave ekstreme, reflektohen dhe në politikat e BE mbi zgjerimin.

Vetëm pak para Samitit të dhjetorit 2013, Kryeministri britanik Kamerun, bëri thirrje për ndryshim traktati, duke deklaruar se, ndërsa vërejnë që vende si Shqipëria dhe Serbia një ditë do t’i bashkohen BE-së, duheshin gjetur mënyrat për të ngadalësuar aksesin në tregjet e BE-së, deri sa të siguroheshin se kjo nuk do të shkaktojë valë të mëdha imigracioni.

Britania e Madhe ka qenë historikisht në mbështetje të politikave të saj të zgjerimit, por Kryeministri i saj Kamerun kërkon futjen e një mekanizmi të ri kontrolli për vendet e reja anëtare. Ai bëri thirrje, para Samitit të dhjetorit 2013, për një shtrëngim të principeve të lirisë së lëvizjes në BE, duke iu referuar heqjes së pritshme më 1 janar 2014, të shtrëngimeve të mundësisë së punësimit për rumunët dhe bullgarët. Britania kërkon gjetjen e një mekanizmi kontrolli të ri, përpara se anëtarë të rinj të mund të anëtarësohen. Politikat e Kamerun vlerësohen se ndikohen nga politikat e UKIP.

Situata e brendshme politike në Holandë, gjithashtu nuk duket pozitive. Forcat e ekstremit të djathtë po kryesojnë sondazhet për zgjedhjet evropiane. Para mbledhjes së Samitit të dhjetorit, parlamenti holandez do të deklaronte se do të bllokonte Shqipërinë, për shkak të shqetësimeve mbi nivelin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend.

Dhe Holanda nuk ishte e izoluar në këtë lëvizje, pasi si Gjermania, Franca edhe Danimarka deklaruan gjithashtu se akordimi i statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, ishte i parakohshëm.

Si në Francë edhe në Danimarkë forcat ekstreme, po renditen gjithashtu në krye të sondazheve, një situatë e cila do të rrisë sigurisht presionin dhe trysninë politike në parlamentet kombëtarë, kundrejt politikave të zgjerimit të BE-së. Panorama e zhvillimeve të brendshme politike në pesë vendet refuzuese të statusit në dhjetor 2013, vlen të vëzhgohet dhe të konsiderohet krahas detyrimeve plotësuese të klasës politike shqiptare, ndaj marrjes së statusit të vendit kandidat. Përtej plotësimit ose jo të kritereve kërkuese, vullneti politik i vendeve anëtare të BE-së, ka luajtur gjithmonë një rol thelbësor gjatë proceseve të anëtarësimit./im.ta/

Share This Article
4 Comments
  • Ne se marrim statusin kandidat kjo nuk do te thot se ne u pranuam ne BE.Jo kjo do te thote qe neve po ecim drejte rruges per te shkuar dikur atje.Ndaj besoi qe kjo nuk e pengon shqiparin per te marre statusin Kandidate.!

  • Ka shume te drejte DINI BE-Ja tallet me ne shqiperia dhe shqiptaret duhet te bej dicka per veten e vet dhe jo ti vari shpresat tek te tjeret. nese ketu behet nje shtet normal sa nevoj te futesh ne be por futet beja te ne.

  • Nuk tallet BE-ja me ne por nuk jemi ne “as gjekundi” me ato qe kerkohen per te hyre ne familjen europiane.Nga cdo ane qe ta marish,nga cdo aspekt ta shikojm veten tone ne krahasim me vendet e tjera te BE-s ne nuk jemi as ne gjysmen e rruges qe kane pershkuar keto vende.Te mos e kemi mendjen tek anetaresimi por TEK PUNA te ta ngritur zhvillimin ekonomik e shoqeror te vendit tone ne ate standart qe kane vendet e BE-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *