Ndeshja e fituar nga skuadra gjermane, ka qenë edhe një sfidë “kostumesh”, ku sportistet e Gjermanisë janë paraqitur me uniformën e zakonshme që përdoret për “beach volley”, ndërsa Egjipti ka mbajtur një uniformë që në Brazil e kanë cilësuar si “burkini sport”.

Në Lojërat Olimpike të “Rio 2016”, tradita dhe zakonet e shumë kombëtareve nuk ndryshojnë, edhe kur bëhet fjalë për sport.




