Ushqyerja vetëm me gji klasifikohet si mënyra më e mirë për mbajtjen e komplikacioneve të rënduara shëndetësore që mund të shfaqen gjatë vitit të parë të jetës së një foshnje. Specialistët e shëndetit publik në vendin tonë tregojnë se ushqyerja me gji e fëmijëve të porsalindur nuk duhet neglizhuar të paktën për 6 muajt e parë të rritjes së fëmijës. Vetëm në këtë formë nënat mund të largojnë nga fëmijët e tyre një sërë problemesh shëndetësore të cilat çdo vit u marrin jetën miliona foshnjave të vendeve në zhvillim. Specialistja e shëndetit publik Daniela Nika vë në dukje se kujdesi në ushqyerjen e nënës është po aq i rëndësishëm në periudhën e dhënies së gjirit, sa dhe gjatë shtatzënisë. Kjo s’ka të bëjë vetëm me kujdesin për të mos shtuar më në peshë, por mbi të gjitha me nevojat e rritura të gruas në këtë periudhë. “Për t’u përballur qetësisht me ushqyerjen me gji, nëna ka nevojë për më shumë energji, proteina, vitamina dhe disa kripëra minerale si kalciumi, fosfori, bakri dhe zinku. Është llogaritur që për të prodhuar 700-800 ml qumësht në ditë, dieta e nënës duhet të shtohet me 500 kalori më shumë. Për të plotësuar nevojat e organizmit në këtë moment të veçantë gruaja duhet të ndjekë një diete sa me variable dhe të ekuilibruar”, sqaron Nika. Sipas saj, dieta e nënës duhet të përbëhet nga këto elemente baze: drithërat dhe nënproduktet e tyre, frutat dhe perimet, qumështi dhe nënproduktet, peshku, mishi, veza, etj. Gjatë ushqyerjes me gji, nëna humbet deri ne 300 mg kalcium në ditë, ndaj dieta duhet të plotësohet edhe me shtesa në vitamina dhe kripëra minerale. Gjatë ushqyerjes me gji nëna duhet të hajë pak dhe shpesh, aq herë sa ushqen edhe fëmijën, pra 6-7 herë në ditë. Ajo duhet të ketë parasysh këshillat e listuara në vijim të shkrimit. “Së pari duhet të përdorë sa më shumë ujë dhe ushqime të lëngshme, pasi 87 për qind e qumështit të gjirit përbëhet nga uji. Së dyti duhet të mos heqë nga dieta e saj ditore bukën dhe makaronat, të mos heqë nga dieta e saj ditore yndyrat. Duhet të evitoje totalisht pijet alkoolike, si dhe të pijë me shumë kujdes verën, birrën, kafenë, çajin, çokollatën. më tej duhet të ketë kujdes me disa ushqime me aromë që ndikojnë në shijen e qumështit si: lakra, hudhra, qepa, specat, asparaget, erëzat. Vetë fëmija do ta bëjë të qartë nëse këto perime i ndikojnë në shijen e qumështit. Mundësisht duhet të evitojë luleshtrydhet, pjeshkët, vezët, frutat e detit dhe shpendët e egra, pasi ato mund të japin alergji sidomos në rastet me trashëgimi për sëmundje alergjike. Nëna gjithashtu duhet të bëjë shumë kujdes me higjienën e duarve, të cilat duhet të lahen me ujë dhe sapun dhe të gjinjve, që duhet të lahen vetëm me ujë”. Kujdes duhet të bëni edhe me ilaccet, të cilat duhen përdorur vetëm me rekomandimin e mjekut. Kjo pasi thuajse të gjitha medikamentet, edhe pse në sasi minimale, kalojnë në qumështin e gjirit dhe mund të ndikojnë te fëmija, sidomos kur dozat janë të larta dhe përdoren për një kohë të gjatë.
Ushqyerja me gji e foshnjave në vendin tonë
Për foshnjën deri në muajin e gjashtë, qumështi i gjirit është ushqimi ideal dhe i vetmi që i ofron atij të gjithë përbërësit e nevojshëm për rritjen dhe zhvillimin normal duke shmangur në këto kushte edhe problemet shëndetësore. Pra, theksi vihet mbi ushqyerjen vetëm me gji pa asnjë lloje shtese ushqimore dhe lëngje (përfshirë edhe ujin) për 6 muajt e parë të jetës së foshnjës, sepse është vërtetuar shkencërisht dhe në praktikë përfitimi i saj thelbësor mbi sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë e fëmijës së vogël. Ekzistojnë të dhëna shkencore të sigurta se ushqyerja vetëm me gji parandalon sëmundjet, si diarreja dhe pneumonitë, që vrasin miliona fëmijë çdo vit. Organizata Botërore e Shëndetësisë këshillon vazhdimin e ushqyerjes me gji, krahas ushqimeve shtesë (të fillohen sapo foshnja mbush 6 muajsh, as më herët e as më vonë), për dy vjet ose sa më gjatë e mundur. Shqipëria në studimet e saj të kryera nga autoritet shëndetësore të ndihmuara edhe nga strukturat ndërkombëtare si UNICEF dhe OBSH, raporton për një rritje të përqindjes së ushqyerjes së fëmijëve vetëm me qumësht gjiri për 6 muajt e parë nga 6 për qind që ishte 12 vjet më parë në 39 për qind, që rezultoi në studimin e fundit kombëtar demografik dhe shëndetësor.
NENA DUHET TE HAJE SUPRA TE NDRYSHME FASULE PESHKUN HUDHREN E QEPEN BISHTAJAT QUMESHTIN DJATHIN FRUTA TE NDRYSHME MJALTIN POR KUUUUUURRRE ALKOHOOLIN DUHANIN DROGEN
prsh,kam degjuar qe nenat lehone nk duhet te han fasule pasi veshtirson daljen jasht t foshnjes,a esht e vertet,ju falemnderit
a lejohet gjate gjidhenies marrja e vitamines D dhe kalciumit ne forme te tabletave
Mua ka filluar qumeshti i gjirit te me shterret dhe beba ime po qan pa ndal,dhe asnje qumesht artificial nuk e don,kur e shoh ashtu shpirti me dhemb,ju lutem me jepni nje keshill,si munem ta rikthej qumeshtin qka duhet te perdor
Pershendetje Sara edhe un me gji jam por ti duhet te hash sa me shum bulmet djath te bardh jo hurdhra qumesht duhet me pi edhe qep duhet te hash 5 6 her ne dit ose konsultohu tek ndonje mjek klm eneda. ..
Pij qaj rusiii sa me shum pastaj tvjen prap gjiri
Pershendetje jam nje nene e shqetesuar se po me iken qumeshti i gjirit me sygjeroni dicka ju lutem
Duhet te pine me shume uje rreth 2.5 l ne dite dhe te hani me shume chokillata pasi qumshti i gjirit permban me.shume uje dhe shehqer