Bebe Rexha imiton Kim Kardashian, mban pijen mbi të pasmet (Foto)

DITA Online

 

Bebe Rexha është një nga këngëtaret shqiptare me famë botërore, që përveç zërit magjepsës dhe aftësisë për të krijuar tekste këngësh, është edhe një prej femrave më seksi të botës së muzikës.

Linjat trupore dhe bukuria që rrezaton Bebe janë tashmë të njohura dhe këngëtarja nuk qëndron asnjëherë larg vëmendjes së mediave.

Nga Meksika, ku është shoqëruesja e zgjedhur e Bruno Mars në turin latin të këngëtarit triumfues në Grammy, Bebe Rexha ka bërë që fansat të shpërthejnë në ‘Like’ në Instagramin e saj.

Ajo ka publikuar një foto, ku siç vetë shkruan, ka tentuar të imitojë Kim Kardashianin dhe pozën e saj epike të mbajtjes së një gote shampanje mbi prapanicë.

Bebe mban sipër të pasmeve të saj një birrë. “Faleminderit Meksikë – tentova të rikrijoj gjënë e Kim Kardashian. As afër saj nuk jam. Tentova më të mirën”, shkruan Bebe.

Poza e famshme e Kim Kardashian për Paper shkaktoi atëherë një valë reagimesh dhe komentesh po aq epike sa fotoja në rrjetet sociale./a.s/dita

Share This Article
2 Comments
  • Sa keq !
    Kjo femer duhet te beje te tjera gjera te vlefshme,dinjitoze,per te qene ne qender te vemendjes!
    Ta nderoje emrin e Kosoves jo me kanocen ne prapanice por me veprime shembull…
    Nejse,zgjedhja e saj!
    As emri nuk me duket I pershtatshem,duhej ta nderronte.
    Kur te plaket,prap BEBE do te quhet?
    O Zot!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *