Netët pa gjumë për shkak të qarave të fëmijës janë shkak për 1/3 e divorceve. Sipas një studimi të kryer në Britani, prindërit me fëmijë të vegjël flenë jo më shumë se gjashtë orë, me ndërprerje. Sipas studimit të kryer me 2000 prindër të divorcuar, 30 për qind e tyre thanë se shkak ishte bërë gjumi i prishur nga fëmijët e tyre. 11 për qind u shprehën se mbyllnin derën për të mos dëgjuar të qarat e fëmijës, ndërsa 9 për qind u shprehën se i ngrinin zërin televizorit. Ndërsa 11 për qind të tjerë pranuan se shtireshin sikur ishin në gjumë kur fëmija fillonte të qante, në mënyrë që të ngrihej partneri për ta qetësuar. Një në 20 prindër tha se gjatë ditës ndihej aq i lodhur sa e kishte zënë gjumi në timon.
Një tjetër studim i kryer kohët e fundit në SHBA sugjeron se një gjumë i mirë e përmirëson marrëdhënien mes dy partnerëve, duke i bërë ata më pak egoistë. Studiuesit e universitetit të Berklit në Kaliforni thanë se çiftet që flinin mirë ishin më të sjellshëm me njëri-tjetrin gjatë ditës.