“Bebja” e kangurit rrëmujë në Facebook

anazapta

Këlysh kanguri që ngatërrohet me një brontosaur. Për ditë të tëra ka qenë lajmi më i qarkulluar në rrjetet sociale. Lajmi tregonte për një grup shkencëtarësh që kishin krijuar një ekzemplar brontosauri falë klonimit. Dhe sado e pamundur që duket kanë qenë me mijëra ata që kanë besuar se ky mund të ishte lajmi i shekullit. Disa ditë më parë në faqen e “News-Hound” lajmi që një grup shkencëtarësh britanikë kishin klonuar me sukses një Apatosaurus, i njohur më shumë si brontosaur bëri xhiron e botës. Shkencëtarët, po sipas lajmit, kishin marrë një pjesë ADN-je nga fosilet e një Apatosaurus-i në muzeun universitar të Shkencave Natyrore dhe kanë sjellë në jetë një brontosaur i lindur nga një struc. Për të konfirmuar lajmin një fotografi, dhe shpjegimi se strucët janë shumë elementë gjenetikë të përbashkët me dinosaurët ndaj dhe klonimi ka funksionuar në mënyrë të përsosur. Kanë mjaftuar pak ditë për të zbuluar se këlyshi në fjalë ishte një këlysh kanguri dhe se e gjithë situata e krijuar ishte më shumë se qesharake. Dhe në vend që të kërkonin një konfirmim pjesa më e madhe e përdoruesve të internetit kanë preferuar të besojnë se një gjë e tillë kishte ndodhur vërtet.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *