Becchetti ndalohet në Londër, ekstradimi brenda 15 dhjetorit

Dita

Sipërmarrësi italian, Francesco Becchetti është ndaluar nga policia angleze pak ditë më parë, disa muaj pas shpalljes në kërkim.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur për Top Channel se Becchetti, pasi është lokalizuar në Londër, është ndaluar nga forcat e policisë në bazë të urdhrit ndërkombëtar të kërkimit të lëshuar nga Prokuroria dhe Policia shqiptare.

Bëhet e ditur se sipërmarrësi italian, pas ndalimit, është paraqitur përpara një gjykate angleze, ku i është komunikuar urdhrarresti ndërkombëtar i lëshuar në ngarkim të tij.

Në të njëjtën kohë, të njëjtat burime thonë se, gjykata britanike ka vendosur ekstradimin e tij në drejtim të Shqipërisë, ku është i dyshuar për një sërë veprash penale, që lidhen me bizneset e tij, raporton TCH.

Të njëjtat burime pohojnë se, në bazë të legjislacionit në Mbretërinë e Bashkuar, Becchetti nuk është arrestuar, por është lënë i lirë pasi i është komunikuar vendimi për ekstradim, me detyrimin që të kthehet në Shqipëri brenda 15 ditëve të para të muajit dhjetor, në të kundërt ai do të kthehet forcërisht nga autoritetet britanike.

Shkresa zyrtare për ndalimin dhe vendimin për ekstradim në ngarkim të Francesco Becchettit ka mbërritur vetëm pak ditë më parë në Prokurorinë e Tiranës, e cila e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar këtë të fundit që në qershor të këtij viti, për akuzat e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, “krijimi i skemave mashtruese me qëllim përfitimi të paligjshëm të parave” dhe për “pastrim parash”.

Ndërkaq, më 27 korrik, organi i akuzës mbylli hetimet në ngarkim të Francesco Becchettit, Mauro de Renzit, Liliana Condimittit, Stavri Peçit dhe Elona Troplinit.

Gjithçka ka nisur pas një hetimi të gjatë të policisë, dosja e së cilës më pas i është kaluar Prokurorisë, që në qershor ka sekuestruar – pas lejes së dhënë nga gjykata, – 60% të aksioneve të shoqërisë “AgonSet”; shoqëritë “Energji”, “Cable System”, “400KV”, “Fuqi”; si dhe bllokoi llogaritë bankare të tyre në banka të ndryshme, të gjitha të administruara nga Francesco Becchetti, Liliana Condomitti, Mauro de Renzi dhe Elona Troplini, të cilët janë të dyshuar si të përfshirë në një skemë gjigante pastrimi parash, e cila arrin në miliona euro.

Grupi hetimor bën të ditur se ka provuar skemën, përmes së cilës biznesmeni italian ka kryer rreth 770 milionë lekë evazion në dëm të shtetit. Sipas tyre, në qendër të kësaj skeme evazioni, por njëkohësisht edhe pastrimit të parave, qëndron hidrocentrali i Kalivaçit dhe dy shoqëri të zotëruara nga Becchetti, koncesionarja “KGE” dhe ajo “Energji”.

Share This Article
7 Comments
  • Bexheti u ndalu me urdher te policis se Ed Rames se u be i rrezikshem me Tv e tij Agon Channel,ndersa Sandri i Tv Klanit u be i dashur dhe si shperblim ju la Laguna Blu te bente cka ti donte qefi.

  • Mbajeni mend kete qe do tju them sot,- Ceshtja Beketi eshte nje hakmarrje primitive e Edi Rames ndaj nje media qe nuk e sundoi dot. Me ceshtjen Beketi fillon vetevrasja politike e Edi Rames.Jam i sigurt ! Nderime!

  • ÇFARE KUPTIMI KA KUR THUHET SE ESHTE NDALUAR NGA POLICIA ANGLEZE DHE DO EKSTRADOHET NE SHQIPERI ,ME PAS THUHET SE ESHTE LENE I LIRE.TAMAM SI KUMBARO,EKERKOJNE POR GJOJA NUK E GJEJNE DOT,LOJA KUKAMÇEFSHI E GJYKATAVE DHE PROKURORISE SHQIPTARE.

  • dmth qe ja fusin kot se ka ca tipa qe mezi presin te kapet becchetti. Ne fakt jeta e tyre donjete po aq bosh dhe po ti ndodhe gje becchetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *