Becchetti në kërkim? Bën një paradë me klubin Leyton para tifozëve

Dita

Vetëm pak ditë më parë, më 8 gusht, sipërmarrësi i shumëpërfolur Francesco Becchetti, i cili akuzohet për pastrim parash në vendin tonë, është parë të sfilojë përpara syve të qindra personave. Ngjarja në fakt ka ndodhur në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, më konkretisht në stadiumin e Leyton Orient Football Club.

Becchetti, njëkohësisht pronar i këtij ekipi futbolli historik, por që luan në kategorinë e katërt, ka zbritur në fushën e blertë në shoqërinë e tranjerit Ian Hendon me arsyen për të përshëndetur fansat e shumtë. I qeshur, me një stil tepër sportiv dhe aspak prej të arratisuri shafqet Beccheti në faqen në Facebook të këtij klubi. Leyton Orient arriti të fillonte kampionatin me një fitore, duke mundur 2 me 0 ekipin e Barnet.

Ndoshta ky fakt përbën lajm për londinezët që prej kohësh vuanin disfatat e ekipit të tyre të zemrës, deri kur u goditën dhe me një regres – rënie historike nga kategoria. Edhe pse u fol se pronari i Agon e kishte shitur këtë klub, shfaqja e tij pohon të kundërtën.

Madje Becchetti ne foto nuk duket aspak si një person i kërkuar nga policia. Ai shfaqet i qetë dhe i shkujdesur. Teksa nga autoritetet shqiptare pronari i Agon Channel dhe Energji vijon të jete person i shpallur ne kërkim ndërkombëtar, në Facebook na jepet edhe adresa e fundit e daljes në publik të Becchettit: Brisbane Road, Leyton, England.

beketi-1024x518

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *