Becchettit i merret pasaporta nga policia britanike

Saimir Lleshi

Investitorit italian Francesco Becchetti nuk po i shkojnë mirë punët. Ai së shpejti pritet të ekstradohet në drejtim të Shqipërisë ku do të burgoset për evazion fiskale.

Urdhri për arrestin u shpall në Interpol nga autoritetet shqiptare. Një gjykatë në Britani vendosi për ekstradimit brenda datës 15 dhjetor.

Megjithatë, Becchetti është liruar me kusht dhe deri më 7 dhjetor duhet të paraqitet sërish përpara gjykatës. Ai ua ka dorëzuar pasaportën autoriteteve policore britanike dhe nuk mund të kalojë në pikat kufitare. Lirimi me kusht është bërë pas një garancie prej 50 mijë stërlinash.

Proceset e ekstradimit në Britani zgjasin me muaj të tërë e në jo pak raste edhe dështojnë, siç mund të kujtojmë dështimin e ekstradimit të një prej autorëve të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Remzi Hoxha, Ilir Kumbaro.

Francesco Becchetti është ndër të tjera edhe pronari i klubit londinez të futbollit, Leyton Orient, në lindje të Londrës. /Dita/

Share This Article
3 Comments
  • Edhe juve cfare artikujsh shkruani!!!!!!!!!!

    Shkruani kroniken aty, se iu more pashaporta dhe kaq. Lerini hamendismet.

    Pse ngaterroni Beketin me Kumbaron?

  • Nuk ekstradon Anglia kollaj milioner si ky,se e dine shume mire gjykatat dhe prokuroria shqiptare jane te korruptuara dhe me nje avokat te mire eshte kollaj lirimi me kusht.Keta e duan ne shqiperi qe ta mjelin si lope po nuk do ekstadohet.Gazetat ja fusin kot se ky nuk eshte arrrstuar por thjesht e kane njoftuar qe je ne kerkim nga Shqiperia.

  • 300 MILION EURO DO TE DUHET TI PAGUAJME BECHETIT PER PORDHET E RAMES.

    RAMA DO TE IKE, POR FATURA DO TE NA MBETET NE TA SHLYEJME ME GJAKUN TONE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *