Bedri Islami
Botuar në DITA
Thuajse për nëntë vite Lulzim Basha ishte shefi i padiskutueshëm i opozitës. Duke pasur pas vetes hijen e rëndë të babait të tij politik, Berishës, ai , pasi u vendos në karriken e drejtuesit të PD-së, nuk u shqit nga aty, edhe kur humbi rëndë, jashtëzakonisht rëndë, në një katastrofë politike, zgjdhjet e vitit 2017, më të rëndat në historinë e kësaj partie, as kur humbi zgjedhjet vendore, e as kur, në fund, humbi edhe zgjedhjet e një viti më parë.
Përmes “ ngri – shkrirjeve” të tij ai rizgjidhej lehtësisht në kreun e partisë, pa e kundërshtuar asnjeri seriozisht dhe pa e rrezikuar postin e tij, që, shumë më tepër se risi në jetën e partisë ku e kishin vënë të drejtonte, solli pasurinë e tij financiare. Është i vetmi lider opozitar që e shumëfishoi pasurinë e tij, që nuk përfilli asnjë institucion financiar, që vendosi në koridorin e godinës “zyrën e kunatit”, nga ku duheshin të kalonin shumë kandidatë për deputetë, që, pasi linin haraçin, prisnin e shpresonin se një ditë mund të nxirrnin shpenzimet e tyre. Sipas një informacioni nga brenda selisë ku ishte dikur zot e shkop, vetëm në zgjedhjet politike të 25 prillit pasuria e Bashës u rrit me mbi 10 milionë euro, shifër që duhet saktësuar nga strukturat e posaçme të luftës kundër krimit dhe korrupsionit. E drejtë është që çdo drejtues politik i opozitës së qarqet e vendit duhet të saktësojë se çfarë ndihme e mbështetje financiare kanë marrë nga qendra për duahatën e zgjedhjeve politike, ashtu si lwehtësisht mund të hetohet edhe të hyrat që kanë ndodhur.
Sidoqoftë , tani, kjo është diçka jashtë temës së këij shkrimi, pasi institucione të posaçme duhet të hetojnë dhe, në dijeninë time, po hetojnë për abuzimet e shumta financiare në zgjedhjet politike.
Basha është tani deputeti i PD-së. Më shumë se gjithçka tjetër ai është zgjedhja e detyruar e ambasadës amerikane, e cila, me gjithë mbështetjen e hapur, nuk arriti t’a bënte dot lider e as drejtues të aftë politik, për të ngritur një strukturë politike të rëndësishme, të furishme dhe të aftë për të nxjerrë nga bataku ku ai vetë e kishte hedhur opozitën. Psikologjia e njerëzve nganjëherë nuk përputhet me dëshirat e sakta të strukturave euro-atllantike. Më shumë se gjithçka tjetër mbështetja ndaj Berishës nuk ishte veçse zemërimi me lojën politike pa nerv dhe të fshehtë të Bashës, i cili nuk e kishte për gjë të hiqte dorë nga parimi dhe lufta për një dorë para më shumë. Zgedhja mes tij dh Berishës do të jetë e rëndë në të ardhmen, pasi, edhe pse në dukje zgjodhën të keqen më të vogël, me shpresën se një ditë mund të rivijnë në pushtet, kjo do të jetë rruga e mundimshme drejt evropianizimit të opozitës, në mos rruga më e pamundur deri tani. Vetshkatërrimi është atribut i zemërimit politik dhe humbje e besimit e verat, të cilat Basha nuk i kishte dhe Berisha i ka humbur prej shumë kohësh.
Berisha e ka paralajmëruar, pas 9 shtatorit të vitit të shkuar, shpesh herë Bashën se e ardhmja e tij do të jetë e errët dhe e ka kërcënuar se nuk do të jetë e largët dita e burgosjes së tij. E ka akuzuar drejt për së drejti si njeriun e lidhur me mafian shqiptare në Evropë, e cila bën larjen e parave në Shqipëri dhe, për më tepër, si njeriun e rusëve në Shqipëri. Të dy akuzat kanë qenë të rënda. Nëse do të kishte vazhduar më tej kjo gendje lufte përmes akuzave, ka shumë mundësi që një ditë Berisha do e kishte akuzuar si njeriun e serbëve dhe do e kisha besuar se ka të drejtë.
Askush nuk do e arestojë Lulzim Bashën. Nëse do të ishte për ta arrestuar ai kishte pasur më heret precedentë shumë të hapur. Rruga e Kombit ishte njëra prej tyre; në kohën e ministrisë së parë të tij kishin “ humbur” rreth 230 milionë euro, sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, e cila nuk ishte vetëm një qokë që ish kryetari Robert Çeku, i emëruar nga Berisha , po i bënte opozitës së majtë që dukej se po vinte në pushtet ; vrasjet e 21 janarit do të kishin qenë të mjaftueshme për shkatërruar rrugëtimin politik të çdo ministri të brendshëm, dhe, sado që Basha dukej se violina e dytë në këtë ngjarje tragjike dhe ende në hije, Berisha e akuzoi drejtë për së drejti se, ndërsa ai vetë kishte qenë në dreka pune e në zyrën e tij, mes snajperistëve dhe Gardës kishte qenë Basha. Shto këtu që njeriu i afërt i sotëm i tij është njeriu, që u bë deputet më pas, ish shefi i IP si Kryeministrisë, gjendja do të mund të bëhej më e rëndë. Por qeveria as nuk e ka ndër mend të ringritë gjëra të tilla të rënda, pasi lufta për pushtet përfundoi me marrjen e qeverisjes dhe, deri në vitin 2025, me siguri, do të ketë afera më të rënda për të zgjidhur. Me faljen e Detit të Jugut nuk merret më askush, nëse nuk është duke u përgatitur e njëjta tragjedi , tashmë me aktorë të rinj.
Kështu që Bsha, duke e ditur të gjithë këtë, tani rri i qetë dhe e di se koha e burgosjes së mundshme të tij është e shkuar, aq më tepër që para tij, peshkaqenë të tjerë të politikës janë kandidatë më të mundshëm. Për më tepër, njeriun e rritur artificialisht nga të vetët dhe të huajt është e vështirë ta shfryejnë brenda një kohe të shkurtër. Nëse do të kshin dashur ata mund të kishin hapur dosjet e mbyllua kur Basha ishte ministër i brendshëm apo kryebashkiak i Tiranës. Por ato askush nuk i hap. Dosjet hapen vetëm atëherë kur përfitimet nuk ndahen mes ujqërve, si ndodhi me inceneratorët apo me duelin Berisha – Basha.
Basha tani është deputet dhe kryetari në hije i opozitës, pasi kurrizimi i Alibeajt është krejt i hollë për të mbajtur atë që qëndron pas tij.
Nëse do të rrijë vetëm deputet , ai është i bjerrur. Pas tri viteve nuk do të jetë më askush dhe do marrë rrugën drejt Vendeve të Ulta ku ka mjaft nga investimet e tij. Për më tepër, pas kësaj koe, mund të bëhet lehtësisht “ kokë turku” në politikën shqiptare, e cila, sa herë që “puthet” me njëra tjetrën, kafshon dikë që është e shkuara. Basha duhet ta dijë këtë.
Si njeriu drejtues në hije ai shumë shpejt do të ketë para vetes dy rrugë, njëra më e mundshme se tjetra : të përballet me njeriun “ non grata”, që ishte miku i tij më i mirë, u bë armiku i tij dhe tani i zgjat njerën dorë për të hequr telashet, ose të pranojë fatin e tij politik, të kuptojë se koha e tij ka kaluar, se shansi që i u dha ishte i madh, i pamerituar, por fuqi plotë.
Rruga më e mundshme është të përballet me Berishën. Ai, në fakt, ka një grup rreth vetes, që është i pakët tani, por që, nën ndikimin e ndërkombëtarëve mund të rritet më tej. Edhe në Grupin parlamentar ka mjaft nga ata që presin rikthimin e tij, pasi, ose kanë kuptuar se nuk futesh dot në lojën e madhe politike duke pasur të ndaluar të pish një kafe në Rrugën e Elbasanit, ose e kanë shkelur keq me akuzat ndaj Berishës dhe e dinë se ai ka kujtesë fenomenale dhe atë që nuk e harron, nuk e fal.
Grupi rreth Bashës do të bëjë çfarë është e mundur për të dalë nga rrethi vicioz ku e ka futur veten opozita. Është në gjendje nokdauni, por nuk do të jetë gjatë kështu. Grupi rreth Berishës, pasi kaloi ditët e euforisë, pas 6 marsit, do të qartësohet se në politikë ka edhe “ fitore si të Pirros”, dhe “ tulla” mund t’u bjerë nga shumë larg. Opozita, në fakt pak vetë të saj,po. Nuk e ka kuptuar ende se duhet frenuar urrejtja dhe marrëzia, e për më tepër, duhen dhënë kumte shprese.
A mund të përcjellë këto kumte Basha? E vështirë, në mos e pamundur. Mesazhet nuk jepen nga kullat e mbyllura, por nga takimet normale. Pikërisht atë që nuk e kishte bërë për 9 vite ai, si drejtues de jure i opozitës, e bëri Berisha në pak muaj, pasi e dinte mirë se njerëzit që të të besojnë, duhet të të takojnë, të flasin dhe të mendojnë se , duke folur, u bënë të rëndësishëm.
Basha , ndoshta shumë vonë, duhet ta ketë kuptuar se ka humbur jo se nuk ishte besnik ndaj Berishës, por se, kur deshi të rebelohej, u nis ta bënte krejt vetëm, dhe, nëse kërkonte të dukej si luftëtar i fuqishëm, lider e prijës, në pak ditë u kthye në kopjen shqiptare të Don Kishotit të vjetër, me përjashtim se ky i dyti ishte shumë më fisnik.
Basha e ka shpallur si të vetën luftën kundër Berishës. Ky i fundit kërkon paqe, jo për të shmangur luftën, por për të larguar çastin e saj. Sepse do të ketë sërish përplasje. Do të jenë në pak kohë të nënujshme, por do të shpërthejnë një ditë.
Spostimi i Bashës nga selia e tij drejt një kulle tjetër, tani moderne, tregon se ai nuk ka mësuar asgjë nga e djeshmja dhe, si duket, nuk do të ketë as të nesërme.
PD-ja është në krizën e lidershipit të saj. Basha kishte kohë nëntë vite të bëhej dikush tjetër, nuk u bë, sepse nuk e kishte stofin e politikanit. Ai i ngjan atyre njerëzve që e gjejnë sofrën të gatshme dhe ankohen se lugët nuk ishin të florinjta.
Berisha kishte edhe ai kohën e tij. Ajo nuk kthehet më, pavarësisht nga dëshira.
Berisha nuk e ka më luftën me Bashën. Tani, edhe haptas, e ka e Departamentin Amerikan të Shtetit. Nuk ka më asnjë “rajerson” në krahun e tij, në të kundërt, i ka përballë tij. Sa më lart do të synojë të ringrihet, aq më rëndë do të jetë rnia e opozitës. Do të ketë një iluzion të hidhur: në zgjedhjet e pas një viti të pushteti vendor, të lodhur nga qeverisja socialiste, shumë njerëz do të votojnë për ndryshime politike, por jo aq sa për të shënuar kthesën.
Iluzioni i gabuar do të sjellë humbjen e rradhës.
Por , deri atëherë, Basha nuk do të jetë më askush. Nse nuk lëviz nga “ kullat e arta” drejt njerëzve.
Gjë që duket mision i vështirë, në mos i pamundur!
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Asgje do te ndodhe.
Basha beri ate qe nuk e pat bere asnje shqiptar.
I forte,pushtetar,gangsterr,me shkolle,pa shkolle,intelektual, poloitikan,kryeminister, asnje nuk guxoi ta perzere Berishen nga partia,,Asnje nuk guxoi ta nxjerre tek dera parlamentit,.
Asnje nuk guxoi tja mbyll me lloz e me hakura DEREN E PARTISE QE UZURPOI NE 90.
KETE E BERI BASHA..
Pas kesaj nuk ka rendesi se fiton,nuk fiton,qendron ne politike apo terhiqet ne pune te vet.
dmth o demo….nuk qenka Edvini Skenderbe e Zeus por Lulezim surratenveri qe pasta debuar Salihin…
jo or burr Salihi aty eshte…e debuan ameriqenet e skthehet me ne pushtet
O Bedri Islami
Lulzim Basha BEDELI i Saliut nga Hollanda pa dipllome ka grumbulluar me finte berishiste 10 meleone euro sic thua ti nga katunare dru me pre
por:
Edi Rama cuni i Killerit te Enverit dhe nipi i Spiro Kolekes ka grumbulluar me finte enveriste si rilindas socialist 200 meleone euro duke vjedhur buxhetin e shtetit shqyptar dru me ca dhe keto 200 meleone euro te vjedhura e finte enveriste dhe te depozituarane banka te huaja jane jo llafe plakash por qe dolen nga raporti zyrtar i OSBE, kesaj shume duhet t’i shtojme hajnine qindramilionete inceneratoret dhe hajnine e Bashkim Ulaj&Lukuni,
atehere:
C’A JE TUE THU O BEDRI ISLAMI?
qe:
Po krahason Miun Basha me Godzillen Rama
Zoti Bedri
Jo vetem ju…..jo vetem politika e gabuar amerikane te pakten me treshen kriminale Sali-Luli-Lili me keni shokuar me hipokrizine tuaj
.
Jo Kimetja por as zoti vete nuk mund te ndaje bashkriminelet siameze Lul & Sal nga 21 JANARI-DETI JON DHE RRUGA KORBIT
pra
Nese “djathti” Lul…eshte “boyfriendi” politik i Kimes
qe ka bere spiunime me dosjen e shtepise verdhe per serbet
.
qe ka bere akt tradhetie te dokumentuar me Detin Jon
.
qe ka vjedhur gjysem miljadi dollare te rruga kombit e theksoj me nje kolege te kimes
.
qe ka vrare ne 21 janar
.
qe vodhi me arvizune llereperveshur bashkine e Tiranes..
.
dilet lehte ne konkluzion se Kimja e rradhes..duke talle rrocken me non graten e Berishes qe i sherbeu si viagra
me sakte
pse kjo politike antishqiptare dhe antiamerikane anti europjane e admistrates sotme amerikane dhe brukseliane?
Kush eshte spjegimi ?
Kete e ka thene Fatos Nano ne 1993 saktesisht ( me vone e drodhi kur e trodhen ne Bence)
Vetem tre dite para se te arrestohej, me 27 korrik 1993, parlamenti shqiptar i heq Fatos Nanos imunitetin e deputetit. Tashme ai ishte lakuriq dhe i pambrojtur perballe drejtesise. Kryetari progresist i Partise Socialiste i drejtohet popullit shqiptar me nje leter te hapur, ku nder te tjera shkruan fjalite e tmerrshme: “…Diplomate te tipit Hill dhe Rajerson, pasi bene karriere me CIA-n ne Beograd, i vune ne tavoline Berishes skenarin…Nuk eshte e rastit kenaqesia e tyre patologjike…per te zbatuar planet e pluhurosura makartiste te hartuara jo vetem per vendin tone, ne periudhen e pasluftes, te doktrines Truman… Eshte fatkeqesi e madhe dhe fatalitet qe Shqiperia nuk drejtohet sot ne Shqiperi por nga jashte..
.
Pra zoti Bedri….le te vene amerikanet Saliun-Lulin-Edin-Lilin apo cdo kuislingu tjeter ne pushtet si kukulla te tyre.
.
Ajo qe me shqeteson eshte jo vetem se aleatet tane po na trajtojne si alete te tyre por dhe ju njerzit e mencur te atij kombi ose keni rrjedhur ose jeni shitur
.
Vetem nje fakt;
Ndersa Hashim Thaci zyrtarisht komandanti I clirimit kosoves eshte I burgosur ne menyre te felliqur (duke e patur prokurorin amerikan) per aresye banale…
Nga ana tjeter Luli I kimes eshte menaxheri I dosjes verdhe serbe kurse burri I shtetit I arvizuse furinzuesi I makinerise serbe ne 1995-1996 akoma tallin lesht e Kimes me ne…
TURPBEDRI !!
Luli ishte loja o Bedri mavria. Nuk thote asnje fjale tani Berisha, kjo tregon qe loje u be sipas skenarit Berishian. Oj Kimete cna bane per vete, tralala, tralala. Sipas kesaj teorie me njerez te korruptuar qe mundoheni ti promovoni, loja do te zgjase pa fund. Sulmet ndaj Alibejt sapo filluan. Edhe ju e dini sepse keni dhene ndihmen tuaj me prokurore te importuar, Alibej ose gjunjezohet sipas skenarit te ri ose i bashkohet Trebickes.
Nuk ja vlen te meresh me 2 te vdekur te pa kallur. Bedri.
Historia e tyre mori fund. Shume shume do behen miq mes fatkeqesise te tyre. Kerko te “zgjohet, SPAK dhe te meret me aferat koruptive te tyre qe jane te tmereshme dhe me pasoje vdekje njerezish. Te pershendes.
Basha kure u vendsos nga Berisha si kryetar i Partis Demokratike, nuk u vendos per te fituar.
Jo Ai u more per dy arsye.
1) U more per ta pasur si mburoj Berisha kunder Pushtetit te Socialisteve pasi zbardhje e korrupsionit dhe e kriminalitetit te Berishes tani me kishte filluar te duket dita per dite.
Keto jo vetem nga dokumenta te deklasifikuera pore edhe nga hetim te sakta te faktorit bderkombeta.
Berisha e perdori Bashen per kete qellim.
2) Berisha e mori Bashen per ta pasur si vez ne dore qe kure te shofe qe po e lene rrugen per mbrojtjen e Berishes ta thye ta me kollaj kete veze ashtu sice edhe e thej sapo Basha tregoi dhembet kunder Berishes.
Kuptohet Basha eshte i vetmi ze kunder Berishes pore edhe ky ze u be me ndihmen e faktorit Amerike.C`fare nuk arrtiti ta bente asnje pervec Bashes.
TAINI BASHA ESHTE TERHEQUR PASI BERISHE MBLODDHI TE GJITH ata qe kishi lepire ne lugun e Berishes dhe i perdori per mbrojtje duke e luftuar Bashen, deri sa mendon se e ka larguar, pore populli thot,”Dardha e ka bishtin Prapa”:
Le ta shofim me pase se si do shkoj lufta politike kunder Berishes pasi Basha eshte thesi i mbushur plote me te fshahtet e Berishes qe askush nuk i dine me mire se Basha.
Ky eshte problemi qe kerkohet eleminimi i Bashes ,pore sice duket Bathet tregojn se Jan larg Pashket ! Per ta larguar Bashen.
Like SeleniCari, ti pa mesuar te shkruash shqipen ashtu si te pakten femijet e klasave te 3 a 4, mos merr mundimin te komentosh jo per gje po as ti vete nuk i lexo dot traplliqet qe shkruan or analfabet…Ahahahaha
Te gjithe i kan lexuar dhe i kam vlersua, perveç Saliut dhe dashamirseve te Saliut qe nuk u perlqen.
“Te gjithe i kam vlersua”? Like SeleniCari, ti na mbush me humor kete blog me traplliqet e tua prandaj jepi se na gajas se qeshuri. Tung o Like, te shkuara atij Kryetarit tuaj atje ne Selenice qe ja zbuten kurrizin me dajak.
S’i interesojne kujt Basha pos bedri islamajve pro shkaterimit te Shqiperise: cdo gje munden me ba per te mbrojtur horrat proserbte tyre!