“Në sofrën e politikës, duke hequr përrallat se ka qenë antikomunist që 10 vjeç apo ka lexuar Tostoin që kur kishte nisur të ecte, ai është ftuar si askush tjetër, me lugë në brez”

Ornela

Nga Bedri Islami

Lulzim Basha botoi këto ditë librin e tij të parë, i cili besoj se do të jetë edhe i fundit, e mirë bën të jetë i fundit, të cilin e ka quajtur, apo ia kanë quajtur “Misioni im”.

Nuk do të doja të besoja se rrëfimi i një drejtuesi opozitar është i gjithi në këtë nivel, por kur ai vetë, e afishon kaq ngazëllueshëm, atëherë njeriu është i detyruar të besojë.

Askush nuk e di misionin e Bashës, as ai vetë, sepse në sofrën e madhe të politikës, duke hequr përrallat se ka qenë antikomunist që në moshën 10 vjeçare, apo ka lexuar Tostoin që kur kishte nisur të ecte, pra vetëm 4 vjeçar, ai është i ftuar, si askush tjetër, me lugë në brez. Ka ardhur drejt e në sofër dhe këtë ardhje, që nuk e cek në librin e tij, ashtu si duhej, sinqerisht, nuk e ka pasur askush tjetër.

8 vitet në opozitë, për fat të keq, nuk e kanë bërë atë më të pjekur e më serioz, e as nuk i kanë mësuar se rruga për të qenë lider, është më e vështirë se sa çasti kur të falin liderllëkun.

Misioni i Bashës, që u bë ministër pa e njohur askush, tani është të jetë kryeministër. A do të jetë ai?

Një pyetje e shtruar shumë para kohe, por si shkak për të bërë anatominë e shkurtër politike të një njeriu që nga e panjohura e madhe, sa mirë sikur të ishte vetëm kështu,kaloi drejt posteve të rëndësishme qeverisëse në të cilat, ndërsa nuk la pas asgjë për të përmendur për të mirë, la pas vetes një humbëtirë të gjithanshme, me një dëmtesë të pazakonshme në jetën ekonomike e financiare të vendit, në jetën politike dhe në vetë shtetin.

I panjohuri i ardhur nga zyrat e të huajve në Kosovë, ku nuk dihej ende se kush e kishte gjetur e që më pas, do të vinte këtu përmes bekimit të një serbo-boshnjaku, Fazlliq, nuk mund të paraqiste asnjë kredencial tjetër, veç shtatit të gjatë, pamjes së bukur dhe miqësisë me vajzën e liderit të opozitës që shumë shpejt, sa po të bëhej kryeministër, postin më të begatshëm, do ia besonte atij. I besuar tri herë, duke përdhosur tri herë postet e tij, përmes vjedhjeve, vrasjeve dhe tradhtisë së kombit, ai të gjitha do i përcillte përmes një buzëqeshje karakteristike të përsonazheve të Dikensit.

“Njeriu që qesh” ishte thirrur si vajtojcat e dikurshme.

Çuditërisht, ky njeri, pa asnjë mendim të tij politik dhe pa asnjë thërrime vizioni, pa asnjë të shkuar,  u bë njeriu i së ardhmes në PD-në e dhuruar dhe nga e cila, pasi skicoi fundin politik , (të jetë vetëm kaq!) të Olldashit, fundosi edhe një plejadë, që thënë të drejtën, me ndonjë përjashtim, nuk më janë dhëmbsur.

Njeriu i panjohur, kamarieri i dikurshëm i Rinasit, i emëriuar apo i dërguar, këtë askush nuk e di, poseduesi i një pasaporte amerikane, për të cilën askurrë nuk e tregoi se si kishte arritur tek ai, i dyshuari i dosjeve të atyre që kishin bërë luftën në Kosovë,  ndihmësi i hetuesve apo vetë hetuesi i çështjeve përvëluese të pas luftës, njëri nga ata prej të cilëve do të dilte e plotë dosja e Millosheviqit, edhe me ato që ishin thënë në koridoret e në bisedat e lira; njëri ndër krijuesit e legjendës famëkeqe të Shtëpisë së Verdhë, ku, si duket, nuk kishte qenë vetëm përkthyesi ,por edhe kallauzi  që sao kishte dëgjuar se diku aty ishin mjekuar të plagosur nga lufta e kishte përcjellë prapsht lajmin; tani do të ishte figura kryesore e opozitës, që, të paktën në një rast, tregoi se edhe brnda vathës së tij, ajo që shitet kushton më shtrenjtë se vlera që është fluide. Për të parën herë ai i dërgoi listat e kandidatëve për deputetë të PD si në serialet turke, një pjesë sot e një tjetër nesër…sipas ligjit të kërkesë – ofertës.

Të gjitha këto dihen. Ashtu si dihet se çdo lider i opozitës synon të vijë sa më shpejt në pushtet, të qeverisë. E drejtë e ligjshme, por jo kur tentohet të arrihet me çdo mjet të paligjshëm e për më tepër, aq antikombëtar.

Nëse dikush, më herët, ka pasur dyshimin se pas bashës qëndron një njeri që është i gatshëm të shesë kombin e tij, apo se veprimet e tij në Kosovë kanë qenë sporadike e të justifikuara nga detyra, tani, që gjërat po rrjedhin ndryshe, mund të jetë i bindur se “njeriu që qesh”, i cili, sipas Topallit, “ të gënjen edhe kur të thotë se sa është ora”, nuk ka ardhur rastësisht në atë post dhe se miqësia e tij me Fazlliqin e “ kalitja” në kudhrën e hetuesisë janë saktësisht të përllogaritura.

Asnjëherë tjetër, nga askush, edhe kur liderë si  Nano kanë qenë të burgosur apo si Rama, të vjedhur masivisht, nuk kanë bërë kështu kundër vendit të tyre, nuk kanë pasur këtë tërbim, deri në shtazëri ndaj një shteti ku bëjnë pjesë dhe ku rastësisht kanë lindur. Ka disa muaj, por sidomos pas 25 qershorit, kur dështimi ishte aq i turpshëm, që Basha dhe një grup rreth tij, shumica të pavlerë brenda vendit, por të fryrë jashtë tij, po bëjnë të gjitha përpjekjet për të deeguar imazhin e një Shqipërie tjetër, krejt tjetër, e cila, edhe pse është larg asaj që njerëzit duan, nuk është ajo e Bashës.

Një sulm aspak befasues ka shpërthyer kundër çdo njeriu, institucioni dhe organizmi që, sado pak, ka interes të mbarë ndaj vendit, që synon të shpejtojë interimin e tij, dhe që, në një formë a në një tjetër, duke harruar se grupimi politik është më i pakët se sa vlera e një shteti, merr përsipër të bëjë diçka në të mbarë.

Basha, si askush tjetër, në çdo qelizë institucinale ku ka pasur mundësi ka nisur kasnecët e tij dhe kjo nuk është bërë e nuk po bëhet falas, se ashtu ia do qejfi atyre që marrin përsipër të nxijnë këtë vend. Pagesa të mëdha, nga të cilat vetëm disa dihen e deri tani janë bërë të njohura, janë nisur drejt këtyre grupimeve për një mision të vetëm, nxirjen e një vendi që e dërmoi në 25 qershor dhe që , edhe tani, nuk e merr veten nga kjo dërmë.

Jo vetëm firmat e ngarkuara, por edhe të hollat miliona dollarëshe, janë deri tani të pagjurmë se nga janë nisur e nga kanë vajtur. Verifikimet e deritashme në shtetin amerikan dëshmojnë vetëm për disa firma fantazmë që nisin paratë e pëdëistëve, do të thotë të bashës, por jo origjinën e tyre. Nëse një ditë do të ketë të dhëna të qarta se kto kanë dalur nga parajsat fiskale kjo nuk do të jetë çudi, ashtu si nuk do të jetë e papritur se fillesa e tyre është pikërisht në lidhjet  Bashës me fazlliqn, të njëjta me lidhjet që kishte dikur Berisha, në fillimet e tij, me lobin dhe strukturat e larta serbe. Humbjet e liderëve të opozitës së sotme në parajsat fiskale qipriote  nuk e kanë pakuar pasurinë e vjedhur prej tyre, por rrugën atyre ua tregoi Fazlliqi dhe njerëzit e tij, për të patur gjithnjë brenda vetes një pjesë e atij grupimi që, edhe kur e ndjen se po mbytet, kërkon të mbysë edhe vendin e tij. Sipas parimit të njohur berishian, “pas meje, të bëhet qameti”.

Nuk është vetëm etja për pushtet ajo që e shtyn një njeri të politikës, aq më tepër një shef opozite, drejt karrikes kryeministrore. Në këtë rast, është shumë më tepër se kaq. beteja për kryeprokurorin është vetëm njëra prej tyre; shfaqja e oligarkisë financiare që mund tëshkërmoqet nuk është e gjitha. Detyrime më të mëdha qëndrojnë pas gjithë këtyre përpjekjeve të parreshtura për të hedhur gjithçka në grminë, për të shfaqur para botës një shtet që, megjithëse ka dhjetra probleme të mëdha, shumë nga të cilat të lënë prej atyre që ikën, përsëri nuk është ai që përpiqen të shfaqin.

Në takimet e fundit të Bashës me statura të njohura të politikës së mendimit të djathtë evropian, disa nga të cilat kanë trajtuar ndrysher nga ai shtetin shqiptar, është folur me tërbim të pazakontë, janë sajuar fakte dhe ngjarje sipas “qytetarit digital” dhe është krijuar  një tabllo sinoptike sipas stilit të hoxhizmit. Pas takimit të fundit me Bashën ka prej tyre që kanë ngritur çudinë dhe kanë dyshuar nëse ky njeri mban vërtet një pasaportë shqiptare. Gjuha e tij ky qenë e njëjtë me atë të diplomacisë serbe, e nganjëherë deri edhe në detaje. Si duket, pas përkthimit në gjuhën shqipe.

Është një e vërtetë e pamohueshme: në të gjithë atë që ka bërë në jetën e tij politike, pas humbjes së parë të madhe, në qershorin e vitit 2013 dhe, si nuk ishte menduar, ardhjes së tij në drejtimin e PD-së me bekimin e të parit të fisit të tij politik, Berishës, ka qenë synimi për të ardhur në krye të qeverisë sa më parë të jetë e mundur.

Është njëra nga pamundësitë e mëdha dhe për më tepër e ditur.

Që të jemi të saktë deri në fund, të paktën me bindjen tonë, qeveria Rama nuk është ajo që është pritur dhe nuk ka sjellë atë që njerëzit kanë menduar. Ka njerëz të devotshëm ndaj saj që janë të zhgënjyer dhe që do të kishin dashur të ishte në shumëçka ndryshe. Është lhtësisht e përfytyrueshme dëshpërimin e zhgënjimin e shumë njerëzve me politikën e mosndëshkimit të së keqes, lejimin e saj e, në jo pak raste, vazhdimin në një formë tjetër.

Arritja spektakolare e Ramës nuk ishte meritë vetëm e tij. Ai bëri lojën më të mirë të mundshme politike, duke i kthyer krahët asaj që nuk ishte bërë dhe duke sjellë në skenën butaforike kundërshtarët e tij. Vasilin, që në mendimin e shumkujt ishte vetëm një i deleguar i zakonshëm, dhe Bashën, që nuk ia vlente. E kishin provuar tri herë ministër, një herë kryebashkiak, e kishin provuar të qeshur e të paqeshur, nuk ia vlente.

Basha kërkon të rrëzojë një qeveri që nuk është më e mira e mundshme, jo se do të mund të sjellë një tjetër. Ai e di këtë. E di faktin se askush nuk mund ta rrëzojë Ramën nga pushteti, edhe nëse lëshon nga zingjirët të gjithë nokët e tij. E di se asnjë shtetar i huaj, me mend në kokë, nuk mund të heqë një njeri të autoritetshëm, që jo pak herë edhe ABUZON me këtë autoritet dhe të vendosë një manekin të politikës. Një njeri që kur nuk i ecë i tija, si ato fëmijët plangprishës, thërret kusherinjtë dhe i bërtasin të tjerëve, si këto thirrjet e fundit kundër ambsadorit Lu e zonjës Vllahutin, që , si duket, e kanë vendosur kufirin mes tyre, shteteve që përfaqsojnë dhe një grupi horash në politikë.

Basha i di të gjitha këto. Por atij i duhet një Shqipëri me imazhin e saj të copëtuar, të lodhur, të stërkequr, në mënyrë që një politikë tjetër, ajo serbe, të mund të ketë duart e lira në Kosovë, të sjellë edhe një herë ëndrrën e saj për Kosovën si një Jeruzalem serb.

Mos u habisni me këtë konkluzion.

E kam thënë edhe herë të tjera: mes elitës politike në PD dhe politikës serbe ndaj Shqipërisë qëndron një enë komunikative, që ende nuk është shterrur.

Që ena të vazhdojë funksionin e saj duhet që ndodhë kjo që po ndodh. Është një detyrë nga e cila ai, Basha, nuk mund të shmanget.

Haraçet e borxhet e vjetra paguhen një ditë!

 

—-

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Share This Article
41 Comments
  • Rama do ike, kur te shfaqet nje figure e besueshme, jo Luli, pasardhesi ne lartesine e bëmave te Berishes. says:

    Fiks fare. Ky sozia i Enverit, sa hyri demokracia e Ramizo-Salise, ishte aq i ngazellyer, sa mori rrugat e Europes e su kthye më,……. deri ne 2005, kur u kthye me luge ne brez, per te shtuar pasurite e tij.

    • Apologjia e diktatorit

      Autor: Molla e dijes

      8 vite sundimi kaluan shpejt,
      na ikën ashtu si pa u kuptuar,
      ekonomia u shkatërrua krejt,
      pandeminë s’e kisha menduar.

      Mirë pandemia që morri dhe jetë,
      por më para na zuri dhe tërmeti,
      kush dreqin të më ketë mallkuar vallë,
      gjatë sundimit tim sikur ra qameti!

      Por sidoqoftë unë iu gjenda pranë,
      njërëzit fatkeqë nëpër çadra i futa,
      atje i lashë e ndoshta atje janë prapë,
      vazhdon rindërtimi, dhe Zotit iu luta.

      Mirë qameti, por s’po na ikën as flama,
      BE-ja paturpësisht në baltë na la,
      në spitale po vdesin, s’na dhanë vaksina,
      do marrim plot nga Kina se atje ka!

      Do thoni ju që në fillim i quajta meme,
      deklaratat për ofertën e vaksinës së Rusisë,
      por më pas u pendova i turpëruar,
      ”nuk refuzohet qumështi kur nëna na jep sisë”!

      Tashmë jemi në fushatë zgjedhore,
      kam shtuar mijëra vende në administratë,
      gojët e liga thonë se janë për miltantët,
      kjo s’mund të ndodhë, se s’jam shkërdhatë!

      Ju e dini që ju dua vetëm të mirën,
      e për ju punoj shumë natë e ditë,
      listën për deputetë e pastrova,
      nga të diskretituarit dhe ata banditë!

      Në parlament do keni Luljetën ‘100 vjeçare’,
      dhe Çomon shkencëtaren kokë kuqe,
      gjithë partia pranoi listën e kryetarit,
      ata mi dëgjojnë pordhët edhe ca huqe.

      Nënëmadhja për popullin është shpresë,
      ajo nuk fle gjumë në shtëpi si Lul mavria,
      inxhinierja do ngrejë e ulë kartonin në Kuvend,
      do tregojë dhe përralla si i thotë partia.

      Dr.Çomon mos të ma shajë askush,
      përndryshe e fus prapë vendin në izolim,
      do merrni leje kudo që të shkoni,
      kjo është fuqia e madhe e pushtetit tim.

      Dy mandate që punojmë por s’na lënë rehat,
      opozita na vë gjithmonë shkopinj në rrota,
      denoncon PPP korruptive e gjasme afera,
      por unë dëgjoj oligarkët e jo ç’thotë bota!

      Teatrin e shëmba por mjaft keq më erdhi,
      jo për kulturën, por për brekët e Violetës,
      qan, bërtet, e thërret kot Neritan Liçaj,
      se aleanca e teatrit janë të Lulit dhe Metës!

      Në këtë vend s’besoj se ka shumë të pavavrur,
      që thonë të vërtetën edhe bilbilojnë,
      s’mund t’i dalësh kundra partisë në pushtet,
      të heqin nga puna menjëherë të ndëshkojnë.

      Vërtet lugën plot nuk ua mbusha dot,
      as ujë 24 orë nuk keni në shtëpia,
      ndoshta në Gjermani doni të ikni,
      po të doni përralla, ua tregon partia.

      Ua tregoj unë me batuta përherë,
      ua tregojnë servilët e mi në televizion,
      e patë sa spot të bukur fushate bëra?
      sa bukur Robert Ndrenika atje aktron?

      Ndoshta jeni të varfër e s’keni makina,
      por unë dua rrugë të florinjta t’ju shtroj,
      dua të bëj çdo qytet me aeroport,
      pastaj kush ka lekë le të udhëtojë.

      Ja pra, për këto arsye e dua mandatin e tretë,
      që këto punë të mëdha t’i kem mbaruar,
      e pastaj t’ju kërkoj mandatin a katërt,
      se asnjë nga këto punë s’do kem filluar!

      • Ketu nuk eshte problemi eshte i pjekur apo i papjekur sic thote ky Bedriu,
        se nuk do e martojme Bashen. Ai e kagjetur nusen

        Ketu problemi eshte tek TAKSAT more shoku Bedri

        Ky qe eshte ne krye per te cilin ti kalon ne orgazme, ka taskat me te larta ne Bote, ,

        Energjia elektrike, uji i pjeshem, dhe Karburanti ne Shqiperi jane
        ne cmimet me te larta ne Bote, jo vetem ne Europe, por ne Bote

        Ndersa Basha thote , do i ul komplet cmimet e ujit, dritave, dhe Karburnatit do ja heqi shtesen prej 240 lekesh qe e vendosi Hajduti i Surrelit
        dhe do vendosi taksen 9%, per cdo gje

        Keto 3 kerkesa qe Opozita thote se do ti plotesoj mjaftojne qe Rilindasin e Surrelit ta cojme ne Opozite,
        se ky Ramsi thote ” Taksat nuk ulen ” ,
        dhe ketu e ka fjalen per cmimet e Karburantit, Ujit dhe dritave

        Ndaj Basha qe eshte i “papjekur” sipas Bedranes , duhet
        patjeter te vije ne pushtet,
        se ne lidhje me ‘pjekruine” e tij le te shqetesohet e Shoqja me familjen e tij, jo ne..

        Ne duam taksat dhe cmimet e sherbimeve te ulen –dhe ketu Basha ka program
        shume te mire per te gjithe shtresat e shoqerise Shqiptare

        Mos flasim pastaj per vjedhjet qe ben EDI RAMA me tenderat koruptive,ku 1km ruge fushore e shtron per 20 milion dollare,
        koncesionet qe jane kriminale dhe na kthejne ne nje vend pa te ardhme ,
        po ashtu PPP-te qe po shkaterojne buxhetin e shtetit

        Ndaj patjeter duhet votuar Basha , ne menyre qe Kabruranti te kete cmim
        NORMAL, si gjithe rajoni, jo te jete cmimi ne maje sikur jemi Gjermania,
        qe energjia elektrike te jete me cmim normal, jo te jete sic eshte tani me e larta ne Bote.

        Ok more Bedri, qe na merresh me “moralin” e Bashes , eshte pjekur apo nuk eshte pjekur
        Se ti sic duket kerkon ta ndash nga gruja ate , por ajo pune nuk na duhet fare

        • dhe ti beson se Basha do ule taksat? Ti beson qe Basha ka program? Basha qe te genjen edhe kur e pyet sa eshte ora? Ah te keqen e mendjes… Programi i Bashes eshte te beje leke per vete e per kunatin, kaq!

          Votoje Bashen andej nga Amerika ku je, se ne vendin e vet ia kane pire lengun me kohe.

          • Po qysh te vazgdosh te paguash cmimin e Karburantit , te dritave
            dhe te ujit nga me te lartit ne Bote ?

            Dmth te mos ndryshojme fare –Por te vazhdojme ti paguajme Rames
            taksat qe vendos ai per te perfituar Milioneret e familjes se tij ?

            Nuk jane Shqiptaret budallenj si ty mor mik,

  • A MUND TU BESOHET KETYRE KRYEBANDITEVE SHQIPERI RRENUES

    CFARE NUK MUND TE PRITET NGA HAJVANE QE POLITIZOJNE EDHE CONTRAVIRUSIN !?

    Krimi me i rende i komunizmit kudo ne Bote ka qene lufta e klasave, virusi me i keq i cdo diktature.
    Fatkeqesisht kjo dukuri e mendesi vazhdon edhe sot.
    Basha eshte vetem njeri prej ketyre viruseve 24 karat komuniste.
    Deri edhe fabrikat, pemtoret, diplomat nga universitetet me te mira ne bote u shpallen komuniste nga antikomunistet komuniste qe deri edhe breket e grave e te tyre e te vetar ishin dhe vazhdojne te prodhohen ne Kinen komuniste!
    Nuk po flas per I-phonet, I-Podet, laptopet, kompjuterat …. e prodhuara atje ….
    “ Nuk ka komunist me te keq se komunistin antikomunist” eshte shprehja lapidare e disidenti antikomunist Vaclav Havel.
    A nuk ishin pikerisht komunistet antikomuniste Sali Berisha, Gramoz Pashko… qe hodhen patrullen rrenimtare te “ Kuotes Zero” te “ Cekut te Bardhe”, qe filluan Plep-izimin, Vitrinazi-min, “ Kristal”-izimin qe ishin tre hapat e pare te shterrenimit antishqiptar qe u pasuan edhe nga mbi 15 shtet- zhberje e Shqiperi- rrenime te tjera.
    A nuk ishin ata Dr. Profesore te specializuar edhe ne Perendim qe Piramidizuan mbare Shqiperine duke e kthyer ne nje megakazino ku “ parate e pastra si Kristali” te shqiptareve deri edhe ne Alaska e Zelanden e Re shkaktuan mbi 10 000 viktima prej te cileve 4000 te vrare dhe vetem nderhyrja e forcave Perendimore te udhehequra nga SHBA – Ora Mitike e shqiptareve si popull e si komb e shpetuan Shqiperine nga rrenimi total dhe cliruan e pavaresuan Kosoven!?
    Asnje agresor e pushtues i huaj, as Gengizkhani- Chinchizkhani e as Sllobodan Rankovic – Pashici nuk ja bene Shqiperise e shqiptareve ate qe ia beri kjo “ Bande Gangsteresh” per 15 vjet SaLikekraci.
    E kane fytyre te japin receta 24 karat “ Cekuvi Bardhe” per te perballuar pandemine qe po tronditese mbare Boten te Coronovirusin sikur Edi Rama e qeveria e tij te jete nje fabrike parash kur e gjithe Bota eshte ne karantine.
    E lane Shqiperine troke, rrase ne Diell sic themi ne tropojanet dhe te pafytyret kane fytyre te rekomandojne mospagimin faturave te energjise elektrike, te ujit por “ sa te jete Lala Gjoni gañí pino dhe kendoni “
    E dyfishuan borxhin e jashtem me megakusarine 600 milione euro dhe te “ Autostrades se Kusarise se Kombit”, 650 milione euro te CEZ-it, 860 milione euro borxhe publike Ndaj bizneseve te medha e te vogla ne kohe paqeje e jo ne kohe lufte e lehin dite nate e nate e dite si qene te terbuar per te hapur thesin magjik te qeverise Rama per ti superpaguar edhe te papunet!?
    Sali Berisha Ilir Meta e qeveria e tyre e lane arken e Emergjencave natyrore Kombetare me 4400 dollare gjithsejt ne shtatorin e vitit 2013 dhe sot ulurasin si ujqer te uritur te “ skenarit ogurzi grek” per te detyruar Edi Ramen ne kohe pandemie e lufte mbareboterore kunder CV19-es ta beje detin kos.
    Jo vetem ata por edhe “ Banda e Gangstereve” mediatike re tyre u entusiazmuan deri ne orgazme ekstazike per gjobitjen e shtetit shqiptar nga nje mashtrues e spekullator i sponsorizuar prej tyre si Mafioz nderkombetar Beketi dhe nje gjykate po aq mafioze nderkombetare prej se ciles jane larguar shtete me mbi gjysmen e popullsise se Botes si India, Kina… qe as e njohin fare, sikur ato para te ishin te Edi Rames dhe jo mundi e djersa, taksat e gjaku I popullit e shtetit te tyre qe e rrenuan e zhbene mbi 15 here ne 15 vjet SaLikekraci!!?
    A mund tu besohet qeverisja e Shqiperise ketyre kryegangstereve e kryebanditeve te sterkorruptuar!?
    Ndaj vigjilence, syceltesi kenges se ketyre Sirenave thellesisht e thelbesisht antishqiptare e antikombetare ne keto kohe kolere!
    Tu besosh atyre qeverisjen e Shqiperise edhe nje here tjeter eshte jo vetem marrezi e cmenduri, por edhe vetvrasje masive per shqiptaret si popull e si komb dhe per Shqiperine si shtet !

  • ALBAN DEGA
    A MUND TU BESOHET KETYRE KRYEBANDITEVE SHQIPERI RRENUES

    CFARE NUK MUND TE PRITET NGA HAJVANE QE POLITIZOJNE EDHE CONTRAVIRUSIN !?

    Krimi me i rende i komunizmit kudo ne Bote ka qene lufta e klasave, virusi me i keq i cdo diktature.
    Fatkeqesisht kjo dukuri e mendesi vazhdon edhe sot.
    Basha eshte vetem njeri prej ketyre viruseve 24 karat komuniste.
    Deri edhe fabrikat, pemtoret, diplomat nga universitetet me te mira ne bote u shpallen komuniste nga antikomunistet komuniste qe deri edhe breket e grave e te tyre e te vetar ishin dhe vazhdojne te prodhohen ne Kinen komuniste!
    Nuk po flas per I-phonet, I-Podet, laptopet, kompjuterat …. e prodhuara atje ….
    “ Nuk ka komunist me te keq se komunistin antikomunist” eshte shprehja lapidare e disidenti antikomunist Vaclav Havel.
    A nuk ishin pikerisht komunistet antikomuniste Sali Berisha, Gramoz Pashko… qe hodhen patrullen rrenimtare te “ Kuotes Zero” te “ Cekut te Bardhe”, qe filluan Plep-izimin, Vitrinazi-min, “ Kristal”-izimin qe ishin tre hapat e pare te shterrenimit antishqiptar qe u pasuan edhe nga mbi 15 shtet- zhberje e Shqiperi- rrenime te tjera.
    A nuk ishin ata Dr. Profesore te specializuar edhe ne Perendim qe Piramidizuan mbare Shqiperine duke e kthyer ne nje megakazino ku “ parate e pastra si Kristali” te shqiptareve deri edhe ne Alaska e Zelanden e Re shkaktuan mbi 10 000 viktima prej te cileve 4000 te vrare dhe vetem nderhyrja e forcave Perendimore te udhehequra nga SHBA – Ora Mitike e shqiptareve si popull e si komb e shpetuan Shqiperine nga rrenimi total dhe cliruan e pavaresuan Kosoven!?
    Asnje agresor e pushtues i huaj, as Gengizkhani- Chinchizkhani e as Sllobodan Rankovic – Pashici nuk ja bene Shqiperise e shqiptareve ate qe ia beri kjo “ Bande Gangsteresh” per 15 vjet SaLikekraci.
    E kane fytyre te japin receta 24 karat “ Cekuvi Bardhe” per te perballuar pandemine qe po tronditese mbare Boten te Coronovirusin sikur Edi Rama e qeveria e tij te jete nje fabrike parash kur e gjithe Bota eshte ne karantine.
    E lane Shqiperine troke, rrase ne Diell sic themi ne tropojanet dhe te pafytyret kane fytyre te rekomandojne mospagimin faturave te energjise elektrike, te ujit por “ sa te jete Lala Gjoni gañí pino dhe kendoni “
    E dyfishuan borxhin e jashtem me megakusarine 600 milione euro dhe te “ Autostrades se Kusarise se Kombit”, 650 milione euro te CEZ-it, 860 milione euro borxhe publike Ndaj bizneseve te medha e te vogla ne kohe paqeje e jo ne kohe lufte e lehin dite nate e nate e dite si qene te terbuar per te hapur thesin magjik te qeverise Rama per ti superpaguar edhe te papunet!?
    Sali Berisha Ilir Meta e qeveria e tyre e lane arken e Emergjencave natyrore Kombetare me 4400 dollare gjithsejt ne shtatorin e vitit 2013 dhe sot ulurasin si ujqer te uritur te “ skenarit ogurzi grek” per te detyruar Edi Ramen ne kohe pandemie e lufte mbareboterore kunder CV19-es ta beje detin kos.
    Jo vetem ata por edhe “ Banda e Gangstereve” mediatike re tyre u entusiazmuan deri ne orgazme ekstazike per gjobitjen e shtetit shqiptar nga nje mashtrues e spekullator i sponsorizuar prej tyre si Mafioz nderkombetar Beketi dhe nje gjykate po aq mafioze nderkombetare prej se ciles jane larguar shtete me mbi gjysmen e popullsise se Botes si India, Kina… qe as e njohin fare, sikur ato para te ishin te Edi Rames dhe jo mundi e djersa, taksat e gjaku I popullit e shtetit te tyre qe e rrenuan e zhbene mbi 15 here ne 15 vjet SaLikekraci!!?
    A mund tu besohet qeverisja e Shqiperise ketyre kryegangstereve e kryebanditeve te sterkorruptuar!?
    Ndaj vigjilence, syceltesi kenges se ketyre Sirenave thellesisht e thelbesisht antishqiptare e antikombetare ne keto kohe kolere!
    Tu besosh atyre qeverisjen e Shqiperise edhe nje here tjeter eshte jo vetem marrezi e cmenduri, por edhe vetvrasje masive per shqiptaret si popull e si komb dhe per Shqiperine si shtet !

  • Artikull brilant e krejtesisht i vertete.Te lumte Bedri.Askush me teper se Bedriu,nuk e njohin realitetin ne luften e Kosoves si nje nder drejtuesit kryesor te saj.Asnje me teper se Bedriu nuk mund ta njohin veprimtarin thellesisht antikombetare te S.Berishes e L.Bashes e vecanarisht kunder UCK .Jam i sigurte se heret apo vone do te dalin ashiqare dokumente(megjithese ka plote ) te veprimtaris antishqiptare te ketyre spiuneve te kombit vet qe udheqin nje parti “vagabondash politik” duke shfrytezuar antikomunizmin kryesisht te veriut ne perputhje te plote me drejtimet politike te udheheqjes se Beogradit.
    Populli ne asnje mendyre nuk duhet te besoj ket “klike vagabondash” e ne asnje mendyre ta votoj ate.
    Asht detyre patriotike mos votimi ne zgjedhjet e 25 prillit i grumbullimit te “vagabondave politik” ne PD.MOS VOTIMI per ket bande patjeter do sjell edhe largimin nga kryesia e PD e ketij grupimi ne kryesin e PD,qe do te thot largim,denim perfundimtar i spiuneve serbe.
    Me teper se askush ju i dini si sillen,si veprojne e si nuk lajne skute pa e njollos kombin e vet,aq sa edhe vete perfaqesuesit e shteteve te huaja dyshojne ne kombesin shqiptare tyre
    Edhe nje here Bedri:te lumte per pasqyrimin e vertete e per aktivitetin antishqiptar te PD qe kerkon te bej gjithecka qe te kthehet ne pushtet.E perseris ben gjithecka e me te gjitha format e mendyrat ma monstruoze e teper te frikeshme per tu kethyer ne pushtet.

  • Artikull exelent. O Bedri Islami ke bere nje analize politiko filozofiko te paarriteshme deru sot. Nese diten e pare te hapjes se fushates elektorale me gruan pa imazh , gerdallen Flutura Acka dhe rojen e gerdalles bordello 87 vjecare funderrinen Neritan Licaj Edi Rama hodhi nokaut qe ne raundin e pare Bashen sot kjo analiza perfekte e juaja eshte nokauti i dyte brenda 3 diteve per Bashen dhe perfundimisht paralajmerimi i frikshem per Bashen se fundi politik i tij po vjen dhe 25 prilli do ta konfirmoje ne menyre te pakundershtueshme Gjigandin Edi Rama ne mandatin e tij te trete per kryeminister ndersa Nafije fallxhorja do perfundoje per skrap.

  • Bravo Bedri Islami të përgëzoi për këtë qëndrim atdhetar që zulon të vërtetën e hidhur se L.Basha është vazhdimi i Sali Berishës,dhe të dy jan spiun të serbisë e struktura të fshehta kundër edhe kosovës dhe mbrojtsit e vendosur të bashkëpuntor të Fazlliqit dhe Elez Biberajt ,me ato mesazhe dhe çek dollarësh që u vijn në këtë fushatë .Eshtë detyra e interpolit të zhbiroi çelsin e tredhtisë së kësaj mafje të Sali Ram Brishës,në vend që ky të ishte me pranga në duar ,ky kërkon mandatin e deputetit .Kësaj i thonë kur vrasi kthehet në vendin e krimit.Basha me Saliun pa u tha gjaku kërkojnë të kthehen përsëri në zyrën e kryeministrit dikurshëm ,por kjo nuk do ndodhë sepse populli i njehë këta bandë që kur kan qënë në pushtet kan vepruar si gestapo kundër kundërshtarve politik

  • Mua me shqeteson seriozisht , ajo pjese e shqiptareve brenda e jashte kufijve londineze qe i shkojne pas verberisht Sali Berishes . Nuk eshte hera e pare qe z. Bedri Islami i ben publike dhe te kuptueshme per cilindo , se kush eshte S.Berisha dhe tani pasuesi i tij L.Basha . Si eshte mundur t`iu kete ngordhur fare nervi kombetar i te qenit shqiptar , gjithe atyre njerezve dhe te mos iu beje pershtypje fare qe po shkaterrojne shtetin e ngritur me aq mund e sakrifica nga rillindesit tane te pa vdekshem para me shume se nje shkulli dhe te vihen ne rresht , kush t`i sherbeje me me zell Serbeve ?! Si eshte e mundur qe Albin Kurti , i cili e mban veten per 24 karat , t`i hidhet ne qafe Sali Berishes , lul Bashes e Ilir Metes ? A i kane trute ne vend keta njerez te terbuar qe vjellin dite e nate ne rrjetet sociale vetem e vetem por destabilizim , cthurje e deri ne shkaterrimin e plote te ketij shteti, pa folur per shtetin e ri te Kosoves qe ka 20 vjet qe po i zene frymen , si kellirat serbe ne Shqiperi , ashtu edhe kellirat qe kane kosovaret ne mes tyre ? ? ? ? ! ! !

  • Lulzim Basha ishte antikumunist qysh kur ishte 10 Vjec. Ai degjonte Zerin e Amerikes. Me sa duket Basha nuk e di se ne ate periudhe kur ai degjonte Zerin e Amerikes, e degjonin dhe koministet me te „thekur „ Nje tjeter e keqe per te eshte perse ai u lidhe me nje nga keta komuniste te „ thekur“ ,qe ndroi ngjyren, nga i kuq ne blu dhe nese Enver Hoxhes ju deshe 45vjet te eleminonte ortaket , Sali Berisha i eleminoi ata qe themeluan PD, ne vetem pak vite ? A e kishte njohur Basha, apo ta afermit e tij Sali Berishen, me bllokun e zi qe mbante ne dore,si gjithe sekretaret e partise te tjere, tek kalonte rende , prane klubit te gazetareve,te gazeta Bashkimi. A mos ishte dhe familja jote, nga ata qe ndruan ngjyre. Atehere vertet ishte Basha nje antikumuniste siç pretendone. Apo nje karrieriste qe si shume politikane ne ditet e sotme ,behen shume te pasur. Njerzit sot kane sy e shohin. Ne nje kanal te televizionit gjerman, nje gazetar ,pyeti nipin e Titos, se perse punon me taksi, a nuk te la gje gjyshi !? Nipi ju pergjigje se sot jane ata politikane qe behen me kapital. Dhe vertet kudu sheh se si ne sistemin e ri „ demokratik“ qe sot , mbijeton me politikane shume te pasur dhe kapitaliste me gishte ne goje . Po edhe mundet te fitosh Zoti Basha, shqiptaret korruptohen shpejte dhe kane qejf kur genjehen. A nuk u habit bota kur ne politike u kthye serish Sali Berisha, i perzene me Revolution. Askerkush mos habitet, persa kohe ligji nuk vepron. Pikerishte sot Mediu akuzoi per vjedhje Kryeministrin, ,por asnje prokuror deri tani nuk e ka theritur Mediun ,te faktoi te verteten. Eshte per te ardhur keq se dhe vete Rama nuk ka reaguar. Atehere ne kete iformalitet, perse te mos leshohemi te gjithe, kur eshte normale. Hapi burgjet zoti Rama ! Çdo gje qe prodhon para eshte pune. Leri njerzit te mbijetijne,jo vetem politikanet.

  • Bravo Bedri ,ti ke qenë i lidhur shumë me kohën luftës. Ty të besoj me sy mbyllur.
    E kuptoj që Ramën e përkrah,por të ka ngelur qefi SHUMË se spo i mbyll në burg Sali qenin me kompani.
    Janë aq shumë Bedri për tu mbyllur sa nuk e imagjinon dot njeri.
    Ska burrë nëne ti kapi të gjithë.
    Ata janë të lidhur SHUMË PISK me njëri tjetrin.
    Rama se ka fuqinë,sr tentakulat e tyre kanë arritur deri amerikë. Mënyra më e mirë eshtë eleminimi i tyre një nga një me plumb në kokë.
    Për mendimin tim ta fillosh me fëmijët e tyre ,se ata do i trashëgojnë parat e vjedhura të popullit.

  • O Bedri
    Po harrove mini shengenin e Rames me Serbin e Vucicit RRezimin e e qeverise se
    Albin Kurtit per nji grusht votash pro Trampit nga lobi Serb ne SHBA.
    SHiko pak intervisten e Ditmir Bushatit te Krasta per kembimin e territoreve .
    Rama vuri nji kalama per punet e jashtme si e si mos deshtonte marrveshja me Serbine..
    Apo jo o Bedri se deri para ca ditesh po thoje qe ska me PS apo ti sollen leket ne gjermani per te fol mir per Ramutin.
    Harroje o Bedri mandatin e trete se nuk i voton me njeri keto maskarejt e ripjelljes..
    DHe leri shashkat me lidhjet e Lulit me UDB.
    Rama doli haptas pro Serbise.

    • Te jesh vertet aq gomar , ne kuptimin e plote te kesaj fjale , sa qe mbyll syte per te mos pare dhe degjuar te verteten , qe e thote me ze te larte , si kambane alarmi gazetari yne , nder me te talentuarit , te mencmit e kurajozet , z. B . Islami ? Kaq plehre shqipfoles te jesh , sa ti quash shashka lidhjet e Sali Berishes dhe Lulush Bashes me UDB – ne ? Kaq idjot te jesh , te mos kesh lexuar asgje se sa e perhapur , e vjeter , e preferuar dhe e rrezikeshme eshte per cdo vend te botes LUFTA NE FUSHEN E SHERBIMEVE SEKRETE ? Studjo ore i mjere , se jo vetem do te vdesesh injorant , por do te lesh pjellat e tua edhe me keq se veten tende ! ! !,

  • Shkrim i shkelqyer ,e kur themi shkelqyer dua te them se “shkelqejn” sa te marin syt bemat e personazheve qe permend ! Nuk ka vend te shtoj e as te perseris ato qe duken e thuhen ktu e shum koh, por duke lexuaar kte shkrim ndjej nje pesh te rend turpi , qe bej pjes ne kte popull qe quhen shqiptar e vazhdoj te jetoj me kte turp historik ,ku ashtu sic duken bathet , kur sheh nje analfabet ,nje rrugac bukurosh te kostumosur me buzqeshjen qe permend ,simmboli i hajduteris,i tradhtis, i servilit ndaj kryekriminelit ,nje njeri me ordiner antishqiptar te damkosur qe cirret sot ,na shkruka edhe libra qe mashtrimet dhe veset ti sfumoj e tjua perplas shqiptareve paturpesisht e te kerkoj ta bejn edhe kryeminister ,esht perqeshja ,esht cinizmi , esht injorimi dhe beshtyma me e madhe qe hedh mbi nje popull ! Kte popull po e perqeshin gjith elita politike ,po e perqesh edhe ky kryeminister i domosdoshem qe kemi ,se ne kte xhungel 28 000 km2, prijesit lindin nje her ne 500 vjet e jan po kta shqiptar qe e ndjekin e ne krenohemi me ata shqiptar e me ate histori te shkruar ne leter …Sot shqiptaret, i nderuar Bedri jan “lopet e fermes ” qe milet per te mbajtur kta bandit qe po cirren per radhen e triumfit ! 673 milion euro dergesa nga emigrante kishin populli i mbetur ne xhungel vitin qe na la ! Jan boll per te vazhduar kta komunist antikomunist te jetojn ne delir e nuk esht me faji tyre !Ka 35 vjet qe vazhdon e njejta melodi ,e jan po kto ftyra ,po kta hajdut ,po kta kriminela ,e po kta tradhtar ashtu si thua ! Nese Edi Rama nuk esht ne ate nivel baaltovine qe kaluam ,nuk justifikon bashkejtesen me vrasesit dhe shkaterrusit e Kombit ! A nuk quhet edhe kjo tradhti ???? Ska ma keq kur luan me ndjenjat e nje populli qe beson se duke te ven atje ku je , do gjesh forcen te pastrosh llumin qe e ka pushtuar ! Shqiptaret , te lodhur , te shfrytezuar e te mashtruar vazhdojn ti besojn mrekullive dhe fatit ! Kan hikur ajka dhe femijt qe ju dergon para te jetojn e ne kafenet plot , rafin uj ne havan

  • NUK KA NEVOJE PER ASNJE KOMENT
    KUJT I KA MBETUR NJE GRAM GJAK SHQIPTARI NDER DEJE E KUPTON SE TE VOTOSH PD DO TE THOTE TE FIRMOSESH FUNDIN E KETIJ VENDI

  • .. ” një buzëqeshje karakteristike të përsonazheve të Dikensit.” [B. Islami]

    1. Njeriu qe Qesh [qe e permend disa here ne artikull] eshte shkruar nga V. Hygo. Jo C.Dikensi.

    2. Nese ate e di por beson si ka shkruar se Personazhet e Dikensit [Charles Dickens] njihen per Buzqeqeshje, aq me teper karakteristike, edhe ketu eshte gabim.

    Sic kemi ne Migjenin, Poetin Kombetar te Mjerimit, bota konsideron C.D si shkrimtar – personazhet e te cilit jane te deshperuar, moroze, te humbur, me dhimbje, borxhe, te perbuzur e ne varferi; te pashprese dhe ne rastin me te mire patetike, ekcentrike, te pa fat dhe te palumtur.

    C.D si ne letersine fiktive e ne artikujt jetesor ja kushtoi jeten luftes per te drejtat e femijeve, te varferve dhe reformave sociale. Me beri pershtypje se askush se fut Dickensin te humori, gallata dhe situatat komike, aq me shume personazhe Qe Qeshin e Qeshin dhe Vetem Qeshin; qe me pas kjo ja ben vepren plot me figura TIPIKE te buzeqeshura [karakteristika]

    Sa me lart nuk ka rendesi ne gabime teknike, i di njeri a i ngaterron tjetri. Basha ka. Jeta e librat e tij nuk jane shqetesimi yne, as e shkuara dhe ardhmja ne sens strikt.

    Nuk kemi lluksin sot, tani dhe ketu, per ponderime akademike apo analiza ne kohe. Basha eshte kush eshte. Kritikat e moralizimit kund s’po na cojne. Indinjata morale asnje vlere se ka. Opinioni publik nuk merret parasysh dhe rreziqet aktuale injorohen gjithmone ne favor te se shkuares a te nje te ardhmeje ndaj te cilet sillemi lisho fare. Akuzat dhe abuzimet per te dhe nga ai, jane stertjerrur ne vite.

    Problemi eshte se tranzioni e kultura jone, sistemi politik qe doli nga ne e individet kryesore ne te, na kane lene pa zgjidhje reale. Po ashtu, nuk e kemi sensin e qytetarise e pragmatizmit per votim TAKTIK dhe shpesh ne falim e dhurojme Shtetin per Pushtetin, fajin per Partine dhe japim tifozeri ne dem te interesave kombetare e secilit prej nesh.

    Ka vetem nje pyetje ne momentin aktual

    A ja vlen te mbahet me EDI RAMA, i tejlodhur, pa ide, me shume abuzime, keq-administrim e korrupsion galopant, me nje ekip qe dhe fjala medioker a injorante nuk do i pershkruante dot; te rrinte 12 vite me DUAR NE FONDET PUBLIKE?

    Po/ Jo.

    Jane fondet, taksat, borxhet e humbjet tona.

    Ne cdo gje qe kjo qeveri ka preku dhe na ka futur ne kushtezime [kontrata, humbje, demshperblime] jemi lidhur ne 20-30 vite te ardhshme ku pala qe e peson jemi ne dhe femijet tane.

    Basha nuk eshte zgjidhja ideale, as me e mira. Nuk konsiderohet balanca as manaxher me disa vlera. Por ne Bashkine e Tiranes ai ka dhene 20 leje ndertimi ne nje mandat, kur ERION VELIAJ ka kaluar 400 te tilla. Te kishte diku drejtesi a te jemi ne me fat, emra te tille nuk duhej ti kishim ne pushtet, Basha mund te vegjetonte ne nivel te 5 bureokracie, kamarier / sekretat diku, jo kandidat per Kr.M.

    Ai duhet hequr se sben pas 4 vitesh
    Per tani duhet menduar a do leme me ne pushtet Sajmir Tahiret e Iliret. Jane prape aty. Sajmiri poston: NOSTALIGH PER PUNEN ME POLICINE…dhe qesh neper foto; cdo ish-minisiter ne bote normale do largohej me turp, pas shume akuzash e denimesh. Jo te ne.

    Shoket e tij, jo me pak se Zv.Krye Ministri Erion Brace [tjeter poshtersire edhe ai] shkruan dite me pare; Sajmir Tahirin e kam mik, ASNJE PREJ TYRE NUK RUHET AS DRUHET se ‘nje fjali e tille qe do shkaterronte nje qeveri ne boten normale’ ne Shqiperi nuk rregjistron fare. Njesoj eshte Ilir Beqja, me tenderat dhe kontratat qe kane derrmuar shendetesine tone dhe duhet dekada te shlyhen.

    I duam Elisat e Odetat, Oltat dhe Peleshet, keta delenxhinj qe E. Rama na i tund ne fytyre dite e nate, te kemi edhe 4 vite me shume??

    Po/ Jo

    Zgjidhjet jane individuale, dhe Bedriu e cdo autor shkruajne a jo mendimin e tyre direkt; per vete them Jo. Pa hezitim dhe megjithese L. Basha as e justifikon 5% dhe kurre s’do e meritonte, kete rradhe e ka voten time.

    Edi Rama nuk mund te lihet ne pushtet e te qeverise fondet e vendin per 12 vite me rradhe. Nuk ka me arsye madhore se kjo, qofte Djalli vete te vihej perballe ne VOTIME 12 vite nuk lihen me KETA.

    Pas 4 vitesh, merremi me djallin nr.2. Kur djalli aktual te rri ne sy cdo dite, sikur te desensitivizon e harron se qenka aq shkaterrimtar. PRAGMATIZMI dhe Interesi Kombetar nuk kane qene kurre pika jone me e force ne nivel social dhe te gjere. Edhe kur dikush punon, sjell rezultate, ka arritje, nuk i lepihen kepucet dhe venerohet deri ne qiell si bejme ne me lideret; ata jane vene dhe paguhen per Punen. Punen qe nuk po e bejne dhe na demtojne ne 30 vite.

    me shume i leme ne poste, me keq na demtojne.

    • O shaqua nga vllora!!!!
      Personazhi i dikensit eshte Uria Hipi ooo shaqua nga vllora.ahhhhhh demokraci e bekume qe na bo t’lexojm lloj lloj speciesh qe kujtojn me kte lloj arrogance se dine gjithshka.

    • Dukati fshat ballist ka qene, per Bashen do votoje, diht ai muhabet. Dhe buzeqeshja per te cilen flet Bedriu eshte e Uriah Hipit te Dickensit, David Koperfild, lere letersine Shaqo apo Rajmond vlonjati se nuk i di te gjitha.

  • Militaruci 1; fiks fare (duket që osht ftof n’ tajare)
    Militaruci 2; vigjilencë, syçelësi (në 2009 bythlëpirës berishjan)
    Militaruci 3; artikull briliant dhe krejtësisht i vërtetë (natyrisht për rilindkotas sylesha)
    Militaruci 4; artikull ekselent (dhe i fut një “derru” sot nga pas)
    Militaruci 5; Bravo, bravo (i thonë gamorit kur del nga lluca)
    Militaruci 6: (me rilindasit e tij të pavdekshëm)
    Militaruci 7; (kryesyleshi thotë… njerëzit sot kanë sy e shohin)
    Militaruci 8; Bravo, të besoj me sy mbyllur (thënie tipike idiotërish)
    Militaruci 9; sulmon verbalisht tjetrin, që ta “detyrojë” të besojë se
    gazetari është nga më të talentuarit, më kurajozët, dhe më mençmit. (100% rrotë hajdari)
    Militaruci 10; shkrim i shkëlqyer (mirë që s’tha i shkër….. se do e kishin përjashtuar me ceremoni nga skuadrilja e rilindjotërve)

      • Flakëron bedriu i partisë kryqin në lumë dhe dhjetë rilindiotas të padobishëm hidhen me kokë nga ura për ta gjetur. E gjen Talibani i Degës së punëve të përmrenshme dhe ulëret s i ha ryli i fytit: “fitoreee Islam, fitoreee”

      • I ka zon spira thuj, spiraaa… Hahaha. S’ka ner beu spiroprallor tall lesht e pacurit me ksi bedelash

        • Ej o grupo, a e nigjove dje se si tha kryerilindjoti?

          “Edhe ne e kena dhi muhabetin” – tha pa pikë turpi.

          Kështu që s’kanë dhe shumë faj. Kur dhjet i pari kumandari s’ka arsye pse mos të dhjesin në kor dhe militarucat.

          Eh vaksinë qineze ç’na bëre ç’na bëre… Na i zuri spira rilindjotërit

  • Lulzim Basha kryeminister per ti dhene fund qerthullit 30-vjecar te kryeministrave te dale nga dhjetori-90 i Ramiz Alise.
    Bedrinjte duan akoma te plaken e bile te vdesin duke pare Ramen ne kryeministri ti tregoje perralla me Anti-KCK.
    Mjaft me plehrat e Ramiz Alise te markes Dhjetor-90 !
    Lulzim Basha eshte njeri prej nesh, jo nje nga Ata.

  • O Bedri o Bedri Islami,
    Që nuk luan nga istikami,
    Shohim gjurmët por jo ujkun,
    Shohim qetë por jo bujkun.

    Janë njësoj o mik të tërë,
    Si dy prerëse në një gërshërë,
    Të gjithë janë legenë,
    Luajnë rolet në një skenë.

    Janë tashmë të pasuruar,
    Neve na kanë në duar,
    Ngrejnë pallate me shumë kate,
    Iku puna jonë vate.

    Ne të tjerët hiqemi zvarrë,
    Ca s’kanë bukë e ca të marrë,
    Kushdo që pushtetin ta ketë,
    Di ta mjelë si do vetë.

  • ts,mos u turpero fare sepse nuk besoj se ben pjese ne kete popull perderisa ndihesh i turperuar.Ke te drejte te zgjedhesh nje popull tjeter Sa per ata servilet e pushtetit monist te Rames qe po na ngrejne ne qiell shkrimin e Bedriut nuk me ben asnje pershtypje sepse ata e urrejne demokracine po aq sa e kemi urryer ne monizmin.Ata ,bashke me Bedriun ,ne emer te pushtetit te atehershem ishin mesuar te jetonin si agallare (sepse agallareve u rrembyen pronat)ne kurriz te puntoreve. mburren me aksionet vullnetare te rinise (qe vetem vullnetare nuk ishin )por qe vete nuk kane punuar as nje dite dhe sot e kane hale ne sy kete popull qe i rrezoi nga froni megjithse ka si Bedriu qe akoma ushqehet nga partia.

  • Po ti ku e din se Basha nuk e din per “Misionin”
    Ku e din ti se Basha kishte nxjerr lugen ne brez per te treguar peralla anti-komuniste qysh 10 muajsh
    Cfare bere ti me 22 dhjetoo????
    Te shajshe kuturu eshte intelegjence idiotesh
    Sali Berisha i vetem, tek pulle e pruri demokracine(deklarate nga k/ministeri socialist Ylli Bufi ne tv Scvan) ne vitin 2019

  • Dakort me “Julin” me lart,por si zgjidhje e detyruar,nese SPAKU do vazhdije te flere gjume dhe do jetojme diten kur Nr.5 i listes Bashovic do jete prape ne parlament.Bedri Islami i ka vene si dhe here tjeter pikat mbi i.Basha e Berisha e pas tyre Noka jane agjente te UDB-se dhe kriminele te regjur e te pandreqshem.Vetem se sherbimet tona te inteligjences ose jane te dobeta ose edhe ne to jane infiltruar agjente serbe.Ne 25 prill te gjitha votat e “demokrateve” te jene per Murrizin,Hajdarin,Xhozefinen etj etj dhe jo per banden kriminale demokratikase.

  • Ah mor Edi ,mos u mundo te me ngushellosh dhe respektoj cka shkruan ! Po ,ndjehem i turperuar sepse bej pjes aty, sepse ska cte me turperoj nje i panjohur apo edhe te me bej krenar !!Fakti qe mbi gjysma e ktij populli e kan len Atdheun dhe ushqen me lodhjen e ter mundimin e asaj jete jasht tij(Atdheut) ,me nje mall dhimbjeje sepse i mungon ,nuk mundem ta kaperdij keshtu leht sepse paskam zgjidhjen ti perkas dikuj (populli) tjeter ! Ndjehem i turperuar sepse nuk kam forcen magjike ti bashkoj bashkatdhetaret ne nje emrus te perbashket ! Po pse mor Edi “i rezoi nga froni” A nuk jan klyshet e tyre ne fron pavaresisht “maskes” qe mbajn ?Ka nje ndryshim qe spo gjen pergjigje Ata agallaret qe spunuan asnje dit dhe “nderzyen” kte popull te bej vepra qe nuk haroen ,ne emer te diktatures proletariatit , mbanin pushtetin e luftes klasave me ate regjim qe nuk ishte vetem ne Shqiperi ,por ne ter bllokun lindor psh,Rumani,Hungari,Ceki Gjermani Lindore etj , por kur fati solli permbysjen e madhe ,nuk lan pushtetin ne duar banditesh e tradhtaresh ashtu sic i pershkruan z Bedri e ty nuk te pelqen ! Ka 30 vjet qe kta klysh komunistesh te diktatures po luajn me kte popull e u pasuruan frikshem e ky popull ,ndryshe nga ai i asaj kohe ka te drejten e zgjedhjes ,te drejten e reagimit sic vepruan ata me lart ! Cfar udashka te bejn me shum se po i bejn ktij populli kta mashtrusa ,hajdut,e kriminel qe me pasurin e tyre perqeshin edhe femijt qe do vin pas ! Popull i percar , qe skan bes ,qe shiten e blihen duke ven mbi krye kryeministra njeri me mut nga tjetri ! Si ka mundesi ti kthehemi se kaluares qe te zgjedhesh nga halli per 12 vjet rjesht te njejtin ftyr , se ska tjeter e zgjedh te keqen me te vogel ! Kush e ka fajin pra???? Do te duhej ti bija gjat ,por nese lexon artikuj dhe komente e gjen aty pergjigjen ku edhe Bedriu e prek !!! U zgjata shum por edhe baba apo nena te turperon e ske te drejten te zgjedhesh tjeter e aq me shum popullin tend !

  • Ej o grupo, a e nigjove dje se si tha kryerilindjoti?

    “Edhe ne e kena dhi muhabetin” – tha pa pikë turpi.

    Kështu që s’kanë dhe shumë faj. Kur dhjet i pari kumandari s’ka arsye pse mos të dhjesin në kor dhe militarucat.

    Eh vaksinë qineze ç’na bëre ç’na bëre… Na i zuri spira rilindjotërit

  • Mesazhi im eshte-O popull mos harroni-se keta kriminelet e Saliut dhe Lili-Lushit,e kane hap thesin,keta qe na bakan poezi dhe bejte,jane ata qe ban 2 prillin,fajdet,97-98,gerdecin,21 janarin,floririn,klubin partizani,qe bene Tiranen dhe gjithe Shqiperine hale,kujtoni Lanen,parkun Rinia,qendren,keta jane ata qe larguat ne 97 dhe 98 ,qe iken si mij halesh,kata jane ata qe larguat ne 2013,bemat e tyre i dini te gjithe,prandaj mos u merni me me ta se eshte kohe ehumbur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *