Për çfarë po përgatitet Meta?

Ornela

Nga Bedri Islami

 

Ka një dalldi të pazakontë në të gjithë qëndrimin politik dhe ligjërimin e vazhdueshëm të të emëruarit me punë në presidencën e Shqipërisë, Ilir Meta. Po bëhet më shumë se një vit që gjendja e tij e paqëndrueshme emocionale dhe veprimet e tij të sjellin në mendje delirin e një njeriu që, ndërsa e ndjen se po rrëshqet gjithnjë e më poshtë, kërkon të marrë me vete gjithçka që është e mundur dhe, për këtë, si asnjëherë tjetër, kemi një president që më shumë se i arsyeshëm është i shkalluar; më shumë se një njeri normal është në një gjendje anormale; më tej se sa një drejtues i arsyeshëm, qoftë edhe i një firme të zakonshme, është turbullues dhe agresiv; një njeri i deleguar në presidencë për të mos qenë palë, por që prej kohësh është shndërruar në simbolin e opozitës ngrefosëse, e çorientuar, kërcënuese dhe antikushtetuese.

Shqipëria në 30 vitet e saj ka pasur presidentë që e kanë çuar vendit drejt luftës civile, dhe, mjerisht, nuk janë ndëshkuar; ka pasur presidentë që nuk e kanë nxjerrë qimen nga qulli, dhe tani dikush si konjukturë të kohës i përgëzon; ka pasur të atilllë që janë pasuruar duke shitur vendet e punës të gjykatësve, sëbashku me zwvendësin e tyre dhe tani shiten si burra të mirë dhe të ndershëm; ka pasur njerëz të devotshëm, besnikë të partisë dhe të liderit të tyre, por të kujdesshëm me ligjet, tani ka një të deleguar që, si asnjë tjetër, kërcënon kushtetutën, thyen të gjitha ligjet e një vendi që është republikë parlamentare, bën thirrje për kryengritje dhe rebelim, kërcënon me shpërndarje parlamenti, dekreton e çdekreton zgjedhje, tallet dhe përqesh njerëzit me foto plazhiste nga vila e tij milionëshe, fshin fotot e videot e banjove të qenve dhe të maceve në pallatin e tij lalzian, ku është krijuar oazi i politikës, mafias dhe i drejtësisë – një antishtet sundues mbi shtetin;  del i pafajshëm edhe pse duket me zë dhe me figurë është duke bërë një akt të zakonshëm korruptiv, kërcënon në zgjedhjet politike se ,“thoni se po vjen Ilir Meta me miqtë e tij”, shpërndan para haptas në pragun e votimeve, është numërori një në akte korruptive, harxhon dhjetëra e qindra mijëra paund për shkollimin e fëmijëve, e kthen partinë e tij në një detashment ushtarak dhe, në fund, mbledh njerëzit në sheshin para zyrës së tij për të kërcënuar qeverinë e vendit të tij, që për më tepër e ka dërguar në atë zyrë, ku nuk do të duhej të ishte asnjë ditë.

Është rastësi apo një gjetje e menduar mirë për të shkuar drejt asaj që ka përgatitur prej kohësh në mendjen e tij?

Ilir Meta është një politikan karriere. Në fakt, vetëm këtë zanat ka, asnjë tjetër. Nuk i ka thënë kush “puna e mbarë” që kur ka lindur dhe as nuk do i thotë njeri. Tentakulat e tij mbi shtetin janë ogurzeza, të pamëshirshme dhe, si duket, do të mbesin gjatë në jetën politike. Njeri i veprimit të drejtpërdrejtë – gjatë luftës së Kosovës ishte pa dyshim funksionari më i lartë i shtetit që vepronte pa dorashka në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare –  , zemërak dhe pasionant, i rreptë në kërkesën e tij dhe ndër të paktët politikanë shqiptarë që e mban fjalën dhe nuk e braktis mikun e tij. Atë që nuk e harron, nuk e fal dhe, ka një kujtesë fenomenale, rasti i Dritan Priftit e tregon këtë, të cilit nuk ia fali dëshminë dhe nuk qëndroi i qetë deri sa rastësisht, të ndjerit ia “ vodhën” të gjitha filmimet që kishte ruajtur për një ditë të zezë.

Dy herë e ka provuar veten se mund të ngrejë struktura nga e para, edhe kur duket e pamundur; herën e parë me FRESH-in, gjë e pabesuar për kohën, kur të gjithë po e braktisnin anijen socialiste; dhe herën e dytë me LSI, kur askush nuk e mendonte mbijetesën e tij dhe ai ia doli. E vetmja forcë politike pas një ndarjeje që i mbijetoi kohës dhe u bë e treta e domosdoshme në qeverisje. Përmes LSI-së rrëzoi Nanon në vitin 2005, përmes saj mbajti në pushtet Berishën, po në këtë rrugë e rrëzoi atë në vitin 2013 dhe, vetëm katër vite më vonë e kuptoi se balanca e krijuar prej tij, ku ai vetë dhe njerëzit e tij ishin të domosdoshëm, u përmbys, ai doli nga loja, pasi e kishin dërguar thuajse me forcë në selinë presidenciale.

Kishte qenë vonë kur e kishte kuptuar. Miku i tij i dikurshëm, pastaj armiku i tij, më pas përsëri miku dhe tani armiku, ia kishte hedhur dhe ai vetë doli nga e domosdoshmja, sepse kishte dalë nga loja dhe nga pushteti. Dy njerëzit e urdhëruar prej tij, ish ministra, për të bërë deklarata budallaqe vetëm sa e lajkatojnë të majtën në pushtet – në fakt edhe ajo nuk është më e majtë – e bëjnë LSI-në një forcë amorfe dhe, si duket, nëse nuk ndryshojnë rregullat e lojës, një forcë që mund të jetë shpejt e tepërt në jetën politike shqiptare.

Ilir Meta, thamë është 30 vite njeri i politikës dhe vetëm i saj , më mirë se gjithë të tjerët në partinë e tij apo në frontin opozitar, edhe më mirë se Nard Ndoka, e di se dalja nga politika është shkuarja drejt gjykimit.

Dy rrugë ka përpara tij – ose mbetet në politikë si një lojtar i fortë, ose të jetë objekt e subjekt i SPAK-ut. Rrugë tjetër nuk ka. Nëse para tij do të shtrohet vetëm një pyetje mbi bazat financiare të jetesës, me siguri “Vetingu” do e kishte nxjerrë jashtë loje.

SPAK-u e filloi me burgaxhinj dhe njerëz të lidhur me krimin, çka ishte më e lehtë, në fakt këtu i drejtoi politika, dhe, jo drejt vetë politikës që është pjesë e krimit. Nuk ka asnjë bandë në Shqipëri që nuk vegjeton, forcohet, mbijeton e nuk ka lidhje me politikën. Politika është garancia e krimit.

Ajo që ka bërë deri tani Meta në vitin e fundit është pjesë e provave për aktin final të zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.

E ka nisur si delirant, duke sjellë ndër mend Alenden dhe grushtin e shtetit kilian, pasi , nëse e sheh fundosjen e arkës së tij, LSI, ai është i gatshëm të bëjë një akt  të tillë dhe po përgatit veten për ta bërë: një grusht shteti institucional, mos njohjen e rezultatit të zgjedhjeve dhe, me siguri që nuk do e njohë, nëse forca e tij politike del jashtë sistemit, ose, në rastin më të mirë për të, nuk është pjesë e qeverisjes.

Megjithëse nuk ka asnjë të drejtë kushtetuese për dekretimin apo mos dekretimin e qeverisë ai po përgatitet të bëjë një akt të tillë dhe për këtë i duhen disa mekanizma të grumbulluar rreth tij.

Pas Alendes, duke shkuar në terren nacional, Meta solli ndër mend Vojo Kushin e Mic Sokolin, iu kthye Selam Musait dhe të tjerëve, si akte dëshpëruese; kërkoi dhe nuk gjeti një kryeministër rezervë dhe dalldia e tij e shpuri deri tek një analist tv, të cilin e pyeti nëse ai donte të ishte kryeministër; bëri përsëri thirrje për përmbysjen e pushtetit, dhe, kur të gjitha këto nuk i mjaftuan, tani kërkon të grumbullojë rreth vetes këdo që është i gatshëm të sulmojë qeverinë.

Biznesmenë të lidhur me mafian, që kanë filluar të bëjnë “ donacione” të panjohura drejt opozitës nga frika e ndërrimit të pushtetit, gezetarë – ndonjëri nga të cilët ishte në dosjet e Gazidedes për informimet ndaj kolegëve të tij gazetarë, dosje që tani mund të jetë në arkivën Berisha, por që i ka kaluar edhe Metës; ekstremistë të mediave që bëjnë TV privatë dhe shteti nuk ka as kurajon të pyesë se nga është burimi i parave që kapin shifra miliona euro; portale dhe “analistë” që shpifjen e kanë profesion dhe fshihen pas ligjit që nuk e kap median; politikanë që tash 30 vite kanë dërmuar këtë vend dhe, jo të fundit, pas një grupimi që është joshur nga pushteti, është dalldisur nga sulmi psiqik mbi të dhe të cilët janë të gatshëm të kthehen në grupe sulmues për hatër të “Lideres”. Bile, edhe me këngë.

Meta nuk mund ta bëjë këtë me forcat që ai ka rreth vetes dhe as me legjionin ende të pashuar të Berishës, që fshihet nën emrin e Azem Hajdarit.

Atij i duhet e gjithë opozita, përmes së cilës ai bëri disa prova një vit më parë, dogji çfarë kishte për të djegur, shkatërroi çfarë e lejuan qëllimisht të shkatërrojë, nxiti turma për sulm dhe, kur i tërhoqën veshin, bëri thirje për zbrapsje.

Metës nuk i duhet Basha, ai është i përkohshëm dhe i padobishëm, për të shkuar më tej, i dëmshëm. Basha është lideri dy kahësh: në kohët e fundit ai po përpiqet të gjejë një mesore të artë, mes dhunës dhe paraqitjes ndryshe, çka është e vështirë për të, por e padëshiruar nga Meta. Një drejtues i opozitës, që “të gënjen edhe kur e pyet sa është ora”, sipas thënies së vetë Ilir Metës, është guri i parë që duhet mënjanuar dhe lëvizjet e këtij të fundit, duke grumbulluar rreth vetes një trupë drejtuese që nuk ia fishkëllen askush, por besnikë të tij, nuk e tremb Ilir Metën.

Meta e di se me njerëzit e tij të LSI-së, shumica ende në moshën e çunakërisë dhe të delirit, që i josh me shijen e pushtetit, nuk merr dot as komunën më të fundit në Shqipëri, por e di, po ashtu, se me njerëzit e PD-së, opozita ku ende janë grupet sulmuese, mund të bëjë grushtin e shtetit nga një ëndërr presidenciale në një realitet të përkohshëm.

Mënjanimi i Bashës, në mos de jure, de fakto ka mbështetjen e një grupi pranë Berishës, të cilët ende kanë drojën se, si shokët e tyre katër vite më parë, mund të jenë jashtë listave të deputetëve ose, edhe po të jenë në lista, votuesi i së djathtës mund të orientohet kundër tyre dhe atëherë, duke qenë jashtë parlamentit, shumë prej tyre vazhdojnë të jenë të pasur, por politikisht janë askush.

Dy institucione të rëndësishme që monitorojnë Shqipërinë, njëra europiane dhe tjetra përtej Atlantikut, sipas të dhënave të besueshme, kanë kërkuar dhe kanë në tryezat e tyre dosjet e disa njerëzve të politikës, e mbi të gjitha duhet të jetë dosja presidenciale.

Sprova e mëhershme e Ilir Metës kundër Vetingut dhe futja në lojë e ish prokurorit të përgjithshëm, Llalla, në fakt sekseri i tokave, ishte sinjal i fuqishëm për këto institucione se gjërat shumë shpejt mund të dalin jashtë kontrollit dhe se në figurën e presidentit nuk do të kenë më një mbështetës normal, të dinjitetshëm, por kundërshtarin e vazhdueshëm, përbuzës dhe hakmarrës.

Si duket, edhe Meta e mori mesazhin e këtij qëndrimi, që i është dhënë krejt haptas, ndaj gjysmën e të keqes e ka gjetur gjithnjë tek përfaqësuesit dhe diplomatët e huaj, të cilët, duke i sulmuar fort sot, nesër do të synojë t’i bëjnë të heshtin. Asnjë forcë politike dhe asnjë figurë e tillë, në asnjë moment në këto 30 vite jetë plurale, as Berisha në vitin 1997 kur i rrëshqiste pushteti, nuk ka qenë kaq agresiv ndaj botës diplomatike dhe kaq vulgar në paraqitjet e tij.

Sprova e tij e një viti më parë, me krijimin e precedentit të rrezikshëm të presidentit mbi kushtetutën dhe mbivendosjen e datave zgjedhore për të çuar në përleshje dhe rreziqe të mëdha, edhe nëse dështoi nga ndërhyrja e këtyre institucioneve, nuk do të thotë se është e fundit. Sulmet mbi shkollat nga bandat e njohura, tentimi për ta kthyer Shkodrën edhe një herë në vendin e gjakut të derdhur, çka u ndalua përmes një telefonate urgjente në telefonin e kryebashkiakes, të gjitha janë provat e përgatitura për fillimin e vitit 2021.

Dhe të gjitha duhet të jenë në dosjen e tij, e cila, edhe pa to, ka qenë e fryrë, e detajuar dhe mjerisht jo në dobi të vendit.

Ka të ngjarë që Shqipëria të jetë jo shumë larg, vendi ku dy presidentëve apo ish presidentëve t’u ndalohet udhëtimi në disa vende jashtë Shqipërisë…

 

 

 

Share This Article
25 Comments
  • Meta eshte nje djall me brire qe po pregatitet per ate qe Bedriun e ben ta pikturoje djall, pra per te shkurtuar ditet e Rames ne pushtet. Sikur Meta te ishte perkrah Rames ne ecurine e korrupsionit dhe deshtimit qeverises Rama , Bedriu do ta pikturonte si engjell.
    Pra eshte nje Ilir i pare nga vrima e prapanices Rames duke harruar se eshte ne presidence nga ajo prapanice. Kjo e fundit Bedriut ben sikur nuk i kujtohet.

    • Jo vetem qe kjo Bedriut nuk i kujtohet, por do shtoja dhe kete tjetren: eshte ky Bedri qe na ka folur me te drejte mbi demin e kujteses se dobet te nje populli!

    • Por edhe Rama haron se esht Kryeminister nga deshira e koqeve te Metes ,
      se po te mos i donte topja Metes sot Rama do ishte Opozitar i devotshem duke protestuar

      Apo nuk te kujyohet si erdhi ne pushtet hajduti Kryeminister ,
      te cilin e akuzoi hapur OSBE , se Rama ka 300 milion dollare ne bankat e huaja

      • Raimond Vlonjati, po bene avokatin e Likes ka me te zote se ty Floriri,qofsh mire nga shendeti se mendja mund te ndihmojne ne spitalin e spezializuar ne Vlore

  • Bedri,
    Ne shenje respekti per karjeren si gazetar e thinjat si intelekltual,nuk dua te te kritikoj qe deri dje ti dhe tere kjo e perditeshme Ilir Meten e kishit idhul,por per nje fakt fare te thjeshte po shume domethenes per nje qe pretendon te qenurit ‘Gazetar’ e kur nder te tjera shkruan:

    ”..Dhe Meta eshte politikan karjere.Ne fakt vetem kete zaqnat ka..”!”?
    Seluzion total jo vetem qe nuk shpreh asgje por pikerisht flert me gjuhen e Metes dhe tere MUTRAVE te tjere qe ‘politiken’ e konsiderojne ‘Zanat’!Ketu fillon tragjedija 30 nvjet qe edhe Muti Meta e tere Idjotet Pandeli per30 vjet politiken e quajne Zanat biles edhe dhunti mga perendi prandaj ne idjotet ,koke palaret per ta duhet te lutemi e ndezim QIri!
    JO! Bedri politika nuk eshte zanat por pasion,vullnet impenjim MORAL ne sherbim te shumioces e jo shumica ne sherbim te ‘ìpolitikes’ krriminale kujslinge,kanibale karnavale!

  • Bedri,
    Ne shenje respekti per karjeren si gazetar e thinjat si intelekltual,nuk dua te te kritikoj qe deri dje ti dhe tere kjo e perditeshme Ilir Meten e kishit idhul,por per nje fakt fare te thjeshte po shume domethenes per nje qe pretendon te qenurit ‘Gazetar’ e kur nder te tjera shkruan:

    ”..Dhe Meta eshte politikan karjere.Ne fakt vetem kete zaqnat ka..”!”?
    Deluzion total jo vetem qe nuk shpreh asgje por pikerisht flrt me gjuhen e Metes dhe tere MUTRAVE te tjere qe ‘politiken’ e konsiderojne ‘Zanat’!Ketu fillon tragjedija 30 nvjet qe edhe Muti Meta e tere Idjotet Pandeli per30 vjet politiken e quajne Zanat biles edhe dhunti mga perendi prandaj ne idjotet ,koke palaret per ta duhet te lutemi e ndezim QIri!
    JO! Bedri politika nuk eshte zanat por pasion,vullnet impenjim MORAL ne sherbim te shumioces e jo shumica ne sherbim te ‘ìpolitikes’ krriminale kujslinge,kanibale karnavale!

  • Ne zinxhirin rrethor te korrupsionit Berisha-Basha_-Llalla-Rama-Meta-Gjin Gjoni-Berisha,qe kane pas shume oligarke e sheike te ngopur me pasurine e ketij populli,Meta eshte hallka kryesore. Beni mire qe goditni Meten se duke u shkeputur nje hallke,do dalin nudo gjithe te tjeret qe kane 30 vjet qe vjedhin kete popull fukara.

  • Maloket luftetare te Korpusit “AZEM HAJDARI”:
    0-Sahit Dollapi
    1-Edi Paloka
    2-Nard Noka
    3-Genc Ruli
    regjistruar ditet e fundit
    4-Flamur Nokja

    ….Vazhdon regjistrimi ne korpusin e Azemit….

  • O bedri na thuaj zgjidhjen.C'”duhet qe te shpetojme.E dime qe na kane vjedhur dhe vazhdojne ne permasa gjithnje e me te medha per te na vjedhur,e dime qe jane te armatosur,te organizuar dhe ne grabisin per te mbajtur struktura si polici ushtri gjykat prokurori ne sherbim te tyre per te mbrojtur veten e tyre pronat e vjedhura dhe per te vrare njerez te pambrojtur dhe te pa armatosur qe eshte pjesa tjeter.Si do carmatosim pjesen e piset te popullit qe eshte bere pale me keto.Shkruaj faqe te tera po nuk dhe zgjidhjen i bene nje sherbim te shkelqyer kesa pjese te piset.

  • Zoti i nderuar Bedri !.

    Me trasparent ,e me objektiv .Keni haruar se Ilir Meta ka perkrahjen e te gjitha partive politike ,si PS po ashtu dhe PD .Mos na i mburr qe thua se eshte kembengules .Kesaj bande mbare te ketij tranzicioni post komunist te ketyre tre dekadave te fundit ,i nevoitet Meta ..Fatkeqesisht ju nuk e thoni ,e nuk e diskutoj qe e kuptoni me mire se une ,e kete nuke diskutoj .
    O shkruani ,ose me mire do ishte te mos shkruani here tjeter ,se me dukesh njelloj si MERO kelbaza, sic ja kane ngjitur kete epitet komentuesit prej kohesh .Meta eshte peshqesh i Edi Rames ,por me koshjence ne qetesi me te plote te Rames ,kondra interesave tona ,dhe deshirave tona si popull ,per te pasur nje hajdut halabak ne krye te shtetit ,per mos zhvillimin e shqiperise ,keshtu i intereson te gjithe anti shqiptareve politikane mbare .

    Dhe nje gje tjeter z Bedri i nderuar .
    Nje nipi i im ka nje shoqe Gjermane,punojne bashke ne nje firme ,ku tani ben studimet pas universitare ne Angli .U njoh rastesisht me vajzen e Ilir Metes kjo gjermania ,ne fillim ja vari kesaj kesaj gjermanes ,por kur ,kjo gjermania me pa djellezi i tha se une .punoj me nje shqiptar ,direkt vajza e Metes u shkeput ,prej saj .Gjermania u be shume kurjoz ,e pa ne lupe dhe pa se vajza e Metes ne Angli shoqerohet dhe ruhet me bodigarde e me benx te shtrenjte te rinj .
    Zoti i nderuar Bedri ,sja vlen te harxhojme kohen per kete coban nga cepani i skraparit ,eshte cdo gje ne gene ,familja nga rrjedh eshte gjithckaja ,mos prisni gje tjeter prej Metes dhe mos haroni zoti Bedri , rigonin sa do ta vadisesh e ta plerosh nuk behet kurre si LISI i gjate .Bukur e thote populli .
    Ju uroj shendet dhe faleminderit i nderuar ,per kete shkrim zoti Bedri ,largojuni sa me shume Mero kelbazez ,ju lutem .

  • Mbaj mend ditet e fundit te Berishes ne pushtet ne 2013 dhe Bedri Islamet e shtypit majtist ,shpiknin dhe tjerrnin 1000 arsye pa piken e arsyes ,pse Ilir Meta beri hapin e duhur qe ju bashkua Rames !!!
    O Bedri…..shko bej çiçin te lutem !
    E para dhe gjithmone e para ,pa reformim te shtypit nuk ka luftim te korrupsionit dhe zhvillim te demokracise !!
    Jeni bere bajat o Bedri dhe nuk keni turp fare.
    Po ik o njeri se po u puq Rama me Meten ,brenda minutit e ke shkrimin gati…. karavidhe !!

  • Bedrinjte e shkrete! Detyrohen te bejne pirueta sipas valles qe i cakto Rama. Rama bashkohet me Meten, Bedrinjte lavderojne Meten. Rama thartohet me Meten, Bedrinjte mallkojne Meten. Shpesh Rama i ben shpejt levizjet dhe Bedrinjte nga inercia bien permbys.

  • Një gjë eshte e sigurt si drita e diellit. Opozita nuk do e njohë rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme. Veçse, në rast se fiton vetë! 0 për qind shans. Prandaj ajo do përpiqet me çdo kusht të destabilizojë përseri vendin me tritol, molotov, shpifje dhe me “demon-kratët” e Mamurrasit. Meta, Basha, Berisha e kompani nuk kanë aq shumë hallin e pushtetit, megjithëse ai të siguron të ardhura të hatashme, por kanë hallin e kokës! Askush nuk e di se çfarë mund të bëjë SPAK dhe Byroja e Hetimeve që pritet të ngrihet së shpejti. Prandaj Shqipërinë e presin ditê të vështira.

  • Katarakti @……………………..
    Ta shpjegoj une . Mos kij frike nga rumujrat e opozites ,nuk i le ustai ,pertej oqeanit .Se ja ve te dy vezet ne bige .

    Rama , Meta , Berisha ,Basha ,Monika e shume ministra te tjere si nga LSI ,PS e PD , nuk do i kene me emrat ne listat e vitit tjeter ,do kene pune me SPAK e BKH . .Nuk kane halle ne kete kohe te vjedhin prap ,se skane nevoje te vjedhin me ,kane me thase miliona ne euro ,por e duan veten ne politike ,vetem per te pasur cader mbrojtje nga drejtesia qe po organizon Amerika e BE vecanerisht Gjermania ne BE .Prandaj jemi me padurim ne pritje ,ne personat qe duam ligjin ,transparencen e ligjit ,e kjo eshte shume e domosdoshme per zhvillim e shqiperise ,e qetesi afategjate ne ballkanin perendimor ,se ndryshe shqiperia do shkoje ne fund te gremines ,qe eshte shume e larte mbi nivelin e detit ??? Vatani po boshatiset me dhimbje nga rinia dita dites . Do me japesh te drejte nje dite .Te jesh optimist ,dhe mos haro shqiperia ,pra ne jemi anetare te NATO dhe nuk te le njeri ne NATO te shkosh me kooperativa bujqesore e me vjedhje trojesh e dreqi me te birin .Kjo ishte “ZGJUARSIA ” e ketyre debilave anti shqiptare te babazitur ,e qe nga sot e neser , te korrin ate qe kane mbjelle .

  • Z. Bedri.
    Ne kohen e diktatures, ne qytetin tim gjate mbremjes po shetisnin dy prinder ku njeri prej tyre priste te drejten e studmit te vajzes se tij qe sapo kishte mbaruar gjimnazin.
    Me mburrje, ku mbante dhe nje kapele republike, po I mburrej shokut te tij:
    Goca e tij nuk eshte ne nivelin e goces time ne mesime, goca ime qendron me lart, e ka mesataren 9.4, kurse goca e tij, dikujt tjeter, e ka mesataren 9.2.
    Ja ky eshte ndryshimi ndermjet dy kaheve te politikes, vecse ne kahun e kundert, ku njerin mund ta vleresojme me 5.4 dhe tjetrin me 5.2.

  • Gjene mir qe dikush si z,Bedri na kujton ate qe po ham perdit e na thot cfar “gatese” esht e kush jan pasojat per “organizmin”! Prap mir, qe edhe Pamfleti na kujton dhe informon per armiqt e medhej qe gryejn Shqiperin cdo dit ndonese skan len ma gje pa i mar ! Esht e kot te perseris katastrofen qe i sollen Shqiperis kte shqiptar te betuar perbindesha me fytyr njeriu dhe kostum politikanesh ! Esht nje “divizion” i ter qe quhet mekanizem shteteror ,hajdutesh te pa ngopur e kur thua hajdut i formacionit qeveri , ke permbledhur te veset me te keqia dhe egersin qe mbart nje qenie njerzore qe ja kalon cdo qenjeje qe egziston ne tok edhe ne fantazin e perallave thriler ! Veprimtaria e tyre armiqesore ndaj ktij Kombi ka 35 vjet qe hecen ne po ate linj me personazhe te ndryshem qe luajn ,tallen e mashtrojn me kte poull qe hesht me prapaskenat dhe pazaret qe bejn mes tyre pozit opozit per te ruajtur perjetesisht trofet e krimit antikombetar ! Kta kriminel kan emer ,kan fytyra ,kan familje ,kan femij qe i shohim si e gezojn jeten qe ju fali “vota” e shqiptareve qe si zgjidhje kan gjetur rruget ne hikjes neper Bot qe te mundet te “han” dicka se kta per te ciet flas ju moren gjithcka e po vazhdojn ti len ne varferin qesharake !
    Gjith mekanizmi shteteror ne te gjitha qelizat esht i pushtuar e funksionon shkelqyshem sepse ky popull esht i “droguar” i pa aft ,i percar, indiferent , blihet e shitet e kur e shef pisk , ja mbath si qen rugac ! Keq me vjen qe shprehem dhe nuk perjashtoj as veten e me vjen turp qe jemi te till ! Po presim te na “shpetoj” Evropa dhe Amerika nga ata qe vet i zgjedhim po SI behet kjo????? I nderuar Bedri ,ne kte “pushtim shqiptaresh” per fat te keq kan pjes edhe mediat e blera-shitura qe mundohen te na servirin po kta “alien”per te dal nga kjo grop ! Rama ven president Meten ,qe te ruaj pushtetin dhe as i rruhet per “besimtaret” qe i falen ! Meta ben akrobacirat e me te shoqen e peshtir hecen pa ju lekundur hajnia e qellimi i ruajtjes ! Nuk dua te shkoj me tej e te permend ter kalbesiren e ktij shteti e gjith ktij mekanizmi dhunus shqiptaresh ,por dua te them se nuk besoj ma sa koh qe ky popull do i drejtohet “QIELLIT” te clirohet …..

  • @Adih
    Te admiroj per optimizmin,te vleresoj per gjitheòka shkruan por kur me permende ate Ameriken,NATO dhe BE te jem i sinqerte se si mu nakatosen zorret e barkut pas 30 vjetesh…Pershendetje!

    • Po na ngodh kai
      I bien thonjte
      Vrapon Bedriu
      Ti heq patkpjte
      Po ska guxim
      Ti heq lekuren
      E do i gjati
      Te mbuloje shurren

  • Nese do te verejme punen e Ilirit si partiak dhe punen e Metes si president, kemi nje hop cilesor, (nuk po them dallim si nata me diten), ku me punen e tij si president ky Ilir, apo koktule e Skraparit, po e ben punen me se mbari, si per te lare gjynahet e kaluara. Por per Shq. ne keto 30 vjetet e fundit nuk kane qene problem thjesht Salirat, Nanorat, Ramrat, Metrat, Bashrat, etj. me te vegjel, por ka qene xhungla e legjislacionit qe u kane dhuruar miqte e tyre anglo-saksone, nje labirinth dhe nyje gordiane qe i jep dore me te forteve. Nje nga miliarda rastet qe e tregojne kete, ishte katrahuara me shtyrjen e zgjedhjeve vendore, e cila edhe ia jep presidentit kete te drejte, por dhe ka hapsire per mjaft interpretime te ndryshme, nje nga te cilet ishte edhe ai i Kom. te Venecias.

  • Fjale zoteri vetem fjale! A ka njeri ne Shqiperi por edhe jashte saj qe nuk e di kush eshte Likja! Te gjithe e dien kush eshte Sali e basha e Co.Nuk i trazon njeri! E kane zene Shqiperine dhe nderkombetaret per fyti dhe do te jene ata qe kane qene perseri!

  • Z. Bedri,urime per artikullin !
    Duke qene se ne rinine time kam qene gazetar dhe jo nje
    gazetar kushedi, sepse realisht ne ate kohe nuk me pel-
    qente te isha gazetar por dikush tjeter qe e arrita me
    shume peripeci e sakrifica, dua t’ju sygjeroj dy qendrime
    te Presidentit aktual,emrin e te cilit nuk dua t’ja permend
    sepse me thene te drejten me besdis me kulm:
    Se pari,Ky Presidenti YNE, kerkon te grabise me “force”
    attribute qe nuk I ka. Ai don te paraqitet para shqiptareve,
    sic paraqitet Presidenti I SHBA, Trump, para popullit
    amerikan qe me kushtetute,si shtet Presidencial I ka te
    gjitha attributet vendimarrese duke qene shtet President-
    ncial. Ndersa Shqiperia me kushtetute eshte nje shtet
    Parlamentar ku pushteti I Presidentit eshte teper I kufizu-
    ar duke patur pushtet prioritar, Parlamenti ! Po te veme
    ne balance nje shtet Presidencial, si Ai amerikan 435
    kongresmenet plus 100 senatoret te marre sebashku nuk
    e permbysin dot balancen e Presidenti. Kaq I fuqishem
    eshte Presidenti amerikan.
    Po ky Presidenti YNE cfare “pushteti” ka ?! Ka vetem pushtet mbi nje fare “Blushi” qe,me besoni nuk e njeh as
    familjarisht e vet dhe nje grusht servilesh pas vetit qe i
    “recitojne” hosana e ditirambe dhe asgje tjeter. Ah,me falni ka edhe vulat per te dekoruar pas nje qind heresh,
    Vellezerit Frasher,me qe edhe ky myteber eshte sekte
    bektashinjsh,idem si Vellezerit Frashallinj ! Pika zeze,
    per kete president mjeran qe fale o Zot se s’di c’ka ben!
    Z. Bedri, nuk di nese Ju gazetaret e afirmuar e keni vene
    re apo nuk guxoni te beni parallelizma sepse te tilla nuk
    mund te behen sepse krahasimet realisht Jane absurde,
    e kam fjalen tek deklaratat e krereve te PD, te cilat me
    kujtojne raportet e dikurshme te Komiteteve te Partise,
    apo te KQ PPSH me pushtetin ekzekutiv qendror e me baze. Keta “lideret” e PD- i drejtohen pushtetit ekzekutiv
    me pyetjet: Pse ? Pse nuk e ke bere kete ? Pse nuk e ke
    bere ate ? Pse,Pse……?
    Tjeter, me cdo deklarate te “shokeve” te PD vrehen “ulti-
    matume” duke filluar nga “lideri historik” e me radhe, Basha, Salianji, Alibeaj e deri te “kopetentja” Vokshi ….!!!
    Megjithate, ne kohen e shkuar up rralle here kritikat
    shoqeroheshin edhe me levdata “per sulseset e arritura
    ne te gjitha fushat” ,ndersa PD- ja e SALIUT dhe LSI-ja e
    METES nuk dine gje tjeter vecse realitetin aktual e shohin me “syte te zeza” ,te zhytur thelle ne batakun e
    llumin e nihilizmit ! Me kete nuk dua asesi te justifikoj
    katrauren e qeverise de Edi Rames por midis kesaj
    renje katastrofike ekonomike qe kane influencuar faktore
    objektive e subjective,sic Jane Termetet dhe sidomos
    KOVID-19 jane arritur edhe rezultate qe cdo shqiptar i
    paanshem,jo partiak dhe I ekulibruar i shikon me syte
    e tij dhe jo te SALIUT,METES,Bashes,e fanatike te tjere
    fundamentaliste te Partive opozitare !
    Po te pyesnin shqiptarin e zakonshem gabimet e PS dhe
    liderve te saj nuk konsistojne ne ato qe thote opozita por
    diku gjetke. Rrenjet e saj gneosollogjike konsistojne ne
    botkuptimin e saj si Parti por vecanerisht ne liderin e saj
    ne fushen ideologjike.Praktikisht, Rama kerkon votat e
    s majtes por realisht nuk e do te majten ! Ai eshte rea-
    lisht djathtist dhe pothuajse I sherben hapur te djathtes,
    idem LSI-ja e METES, I cili aderon ne te Majten Europia-
    ne dhe eshte bashkuar me te djathten shqiptare ?! Asnje
    shqiptar me dy gisht balle nuk e kupton Pse Partite So-
    cialiste te Europes nuk e perjashtojne nga gjiri I saj LSI-
    Eshte krejtesisht e habiteshme qe nje parti ” ha buken e
    kaurrit dhe ben “duvane” e turkut” ! Po I njejti fenomen
    ndodh edhe me PS ,e pse jo edhe me PD, e cila me de-
    .klaratat dhe qendrimet e saj qe ne krye te heres ka
    mbrojtur dhe mbron,te pakten me aparence interesat e se
    majtes shqiptare dhe jo me kot shqiptaret Kane thene se
    Sali Berisha dhe Fatos Nano duhet te kishin “ndrruar por-
    tat”, Saliu te kalonte te PS dhe Fatosi te PD- ja ……….
    Nuhatja e popullit eshte e padiskutueshme………!!!

  • Z. Bedri,urime per artikullin !
    Duke qene se ne rinine time kam qene gazetar dhe jo nje
    gazetar kushedi, sepse realisht ne ate kohe nuk me pel-
    qente te isha gazetar por dikush tjeter qe e arrita me
    shume peripeci e sakrifica, dua t’ju sygjeroj dy qendrime
    te Presidentit aktual,emrin e te cilit nuk dua t’ja permend
    sepse me thene te drejten me besdis me kulm:
    Se pari,Ky Presidenti YNE, kerkon te grabise me “force”
    attribute qe nuk I ka. Ai don te paraqitet para shqiptareve,
    sic paraqitet Presidenti I SHBA, Trump, para popullit
    amerikan qe me kushtetute,si shtet Presidencial I ka te
    gjitha attributet vendimarrese duke qene shtet President-
    ncial. Ndersa Shqiperia me kushtetute eshte nje shtet
    Parlamentar ku pushteti I Presidentit eshte teper I kufizu-
    ar duke patur pushtet prioritar, Parlamenti ! Po te veme
    ne balance nje shtet Presidencial, si Ai amerikan 435
    kongresmenet plus 100 senatoret te marre sebashku nuk
    e permbysin dot balancen e Presidenti. Kaq I fuqishem
    eshte Presidenti amerikan.
    Po ky Presidenti YNE cfare “pushteti” ka ?! Ka vetem pushtet mbi nje fare “Blushi” qe,me besoni nuk e njeh as
    familjarisht e vet dhe nje grusht servilesh pas vetit qe i
    “recitojne” hosana e ditirambe dhe asgje tjeter. Ah,me falni ka edhe vulat per te dekoruar pas nje qind heresh,
    Vellezerit Frasher,me qe edhe ky myteber eshte sekte
    bektashinjsh,idem si Vellezerit Frashallinj ! Pika zeze,
    per kete president mjeran qe fale o Zot se s’di c’ka ben!
    Z. Bedri, nuk di nese Ju gazetaret e afirmuar e keni vene
    re apo nuk guxoni te beni parallelizma sepse te tilla nuk
    mund te behen sepse krahasimet realisht Jane absurde,
    e kam fjalen tek deklaratat e krereve te PD, te cilat me
    kujtojne raportet e dikurshme te Komiteteve te Partise,
    apo te KQ PPSH me pushtetin ekzekutiv qendror e me baze. Keta “lideret” e PD- i drejtohen pushtetit ekzekutiv
    me pyetjet: Pse ? Pse nuk e ke bere kete ? Pse nuk e ke
    bere ate ? Pse,Pse……?
    Tjeter, me cdo deklarate te “shokeve” te PD vrehen “ulti-
    matume” duke filluar nga “lideri historik” e me radhe, Basha, Salianji, Alibeaj e deri te “kopetentja” Vokshi ….!!!
    Megjithate, ne kohen e shkuar up rralle here kritikat
    shoqeroheshin edhe me levdata “per sulseset e arritura
    ne te gjitha fushat” ,ndersa PD- ja e SALIUT dhe LSI-ja e
    METES nuk dine gje tjeter vecse realitetin aktual e shohin me “syte te zeza” ,te zhytur thelle ne batakun e
    llumin e nihilizmit ! Me kete nuk dua asesi te justifikoj
    katrauren e qeverise de Edi Rames por midis kesaj
    renje katastrofike ekonomike qe kane influencuar faktore
    objektive e subjective,sic Jane Termetet dhe sidomos
    KOVID-19 jane arritur edhe rezultate qe cdo shqiptar i
    paanshem,jo partiak dhe I ekulibruar i shikon me syte
    e tij dhe jo te SALIUT,METES,Bashes,e fanatike te tjere
    fundamentaliste te Partive opozitare !
    Po te pyesnin shqiptarin e zakonshem gabimet e PS dhe
    liderve te saj nuk konsistojne ne ato qe thote opozita por
    diku gjetke. Rrenjet e saj gneosollogjike konsistojne ne
    botkuptimin e saj si Parti por vecanerisht ne liderin e saj
    ne fushen ideologjike.Praktikisht, Rama kerkon votat e
    s majtes por realisht nuk e do te majten ! Ai eshte rea-
    lisht djathtist dhe pothuajse I sherben hapur te djathtes,
    idem LSI-ja e METES, I cili aderon ne te Majten Europia-
    ne dhe eshte bashkuar me te djathten shqiptare ?! Asnje
    shqiptar me dy gisht balle nuk e kupton Pse Partite So-
    cialiste te Europes nuk e perjashtojne nga gjiri I saj LSI-
    Eshte krejtesisht e habiteshme qe nje parti ” ha buken e
    kaurrit dhe ben “duvane” e turkut” ! Po I njejti fenomen
    ndodh edhe me PS ,e pse jo edhe me PD, e cila me de-
    .klaratat dhe qendrimet e saj qe ne krye te heres ka
    mbrojtur dhe mbron,te pakten me aparence interesat e se
    majtes shqiptare dhe jo me kot shqiptaret Kane thene se
    Sali Berisha dhe Fatos Nano duhet te kishin “ndrruar por-
    tat”, Saliu te kalonte te PS dhe Fatosi te PD- ja ……….
    Nuhatja e popullit eshte e padiskutueshme………!!!

  • Rajmond vlonjati prej vicidoli…..ke te fala nga Kryetari i radhes i OSBE-se,zoti EDI RAMA ,kryeminister i Shqiperise …..
    ….megjithate ti e bere punen tende,shko tek padroni te marresh pageen e radhes…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *