Krimi dhe Politika / Pse thuhej në Shkodër “Bajrët i mundën Licët” apo Toma e mundi Xhozin. Fushatat, krimi dhe makabriteti pas vrasjes së fundit

J L

Nga Bedri Islami

 

Është një postulat i njohur që përsëritet në mënyrë ciklike: sa më shumë që afrohet një datë zgjedhore, aq më intensive bëhen krimet. Së bashku me urrejtjen politike mes atyre që tash sa kohë i mbajmë dhe i trajtojmë si liderë, rritet në një proporcion, herë-herë gjeometrik, edhe përplasja mes bandave, krimi dhe qërimi i hesapeve mes tyre.

Ka gjithnjë e më tepër të njëjtin shkak: pas çdo krimi, nëse kërkon në thellësi, do të gjesh edhe politikën, në njërën nga format e saj. Ose një pjesë e bandave janë të lidhura me të, ose politika ka heshtur ndaj tyre, ose, në fund të fundit, politika është pjesa e padukshme, por e njohur e tyre.

Thuajse të gjitha bandat e njohura deri më tani dhe, të tjerat që janë në formatimin e tyre, e dinë krejt mirë se, ata nuk mund as të vegjetojnë për pak kohë, e aq më pak të rriten e të jenë pjesë e determinimit të jetës shoqërore, nëse do të jenë jashtë politikës. Politika dhe lidhja me të është si një pasaportë kalimi, përpunimi dhe shfrytëzimi i aktivitetit të tyre dhe çadra më e mirë e mundshme për të mbuluar aktivitetin e zhurmshëm të krimit.

Ditët e fundit në Malësinë e Madhe ndodhën dy krime të një pasnjëshme: pranë një parcele të mbjellë me kanabis u vranë dy kultivues ose jo të tyre, por që kishin gjithsesi lidhje me to, dhe, pak ditë, fare pak ditë më pas, qëllohet rëndshëm me armë zjarri, në makinën e tij drejtuesi i Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe, sëbashku me të atin dhe gruan.

Në vrasjen e parë duket krejt e thjeshtë: prishja e pazareve të drogës, përplasjet mes njerëzve të të njëjtit fis apo të afërt me njëri-tjetrin. Për disa ditë kërkohet të humburit dhe, pas kërkimeve, shpesh herë aty rreth e rrotull, gjenden trupat e dy të vrarëve, djem të rinj, ndërsa i treti ikën në një drejtim të hamendësuar.

Një burim tepër i informuar më tregonte se në Malësinë e Madhe dhe në Dukagjin ka dhjetra në mos dhjetra e dhjetra parcela të mbjella me kanabis, të zhvendosura mes grinjave dhe zonave pak të banuara, por, theksonte ai fort se, të gjitha këto janë të ditura nga policë të ndryshëm.

“Është e pamundur të mbillet një copë tokë pa patur më parë lejen e një polici”  dhe, kjo leje, kërkon edhe shpërblimin e saj.

Sipas tij, jo pak vetë nga strukturat e veçanta e dinin se ku ishte vendi i vrasjes, pasi aty kishte pasur krisma, por, jo rastësisht ishte pritur deri sa ishin korrur e magazinuar pjesë të rëndësishme të kanabisit të mbjellë aty e rreth e rrotull, e pastaj të bëhej zbulimi i të vrarëve.

Nëse ka ndodhur kështu, kjo është gjëja më makabër e përfytyruar dhe do të kisha dashur të mos ndodhte kështu.

Vitet elektorale janë shoqëruar gjithnjë me mbyllje sysh të shtetit, krijimin e lidhjeve mes një strukture shtetërore dhe pjesë të një strukture tjetër, dhe jo vetëm përfitimet materiale kanë qenë të përbashkta, por edhe përfitimet e mëpasme politike kanë shpërblyer njëra-tjetrën.

Të gjithë e kanë ditur se Lazarati është bastioni më i vendosur i Partisë Demokratike dhe se nga aty kanë qenë edhe burimet më të ndjeshme financiare të saj. Lazarati u bë njëlloj “Stalingradi” i PD-së dhe fillesa e madhe ku politika bëhej oratke me krimin, e mbështeste atë deri në themel, fillimisht heshturazi dhe, më pas, krejt haptas, përmes deklarimeve të ish kryeministrit se “Lazarati është vepër e tij, e politikës së tij”. Ndërsa synohej të dënohej çdo kryeplak që lejonte mbjelljen e kanabisit në zonën e tij administrative, shefi i qeverisë së një vendi haptas merrte në mbrojtje një zonë të tërë, që shumë shpejt u vendos në hartën e kultivimit të një kanabisi cilësor. Aso kohe, pra kur Lazarati lulëzonte, më shumë se gjashtëdhjetë përqind e përfitimit të tij shkonte drejt politikës, e cila siguronte mbrojtjen e saj, krijimin e lirisë së lëvizjes, të tregut dhe të qarkullimit përtej kufijve. Në tetë vite qeverisje, 2005 – 2013, thuajse asnjë ngarkesë e rëndësishme lazaratase nuk u zu nga segmentet e shtetit.

Që nga nxjerrja e lazaratit jashtë “listës së zezë”, pak gjë ka ndryshuar, madje, në disa zona thuajse aspak.

Tashmë, bashkë me krijimin e një hartografie të re të krimit, është edhe harta e mbështetjes politike. “Çunat e fortë” nuk janë vetëm në makinën e Gjiknurit, por në strukturën e shtetit dhe të opozitës. Atë që Gjiknuri e deklaroi në çastet e entuziasmit politik, krejt haptas e theksoi presidenti i vendit në vitin 2017, kur paralajmëroi se në Lezhë po shkonte Ilir Meta dhe miqtë e tij, dhe dihej se me cilët miqtë mund të shkonte për të vendosur “rregullin”.

Që pas zgjedhjeve të vitit 2005, kur forca e rrugës mbisundoi mbi dëshirën politike dhe vendosi se cilët do të qeverisnin, e për më tej, pas zgjedhjeve të vitit 2009, kur u bë tashmë krejt e qartë se pushteti nuk mund të drejtojë pa mekanizmin e rrugës, “ të fortët” livadhisin katër vite për të shërbyer në një ditë të vetme dhe, jo rrallë herë, përmes kësaj dite vendosin se kush do të drejtojë në katër vitet e ardhshme.

Berisha, realisht, duhet pranuar, nuk kishte kurrë kontakte të drejtpërdrejta me to, nuk i priste në zyrë, nuk pinte kafe, nuk bënte shaka, ndoshta edhe nuk ua dinte emrat, por kishte njerëz të tjerë që i kishte vendosur në këto konakte dhe më pas informacioni shkonte tek ai. Fillimisht përmes Shaban Memisë ai kishte lidhjet e fuqishme të nëndheshme, por që i sollën votet e mbidheshme të vitit 2009. Pa to ai me kohë do të kishte ikur nga pushteti.

Socialistët, kur morën mësimin e vitit 2009 se, mund të votohet majtas, por të numërohet djathtas, sidomos kur nuk ke të “të fortë” që të ruajnë votën, e lëshuan brezin që e kishin mbajtur të mbyllur për bandat. Krijuan lidhjet dhe, jo rastësisht, në një bastion të PD-së, pikërisht në qarkun e Shkodrës, për herë të parë, e majta do të kishte më shumë përfaqësues në parlament, se sa e djathta. Ishte një bastion i kthyer, jo se kishte ndryshuar mendësia e njerëzve, por sepse tashmë ishin futur në lojë “të fortët e majtë” , disa nga të cilët kishin qenë deri disa muaj më parë “të fortët e djathtë”. Në Shkodër thuhej qartë se “ Bajrët i mundën Licët”, duket përfytyruar dy grupe që mbështesnin dy forca politike të ndryshme dhe se, “ Tom Doshi e mundi Jozefina Topallin”, si dy përfaqësuesit politikë më të fuqishëm në veriun e Shqipërisë.

Përse rritet fuqia e krimit në vitet zgjedhore që, ky i tashmi sapo ka nisur?

Bandat, më shumë se sa vetë politika, e dinë krejt mirë se është koha kur politika dhe goditja ndaj tyre vë njërin sy në gjumë dhe mbyll paksa syrin tjetër; është koha kur vetë politika, përmes gjuhës së urrejtjes, mbështetjes ndaj tyre nis e krijon atë hapësirë ku gjallëron krimi; është periudha kur ligji i nënshtrohet forcës dhe kur vetë forca dominon ndaj politikës. Të gjitha bandat e goditura deri tani, që nga fundi i jugut e deri në veriun e thellë , kanë pasur lidhje me politikën dhe jo rastësisht ata janë goditur kur nuk i janë dashur më politikës. Rrallë herë gjen goditje bandash në vite zgjedhore e aq më pak në javët e fundit të votimeve.

Që nga urdhëri i Lulzim Bashës, si ministër i brendshëm i kohës së tij, për dhënien e lejeve të përkohshme të burgosurve të  fortë që lidheshin me qarkun e Elbasanit, ku ai kandidonte, gjë që ishte theksuar edhe në kabllogramet e Ambasadës Amerikane në Tiranë, e deri tek lidhjet e Saimir Tahirit me grupet e forta të jugut që kultivonin kanabis, qoftë edhe me shitjen e makinës së tij që qarkullonte edhe pas blerjes e regjistruar në emrin e tij, shëtitjet me skafe etj., politika ka qenë vija e kuqe e shkelur sa herë u është dashur bandave. Cili njeri nuk do të kishte frikë nga një ende i burgosur që pak ditë para zgjedhjeve del me urdhrin e ministrit të brendshëm: cili polic mund të ndalte dhe të kontrollonte një makinë luksoze që është ende me lejen e qarkullimit të ministrit të brendshëm?

Krimi godet, sepse politika hesht. Krimi gjallërohet sepse politika kërkon të qeverisë.

Kur politika të godasë, krimi do të heshtë. Kur qeverisja të jetë e ndershme dhe kurajoze, atëherë do të ketë qetësi.

———

Botuar sot në DITA. Ndalohet kategorikisht ribotimi i plotë apo i pjeshëm pa lejen e redaksisë dhe pa citimin korrekt e të dukshëm të burimit

Share This Article
11 Comments
  • Gjithsesi Toma e Jozi te fituar kane qene e jane. Kane qene si ato qengjat e bute qe kane thithur disa nena,si gjithe politikanet e ketyre 20 viteve te fundit. Nuk jane keq me prona, mendoj se e kane siguruar edhe brezin e 30, nderkohe qe pas 91 kane qene si gjithe qytetaret e tjere. Ndersa kur vjen puna te hakmarrja nuk besoj se ka te fituar. Nuk e di nga eshte marre termi bajrat munden licet. Eshte e pa mundur te kete fitues ne keto raste, e ne cfar do lloj kohe. Te humbur jane te gjithe palet ne keto raste.

  • Bedri ,shoku im,
    Mos permend emra ne Qarkun e Shkodres.
    Kemi kohe qe kemi ik nga Shkodra.
    Gjerat kane ndryshuar.
    Me thoshte nje kusheri i imi, shkodran i vjeter.
    Shkova nga Rusi ne Xhabiej , e nuk me tha njeri ” si ke ndjeh”, as i thashe njeriu.
    As njofta njeri as me njofti njeri.
    E kupton tani qe Shkodra ka ndryshu ?
    E di besoj pse ?.
    Klm

  • Per ke Shkoder flet o Islami Bedri!!??
    A nuk e di qe ‘shkodra loke’ apo ‘shkodra e moteve nuk asht ma Shypni!!!??
    Se asht ma keq cse me 1913 kur Esad Pash Toptani vrau ne befasi komandantin dhe valiun legjendar Riza Pashen dhe Shkodren ja dorrezoj malazezve..ndersa sot pa qeverri qendrore pa shtet pa qeverri vendore,pa shkodrane eshte ne duar te Voltanave xhihadit Isis Spahive u UDBasheve qe djegin librat dhe shkollat e ish djepit te kultures,,,,,

  • Krimi godet jo sepse politika hesht, nos e ndrysho shkrimin tend per te denoncuar krimin. Krimi eshte vete politika. Ata te “fortet” jane viktimat, si te gjallet dhe te vdekurit.
    Po te behesh kurve e politikes kurre nuk ke per te bere asgje per te denoncuar krimin. Po do i vish verdalle per tu marre me viktimat. Krimi eshte vete shteti. Fjalet e tjera jane fukarallek

  • DITA: B.Islami është i kalemit për kohën tonë bardhë e Zi.Por nga Bedriu,etj,në DITA duhet ti mëshohet idesë se kush e ka kapur DREJTËSIN,MEDJET DHE KRIMINELËT NË 30 VITE.Kjo do ta bënte me interes qëndrimin qytetar në 25 prill.
    -Unë me bindje yime shkruaj se Drejtësine,Medjet dhe kriminelet i ka kapur PD dhe Sb që në 92..që me kursin e Plepave,Me krijimin e shumë medjeve të blera prej tij,ku E.Rama edhe Z.Popullit e Mbylli…për pasoj edhe hajdutet e kriminelët komandohen prej tij.
    -Per tju përgjigjur shkrimit tuaj se pse ndodh acarimi krimit në fushatë zgjedhore dhe kush përfiton midis tyre mund të them:
    1-Në të gjitha fushatat zgjedhore Sb,Lb,Im në pushtet kan nxjerr nga burgu të burgosur të rrezikshëm për të fituar zgjedhjet me dhunë,apo për të bërë grushte Shteti.Fakt është 96,97,98,etj.Dhe në medje kemi parë shpesh Lulin dhe Liken të drekojnë dhe qafohen me ta.Për këtë ka foto e vidio.
    2-Edhe tanimë të burgosurit në Peqin,Reç,Rrogozhinë,etj,po protestojnë për kërkrsa absurde.U shkon mëndja për ndonjë rrëmujë,si në 97,98.
    3-Qeveria e E.Ramës ka arrestuar shumë njërz të rrezikshëm për vrasje,droge,prostitucion,vjrdhje,etj,por gjyqsori i ka nxjerr nga burgu shumë prej tyre.Kjo do të thot se DREJTËSIA E SB ËSHTË BËRE NJËSH ME KRIMIN.
    4-Dihet se VETINGUN e ka penguar në maksimum SB dhe I.M që në 2016 e në vazhdim,kur votimi me 140 vota u bë me imponimin e Ambasadorit Amerikan-LLLUUU.Por është fatkeqsi e madhe kur kjo nuk i thuhet hapur publikut nga kopetentët e jo militantet e PD,LSI në Studjot televizive Berishiste,Metiste..!
    5-Rritja e tensionit politkë opozitar didomos nga Presidenti i dalë boje bëhet me qëllim për ti dhënë kurajo krimit dhe militatëve agresiv për fitore të dhunëshme në 2021.
    6-Konkluzioni është i qartë:Nëse drejtësia nuk pastron vet-veten nga të degjrneruarit në pallatin e drejtësisë..nuk mund të arrestoi polotikanët e çdo ngjyre që nga 1992 dhe tu sekuesyroi pasurinë e grabitur popullit.
    7-Unë nuk besoi se SPAK do e bëjë këtë.Pasi është e njejta frymë Saliste,janë i njëjti brum misri kallamoq për kafshë.
    -Këtë e bëri të qartë E.Rama sot në takim në Kryeministri.Të shofim.
    -Flm Dita,Flm B.Islami.

  • Si gjithnje, me shkrimet e tij, Bedri Islami qendron ne eliten e publicistikes shqiptare. Edhe ky shkrim eshte nje skaner i diteve tona, i cili nuk mund te shihet vetem nga te verberit. Urime autorit dhe redaksise per kurajon civile te gjithkoheshme!

  • BEDRI NUK ESHTE E NDALUAR TE ENDERROSH SIC BEN TI NE KETE SHKRIM. NE DALLIM NGA HERET E TJERA I BIE PAK DHE TE MAJTES .
    PO VINE ZGJEDHJET.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *