Dje është prezantuar trajneri i ri i Italisë, ai që i mori vendin e Antonio Contes në stolin e azzurrëve.
Giampiero Ventura ka folur gjatë në konferencën për shtyp, pyetur për shumë tema. E teksa ka theksuar se “s’do të emocionohem lehtë, sepse s’kam moshën. Rroga? Jo një euro më shumë nga sa merrja te Torino. Këtu kam ardhur për të marrë djem nga 20-vjeç, t’I fërgoj dhe t’I bëj të rëndësishëm dhe me vlerë në kombëtare, kështu përfitojnë edhe klubet që i kanë. Kjo është fitorja ime dhe për këtë kam një palmares të pasur…
Që të fitosh duhet të drejtosh pesë skuadrat e para në renditjen e një kampionati dhe kjo s’më ka ndodhur ndonjëherë. Loja ime? Duhet të bëhet në bazë të asaj që dëshiron të arrish. Futbolli i Contes pagoi në një moment të veçantë të Italisë.
Futbollistët që ishin në pankinë në Botërorin e Lipit ishin me një vlerë të jashtëzakonshme. Pankina e Contes ishte e përbërë nga lojtarë që duhet të punojnë për t’u bërë të rëndësishëm. Besoj se mund të përmirësohen”. Modeli dhe moduli? “Në futboll ekzistojnë vitet…
Në disa vite dalin mbrojtës, të tjera sjellin sulmues apo mesfushorë. Ka shumë: Berardi, El Shaaraëy, Bonaventura… Por, prioriteti duhet të jetë kualifikimi në Botëror. Të bësh një miqësore me Gjermaninë dhe të rrezikosh 4 të rinj që të mos jetë pozitive paraqitja s’është në të mirën tonë”.
Ventura s’ka harruar të përmendë edhe Shqipërinë… “Në Itali na njohin vetëm për catenaccio? Pashë Francë-Shqipëri, kur Shqipëria kishte topin, Franca mbrohej me dhjetë lojtarë. Të gjitha ekipet dinë të mbrohen kështu, është evolucion i futbiollit. Problemi është tjtër, mundësia dhe aftësia që të gjesh hapësira kur kundërshtari mbrohet me dhjetë”.
