Pasditen e sotme votohet Presidenti i ri i Republikës, i cili duket se do të jetë Bajram Begaj, kandidat i maxhorancës. Për të votuar Begajn duhen fillimisht votat e deputetëve për ta propozuar si edhe minimum 71 vota për ta miratuar në Kuvend.
Nisur nga kjo, tani po zhvillohet mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, ku fillimisht foli Taulant Balla dhe tashmë kryeministri Rama.
Balla tha se ka besimin se kandidatura e Bajram Begës do të mbështetet edhe nga deputetët të tjerë të Kuvendit të Shqipërisë të cilët do të kishin nderin dhe privilegjin që tu përgjigjet popullit shqiptar i cili e meriton.
“Përmbush të gjitha kriteret kushtetuese ligjore dhe reflekton të gjitha vlerat duke qenë përfaqësues si interesit të popullit. Ne si grup parlamentar do i nënshtrohemi procedurave parlamentare me besimin se kjo kandidaturë do të mbështetet edhe nga deputetët të tjerë të Kuvendit të Shqipërisë të cilët do të kishin nderin dhe privilegjin që tu përgjigjet popullit shqiptar i cili e meriton”, tha ai.
o.j/dita