“Begzimi dhe kunata më rrëmbyen vajzën, prokuroria i ka provat”

anazapta

Nëna e Bleona Matës, vajzës 6-vjeçare që rezulton e zhdukur prej 22 majit të vitit 2010, akuzon studentin Begzim Isa për rrëmbimin dhe trafikimin, duke i bërë apel prokurorisë që të mos i mbyllë hetimet pa autor. Javën e kaluar, organi i akuzës dërgoi dosjen në gjyq për 21-vjeçarin nga Kukësi, me akuzën e rrëmbimit për qëllime trafikimi të një djali 8-vjeçar nga Zapodi, me qëllim që ta dërgonte në Kosovë, atje ku edhe studionte për Mjekësi. Por prokuroria deklaroi se nuk gjeti prova për përfshirjen e Isës në rrëmbimin e Bleona Matës.

Bukurie Veizi (Mata), thotë se Begzim Isa ka gisht në zhdukjen e vogëlushes dhe ka bashkëpunuar me Qamilen, hallën e 6-vjeçares (ish-kunata e saj, motra e burrit). “Prokuroria nuk duhet të mbyllë hetimet. Begzim Isa ka gisht në zhdukjen e Bleonës, ai ka bashkëpunuar me Qamilen. Prokuroria ka dëshmi që flasin për përfshirjen e tij”, është shprehur Bukuria. Prokuroria për Krime të Rënda tha se nuk ka gjetur prova për implikimin e 21-vjeçarit Isa në rrëmbimin e Bleona Matës. Isa, i dyshuar për trafikim fëmijësh në Kosovë, u hetua për më tepër se 12 muaj në lidhje me zhdukjen e Blona Matës. “Jam i sigurt se Isa dhe ish-kunata ime kanë pasur njohje dhe bashkëpunuar në rrëmbimin e vajzës. Nuk është e vërtetë se s’ka prova. Unë do të ankohem më tej dhe nuk mund ta lë me kaq këtë punë”, thotë Bukuria për mediat.

Në 16 prill, Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgoi në Gjykatë dosjen penale ndaj të riut, por pa akuzë për zhdukjen e Bleonës. I dyshuari është marrë i pandehur vetëm për akuzën e “rrëmbimit të të miturve me qëllim trafikimi”, vetëm për rastin e një 8-vjeçari, për të cilin edhe u arrestua një vit më parë në fillim të prillit 2013. Prokuroria e Krimeve të Rënda pretendon në akuzën e saj se ish-nxënësi i shkollës së mesme mjekësore në Prizren ka tentuar ta trafikojë një 8-vjeçar, të cilin e kishte marrë pa dëshirën e tij duke e larguar nga familja. Të afërmit e djalit 8-vjeçar me inicialet A. F., denoncuan zhdukjen e fëmijës së tyre një vit më parë në Kukës, duke akuzuar pikërisht Begzim Isën. Për shkak se vazhdonte studimet në shkollën mjekësore në Prizren, u dyshua se i riu kishte planifikuar trafikimin e 8-vjeçarit drejt Kosovës. Policia kreu kontrolle në banesën ku mbahej fëmija dhe e gjeti atë, duke vendosur në pranga edhe Begzim Isën, i cili asnjëherë nuk e pranoi akuzën për trafikim fëmijësh.

 

Share This Article
2 Comments
  • Po ku ka njeri te pranoj akuzen c’do me thene kjo asnjehere nuk pranoj akuzen kur i gjeti policia femijen brenda ne shtepi te mare me zor nuk mjafton kjo per tu denuar cfare provash duhen me nuk e kuptoj kete drejtesi ,u kap duke rrembyer femije dhe Bleonen ky e ka mare po ishallah e ka lene gjalle dashte zoti.

  • Turpi i pa pame ka kaqe kohe kerkon e ema gocen dhe shteti nuk çan bythen hiç
    kerkon pjellen e vet nena e prokuroria rri e ben qyfyre .
    akuzon me prova e ema qe ky birbo me ka grabit gocen prokuroria hiç nuk e rrun fare
    çfare i ka ngel Nenes se shkrrete
    vetem nji gje kercenoje merre peng ate hajnin kreminel çoje ne pyll dhe bej presion se vetem kshu do e marresh vesh te verteten pik
    merr Kallashin dhe bej detyren per bijen tende dhe per veten tende zonje e nderuar .
    Qelbesira i rremben gocen diten per diell dhe hiç nuk e rrun njeri
    poshterrsi e madhe kjo o njerez e pa besushme
    rremben beben dhe rri e ha e pi per qejf ky bandit .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *