Behar Baze: Vrasja e djalit tim, për të mos u marrë vesh e vërteta

Bledar Lumani

Behar Baze, babai i Artur Bazes, që u vra gjatë përplasjes me armë në “Rrugën e Kavajës” nga polici Roland Meta, ka reaguar për lirimin e këtij të fundit.

Sipas tij, kjo është një vrasje e dytë për familjen e tyre.

Baze thotë se lirimi i Metës ka ndodhur për ta mbyllur këtë histori, në mënyrë që të mos merret e vërtetë.

Ishte kjo arsyeja, sipas tij, që dhe Meta e vrau të birin.

Djali është vrarë gati 200 metra larg vendit të ngjarjes.

Është qëlluar pas shpine.

Çfarë vetëmbrojtjeje është kjo?

Polici e ka ndjekur djalin tim nga lokali e deri te ajo rrugica ku u gjet i vrarë.

Pse, vetëmbrojtje është kjo?!

Me aq sa më kanë thënë mua, djali e ka qëlluar në këmbë njërin nga ata, pra nuk ka pasur qëllim që të vriste njeri.

Ndërsa polici e ka qëlluar atë pas shpine, pra në ikje e sipër”, thotë Behar Baze për “Panorama”.

Share This Article
8 Comments
  • Me vjene jashtezakonisht keq per vdekjen e djalit tuaj, por armen pse e mbante djali kete nuke e din ti i nderuari baba,gjithsesi nuke eshte fajj i juaj se djali ishte burre, por burre per ti lene prinderit ne pikellim per tere jeten…te rroni e ta kujtoni djalin tuaj z. Behar.

  • Kti babait i kishte dale prej kohesh djali nga duart. Po te mos ishte ai polici, djali i tij do ti kishte vrare te tre personat. Dhe ky babai me pas do ta dorzonte djalin ne burg me duart e tij.

  • Keqardhje per kete Baba qe do te mbroje djalin e tij;i cili gjuajti I pari me arme,,,pra qe e hapi ai I pari luften.
    Shyqyr qe aty qelloi polici R.Meta,sepse ne te kundert artur baze do te kishte dominuar skenen dhe do te conte ne boten tjeter ate per te cilin ishte parapaguar.
    Prinder te tille ne vend qe te mbyllin gojen,mbi pergjegjesite personale te keqformimit te pjelles se tyre,,,,dalin e na bejne publikisht avokatine e kriminelit.

  • Po u denua polici si ne detyre si jashte orarit merr fund shteti. Gjynah per jeten se njehere vjen por : kur mban arme pse nuk i folet ju zoteri pse si beret nje denoncim etj.

  • Ngushellime per prindrit. Per djalin nuk ndiej fare keqeardheje. Perkundrazi UREJTJE. Ne cdo vend te botes se civilizuar denohet me VDEKJE ose burg I’m te perjetshem kush sh kthe ARME kunder SHTETIT. Ne rastin konkrete polici mbrojti shtetin dhe uniforme qe mban veshur.

    RESPEKTE PER POLICIN!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *