Behari sqaron çështjen e gjobave te Flamurtari

redaktor

Pas publikimit të dokumentit protokollar të klubit të Flamurtarit, i datës 22 dhjetor 2014,  për gjobitjen e futbollistëve të kësaj skuadre  me 50 për qind të vlerës së kontratës, e cila bie ndesh me rregulloren e FSHF-se, që parashikon gjobë deri në një pagë mujore, drejtori sportiv i kuqezinjve Ardi Behari reagoi për Sport News.

Pavarësisht se dokumenti mbante firmën e tij dhe vulën e shoqërisë, Behari theksoi se dokumenti është i paplotë, dhe se ekziston dhe një dokument shtesë, që sqaron se kërkesa për gjobë e klubit  ka qenë për 50 për qind të pagës mujore për muajit dhjetor dhe jo për ndëshkim deri në masën 50 për qind të vlerës së përgjithshme të kontratës.

Dokumenti që ju zotëroni nuk është i plotë, pasi është i shoqëruar dhe me një dokument të dytë, i cili sqaron se masa ndëshkimore përfshin vetëm 50 për qind të pagës së muajit dhjetor.

Unë i njoh mirë rregullat e FSHF-së dhe e kam të qartë që ai dokument që ju zotëroni aktualisht është i pavlefshëm, pasi nuk është i bashkëshoqëruar me dokumentin e dytë, të cilin gjithsesi ne nuk kërkojmë ta bëjmë publik.”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *