Fantazisti i Napolit, Valon Behrami sfidon skuadrën e Portos duke thënë se duhet të rrezikojnë më shumë në ndeshjen e kthimit. Sipas futbollistit me origjinë shqiptare por që luan për kombëtaren e Zvicrës, kjo është rruga që mund të çojë Napolin në finalen e Europa League. Behrami është i bindur se skuadra e tij mund të eliminojë Porton pavarësish humbjes së pësuar në përballjen e parë. “Mund të fitojmë sepse luajmë në shtëpi, është një ndeshje e rëndësishme dhe e dimë që mund t’ia dalim. Nuk ëshët e nevojshme që të kërkojmë ndihmën e tofozëve sepse e dimë që ata do të jenë me ne për 90 minutat e lojës dhe kjo është shumë e rëndësishme,” ka thënë Behrami. i.k
