Java e fundit e tetorit përkon edhe me ndryshimin e orës diellore. “Ora diellore” do të hyjë në fuqi natën mes të shtunës së datës 27 dhe të dielës së 28 datës tetor. Në orën 3:00, akrepat e orës duhet të s’postohen një orë prapa, pra duhet të shënojnë orën 2:00.
“Ora diellore” do të qëndrojë në fuqi deri në javën e fundit të marsit 2019. Ndërkaq, në Komisionin Europian është hapur një debat për të braktisur këtë sistem dhe për të lënë në fuqi sistemin e një ore që nuk ndryshon, duke i lënë mundësi zgjedhjeve shteteve të adoptojnë kë orë të duan. Propozimi ka ardhur nga Presidenti Jean-Claude Juncker dhe nëse pranohet, do të ndryshojë zakonet tona.
Arsyeja e ndryshimit të orës çdo vit në të gjithë botën ndodh që njerëzit të përdorin më pak energjinë elektrike dhe të shfrytëzojnë më shumë energjinë diellore.
l.h/ dita

Ideja kjo teper qesharake ne lidhje me rrealitetin.
“””””Arsyeja e ndryshimit të orës çdo vit në të gjithë botën ndodh që njerëzit të përdorin më pak energjinë elektrike dhe të shfrytëzojnë më shumë energjinë diellore.””””””
Kudo qe me ka rastise te banoj dhe jetoj kam, konstatue qe mbi 70 – 80 % e perdorimit te energjise elektrike per ndriqim nuk shuhet asnjihere cdo 24 ore dite-nate.
Kjo luhatje ore ne kohe vetem sa strapacon e ngatrron organizimin e cdo individit ne pershtatje te 24 oreshit te cdo dite-nate ne 4 stinet e vitetit.