Hëna do të kthehet e kuqe mëngjesin e 21 janarit. Ne mund të shohim eklipsin e hënës në orët e para të mëngjesit, saktësisht do të nisë më 5:41 minuta, maksimumi i eklipsit do të jetë në 6:12 minuta dhe do të përfundojë më 6:43 minuta.
Ky eklips hënor i cili do të jetë i pari për këtë vit, do të shfaq hënën më të madhe dhe më e shndritshme se zakonisht. Gjatë këtij eklipsi, hëna do të ndryshojë ngjyrën nga e argjende në të kuqërremtë, për shkak të bllokimit të dritës së diellit nga hija e tokës, kur Toka kalon mes Diellit dhe Hënës.
Eklipsi më i madh i Hënës mbetet ai i 27 korrikut të vitit të kaluar, i cili zgjati plot 103 minuta. Ndërsa eklipsi tjetër i radhës për këtë vit pritet të ndodh më më 16 korrik të 2019 dhe do të shihet edhe në vendin tonë.
v.l/ Dita

Jo Hene e pergjakur,por hene e kuqe,o debile,se dashje padashje po beheni nje me djallin.