Transferimi i bujshëm, Neimar i ka thënë ‘po’ PSG-së

Gazeta Dita

MSN-së së famshme të Barcelonës i ka ardhur fundi. Për këtë janë të sigurt në Brazil, ku televizioni “Esporte Interativo” ka deklaruar sot se braziliani Neimar i ka kthyer përgjigje pozitive skuadrës së PSG-së.

Sipas informacioneve të siguruara nga gazetarët e televizionit brazilian, klubi ka diskutuar me sulmuesin dhe pasi është arritur akordi ekonomik me të, ka vendosur që të paguajë 222 milionë euro për të prishur kontratën që ai ka me katalanasit.

Sigurisht që kjo do të ishte marrëveshja më e bujshme në historinë e futbollit botëror, pasi në krahasim me këtë shifër, transferimi i Pogba nga Juventus te Mançester Junajtid do të dukej si qesharak.

Akordi me Neimar është arritur në bazën e një rroge prej 30 milionë eurosh në vit, plus bonuse të ndryshme në bazë të arritjeve personale dhe ekipore.

Dëshira e Neimar për t’u larguar nga Barcelona ishte pasojë e bindjes që ka se nuk mund të bëhet asnjëherë “numri 1” për sa kohë që luan përkrah Mesit.

Share This Article
1 Comment
  • Barces i befshin mire eurot qe te rrjepi nga ky kuluf, nje shume marramendese, por mbajeni veth ne vesh:
    Per Nejmar ky eshte fillimi i fundit te tij, shpejt do ti harrohet emri, eshte fanelle e rende ajo e Barces, nuk e zevendeson dot ajo ee skilipeces PSG dhe nder te luash ne nje ekip me mrekulline e futbollit Lionel Messi.
    Tironcit kane nje shprehje:
    Tahfmaja e madhe te le pa gje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *