Bëhuni një herë të mbarë për sovranin!

anazapta

SMS në DITA

Në 0689073730

 

Opozitë të dua shumë

Kjo që them nuk është trill

Se ti rregullon shum’ punë

Nëse je vërtet e tillë

 

Mos u bëni inatçinj

Sherrëxhinj e asetqarë

Se reformat duhen bërë

Në çdo fushë dhe sa më parë!

 

Mos harroni ç’keni bërë

Pyje, dete i shëmtuat

Dhe lumenjtë i latë pa rërë

Sa para përvetësuat?!

 

Pasuritë e këtij vendi

Barbarisht i tjetërsuat

Si hienat përmbi kërmë

Xhepat tuaj pasuruat.

 

Bëhuni një herë të mbarë

Për sovranin bashkëpunoni

Jemi që të gjithë shqiptarë

Veten tuaj do nderoni!

 

(Pjesa e dytë nesër) Nga Kapo Labi, Tërbaç, Vlorë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *