Bëje ëndërr, – tha gomari

redaktor

Do të vazhdojmë të merremi me Berishën edhe pas mundjes së tij. Kjo bindje iu përforcua shumëkujt dje. Një ditë më parë atij, u bë publik një mesazh i një djalosh 16 vjeçar që i lutej Berishës të mos jepte dorëheqjen etj. Berisha nxitoi ta hedhë në Facebook dhe… njerëzit qeshën, iu kujtua koha e diktaturës, lejfenizmi, por edhe u vunë në mendime. Pse e bëri Berisha këtë? Që ja, mua më duan edhe të rinjtë, prandaj nuk po iki. Kjo ishte domethënia.

Por dje, Berisha për ta përforcuar këtë bindje duke i shkruar një letër shumë-shumë të gjatë atij djaloshit dhe, pasi justifikon humbjen duke e qetësuar Gentjanin dhe ata që janë pikëlluar për humbjen e tij nënvizon: “Ti do te me kesh me afer se kurre, do te me shohesh ne krahun tend dhe te te gjithe demokrateve te tjere, 18 ore ne dite, ne cdo aktivitet ne parlament dhe kudo, duke luftuar se bashku si luane te vertete, gjersa PD-ja te fitoje perseri dhe ora e integrimit dhe zhvillimit te Shqiperise te ecin me shpejtesine e ores se PD-se”, e mbyll letrën e tij Berisha.

E kuptoni tani? Berisha nuk ka ikur dhe as ka për të ikur. Sepse ai nuk i ka kuptuar dhe nuk do që t’i kuptojë arsyet e vërteta të humbjes më 23 qershor. Sepse arsyet nuk janë ato që shpreh Berisha, por ato që nuk i përmend asnjëherë dhe ku bëjnë pjesë krimi dhe korrupsioni, të vrarët dhe hajdutëria e votave, mashtrimi dhe gangsterizmi i tij.

Para disa vitesh, gazetari i njohur italian, Bruno Vespa, kishte ftuar në studio mbesën e Benito Musolinit, Alesandra Musolinin, e cila ishte deputete në parlamentin italian, të cilën ndër të tjera e pyeti: Gjyshi yt kishte të gjithë qeverinë dhe Italinë, përse u bë grykës duke pushtuar Abisininë dhe Shqipërinë?

Përgjigja ishte përafërsisht kështu: Po ku e di unë se ç’mendonte gjyshi im në atë kohë. Unë ende nuk kisha lindur. Por, mbase edhe që të përshpejtonte fundin e vet.

Më është kujtuar ky episod herë pas here këto vitet e fundit, duke parë si shkonin punët në vendin tonë. Kur shikonim të gjithë se si Berisha që kishte në dorë tërësisht partinë dhe qeverinë, ushtrinë e policinë, pyesnim, pak a shumë ashtu si Bruno Vespa: Ç’i duhej Berishës të vinte nën këmbë gjithë ato pushtete të tjera si Prokurorinë, SHISH-in, KLSH-në e KLD-në, Presidencën dhe KQZ-në? Që të afronte fundin e tij? Këtë mund të na i ftillojë vetë Berisha, por pasi të marrë veten nga humbja e 23 qershorit që e ka shushatur krejt. Tani ai flet si në delir dhe nuk duhet besuar fare në ato që thotë pas 23 qershorit.

Ne mund të bëjmë një arsyetim dhe shkaku na duket se ka qenë fare i thjeshtë: I donte të gjitha këto pushtete vetëm e vetëm për të mbajtur fort Qeverinë dhe Partinë. Disa shtojnë për të garantuar edhe pasurinë që ka grumbulluar gjatë viteve të gjata të pushtetit të tij dhe për t’i shpëtuar ndëshkimit. Dhe kjo është plotësisht e besueshme. Vetëm duke i patur në dorë dhe nën kontroll të gjitha pushtetet ai ndihej i qetë, besonte se siguronte përjetësinë.

Në fakt dështoi. Humbi qeverinë dhe me gjasa duket se do të humbasë dhe partinë. Gjithë ato pushtetet e tjera nuk i hynë në punë për të qëndruar në pushtet dhe për vazhdimësinë e tij. Tashmë atij i duket e pabesueshme që ka ndodhur pikërisht ajo që atij nuk i kishte shkuar nëpër mend, ose që përpiqej ta largonte sa më shumë.

Të gjithë e dinë fabulën e La Fontenit me gomarin që po e shqyente ujku. Bëje, o Zot, ëndërr, thoshte gomari, duke mos e besuar se i kishte ardhur fundi.

Ja kështu dhe me Berishën. Duke parë këtë fund, atij nuk i besohet që ai erdhi aq shpejt për të dhe në mënyrë të pariparueshme. Ndaj e ka humbur krejtësisht toruan dhe po përpiqet me mish e me shpirt që të shpëtojë sa më shumë të mundet nga ato që ka humbur. Sepse duke humbur qeverinë, automatikisht ai i ka humbur edhe pushtetet e tjera, të cilat as nuk do t’i ketë më tej nën hyqëm, as nuk do t’i binden më. Në qeveri nuk ka më asnjë shans që të kthehet, prandaj tashmë të gjitha energjitë dhe djallëzitë në të njëjtën kohë i ka përqendruar për të ‘shpëtuar’ partinë, domethënë për të mos e lëshuar partinë. Me çdo kusht! Dhe këtë, me marifetet që vetëm mendja e tij mund t’i pjellë, duket se do ta arrijë. Për të keqen e PD-së, natyrisht.

Share This Article
3 Comments
  • Enderr eshte tha Majlinda. Enderr eshte tha Artan Hoxhe -Presidenti( edhe ky ende enderron se eshte president ). Nuk na kuptoi gomari popull tha Sherefedini. Enderr ju duket te gjitheve.
    Te gjithe jane ne nje kllapi , qe nuk e mendonin se do tu ndodhte kjo. Tamam sikur u kaloi rryma e tensionit te larte dhe i ka shushatur.
    Jane ne dite zie. Ate dite qe mblodhi qeverine, thone se u ka shpallur edhe zine per 40 dite- deri ne te dyzetat e humbjes se pushtetit , ose me mire te ndeshkimit te rende nga populli .
    Do te mbetet ne historine e Shqiperise si Qeveria me e keqe dhe parelamendti me i felliqur , me nje kryeparlamentare te perdale dhe nje kryeminister vrastar e hajdut..

  • Me duket se ne po zgjohemi nga endra e keqe me “saliun” dhe po na duket si e pabesueshme qe me te vertete u shpor “Neroni”?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *