BËJE, OSE VDIS

redaktor
Ambasadori Amerikan ne Tirane, Donald Lu, Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshem Saimir Tahiri, gjate nje takimi me struktura te policise se Shtetit, ku jane prezantuar rezultatet e dy muajve te fundit te Komisariatit Digital./r/n/r/nUS Ambassador in Tirana, Donald Lu, Prime Minister Edi Rama and Minister of Interior Saimir Tahiri, during a meeting with the State Police structures, which are presented the results of the last two months of Digital Station.

Titulli “Bëje, ose vdis” nuk më takon mua, është thënë nga njëri ndër politologët dhe njerëzit më të shquar të politikës shqiptare, Ukshin Hoti. Është thënë në një moment të vështirë të jetës, burrërisht, dhe ka qenë njëri ndër shkaqet e shumtë të burgosjeve dhe të zhdukjes së tij.

Jemi lodhur prej kaq muajve duke dëgjuar për reformën në drejtësi: Të bëhet apo të mos bëhet, do të jetë e suksesshme apo do të jetë një farsë; është krijesë e institucioneve përtej detit apo një lojë; është thelbi i mendimit të ekspertëve shqiptarë apo u është servisur atyre si një gjetje jashtë strukturave tona; politika është lënë jashtë dyerve apo i ka mbyllur dyert për të tjerët; bëhet gjithçka në dritën e diellit apo nata ka lënë pas fshehtësinë e saj; është dakordancë politike e shumicës qeverisëse apo përmes saj duan t’ia nxjerrin sytë njëri tjetrit; është lojë e ndershme apo dikush po luan me dy porta; cilit kalë i ka hipur ambasadori Donald Lu dhe nga cila pelë ka zbritur zonja Vllahutin; opozita përmes shantazhit mund të rrëzojë qeverinë apo kjo e fundit përmes draftit do të godasë opozitën; Komisioni i Venecias është realisht i preokupuar apo është hija e një loje të shëmtuar që qëndron në dërgesat pranë saj…

Zot, shpëtona nga gjithë kjo pafundësi hamendjesh!

Ka vite që e presim këtë reformë, por për herë të parë, kemi shpresuar, që pas 25 viteve, nuk do të bëhej nën hijen e pushtetit apo të sokëllimave berishiane. Për këtë të fundit jemi gabuar! Hija e tij, përmes frikës së tij familjare, bëhet gjithnjë e më e madhe, ndërkohë që të gjithë e dinë se nëse do të zbatoheshin ligjet, askush, me përjashtim të të miturve, nga ajo familje kobzezë, nuk do të qëndronte jashtë sallave të gjyqeve, për të shkuar më tej, drejt atij që ka passhtesën “i sigurisë së lartë”.

Të gjithë duken bashkë në një gjë: duhet të reformohet drejtësia. Por… Opozita shef në reformim vetëm goditjen ndaj saj, sepse kështu e ka perceptuar drejtësinë që nga “Plepat e Durrësit”, përmes së cilave erdhi gjingjonizmi i mjerueshëm i drejtësisë së sotme, e deri tek sokëllimat barbare të ish-shefit të qeverisë kundër atyre që donin të hetonin 21 Janarin e përgjakshëm, apo Gërdecin fatal. Le të kujtohemi për pak çaste se si nga salla e Parlamentit bubullinte Berisha kundër prokurorëve që kishin guxuar të merrnin në duar, qoftë edhe për pak çaste, dosjet e mëdha të krimit. Është e qartë që duke pasur këtë bagazh pas vetes, opozita do vazhdojë të dojë një sistem drejtësie, as mish e as peshk, brenda të cilit gjenden zullumqarë, arrivistë të pandreqshëm të shpërblyer për drejtësinë e mohuar, arrogantë dhe krijues kështjellash mbrojtëse ndaj korrupsionit.

Janë thënë e stërthënë me qindra herë të gjitha aferat që presin të gjykohen. Janë thënë aq shumë sa që secili prej nesh e di se cila mund të ishte radha e tyre. Do të ndodhë vërtet? Pak kush e beson. Për vete kam disa kohë që nuk e besoj më. Nuk e besoj sepse kaq vite në pushtet ishin të mjaftueshëm, që edhe me këtë sistem drejtësie që kemi të bëhej diçka më e madhe, më e ndjeshme. Mes tyre ka plot të aftë, të ndershëm dhe kurajozë, që nga Gjykata Kushtetuese, e deri në strukturat më të vogla. Ka prej tyre që në momente të veçanta kanë dëshmuar dinjitetin e njerëzve të mësuar me të drejtën, dhe janë ende me konceptet e tyre të lirisë së gjykimit dhe të mendimit. Nuk janë të paktë, nëse sot nuk kanë zërin e tyre të plotë, faji nuk është vetëm tek ato, është edhe jashtë tyre.

Ne e kemi parë të keqen vetëm tek shefat e strukturave të drejtësisë, kur të keqen më të madhe e kemi pasur në kokat e politikës. Të gjithë Prokurorët e Përgjithshëm deri tani janë vendosur nga politika, kanë qenë nën përgjimin e politikës, nën diktatin e politikës dhe janë përzënë nga politika, sapo kanë filluar të kenë shenjat e para të rebelimit ndaj saj. Shpesh herë ata kanë dashur të bëjnë diçka, të dëshmojnë se kanë integritetin e tyre, por politika i ka zbuar, i ka poshtëruar publikisht, i ka detyruar të largohen sa më parë.

Të gjykosh Berishën për gjithë atë që ka bërë mbi këtë vend nuk duhet vetëm një njeri i guximshëm, por edhe një njeri i mbrojtur nga shteti. Nuk duhet vetëm një treshe gjykatësish e prokurorësh të ndershëm, por edhe një mbështetje e fuqishme pas tyre. Të gjykosh të gjithë ata qeveritarë që janë përlyer thellësisht duhet një sistem që, ndërsa siguron mëvetësinë, siguron edhe jetën e dinjitetin e tyre në të ardhmen.

Ndaj, si kreu i mazhorancës së votuar në 23 qershor 2013, Edi Rama e ka detyrim qartësinë dhe vendosmërinë në bërjen e reformës. Ukshin Hoti do t’i thoshte: Bëje, ose vdis politikisht. Ta bëjë dhe të ketë respektin tonë. Ose, të mos e bëjë dhe të shkojë, duke e lënë vendin për dikë që e merr përsipër.

Dëshmia e tij se, “nuk e ka lexuar draftin e përgatitur” është e pakuptueshme. Ai duhet ta lexojë mirë e mirë, rresht për rresht e nen për nen, të ketë mendimin e tij. Dhe ta thotë haptas! Haptas sepse loja e kungulleshkave e ka një fund. Haptas sepse më shumë se në dritën e diellit, një pjesë e lojës po bëhet hijeve të natës; më shumë se qartësi ka mjegullim; më shumë se dëshirë për shtet, është zgjuar ethja e kahershme për marrjen e pushtetit përmes ndryshimeve kompozicionale të qeverisjes, diversioni po rishikohet si shpresë e përmbysjes.

 

Share This Article
18 Comments
  • UNE, TI, AI , AJO, NE, JU..

    ata, ato – i ke bere nje zgjedhim te persosur historise bashkekohore te kriminalitetit “te nivelit te larte” politiko ekonomik, paçka se ka afersisht me shume se kater dekada qe ne gjuhen shqipe lembi “pasur” (ka pasur..) shkruhet “patur” (ka patur..) !

    Edhe Ukshin Hoti, mesiguri do bente kete gabim sostancial ne perdorimin e gjuhes shqipe, sepse edhe ai ishte …kosovar, si ti, si Rexhep Qosja, si Thaçi me shoke e shoqe shume !

    Se ç’lidhje ka Ukshin Hoti kosovar, me jeten e perditeshme te kesaj ane te kufirit, vetem ti mund ta kuptosh e permeditosh, sepse ne, perveç nje respekti per te renet nga dora e pergjakur antishqiptare serbo-malazeze, asgje me shume nuk na frymezon, e as mund te na jape leksione te modernizimit te maredhenjeve mes nesh, jemi formuar me kohe e me vakt, e jemi te mire vaksinuar kunder çdo lloj kolere qe mund te tentoje te kaperceje pragjet e shtepive tona.

    Mundet, dhe pas ketij shkrimi e shume te tjereve si ky, qe akoma nuk ke arritur te kuptosh se reforma ne drejtesi, duhet ti sherbeje shqiptareve ne radhe te pare, per t’i dhene zgjidhjen e drejte atij qe i takon, duhet ti sherbeje atyre qindra mijera shqiptareve qe rreken te zvenitur dyerve te gjykatave me shpirt tashme te kalluar per nje te drejte te mohuar nga nje shpure gangsteresh te mbire poshte pusetave te gjirizeve humane ne kete shkerdhatokraci mbi çerek shekullore.

    Ilirmetistet, saliqelbesiristet, ediramistet, gjongjinistet jane hiçi i shoqerise shqiptare, jane aknet (puçrrat) kalimtare te virgjerise se humbur, te destinuara te zhduken nga vete proçeset fiziologjike te natyres njerezore. Edhe per ndeshkimin e krimeve qe kane bere e vazhdoje te bejne, ne dem te mbi tre milion shqiptareve, natyrisht duhet te sherbeje kjo reforme ne drejtesi, po kurre nuk mund te jete letmotivi i saj.

    Sepse ne kemi nevoje me shume se kurre te krijojme nje sistem te drejte qe ti sherbeje mekembjes e rritjes se mireqenjes se kombit tone, te sigurise per te jetuar e zhvilluar ndermarrje biznesi si vendore ashtu edhe te huaja, qe rrugeve tona te mos dridhemi nga fishkellimat e plumbave gangsterore, qe saimirtahiret e turnit te mos tallen me paprekshemrine tone, me ndjeshmerine tone, qe jamarbermalltezet e Janullatosit (sternip i Roksiane Malltezit – nena e Janullatosit) te mos coptojne teresine tone territoriale, qe parate e djerses sone te mos mbushin xhepat e Fazlliçeve, Olsi Rameve, Tom Ridgeve, Wesley Clarkeve, Jay Carverve, Tony Blereve e putanave maskile hollandeze me emra erotike Lulzime Basha me bashkeshorte te mire zgjedhur.

    Reforma ne drejtesi eshte vitale per te ardhmen tone, jo vetem per tu bere antare te barabarte me popujt e tjere te Europes plake, por per te arritur ate zhvillim e begati per te cilen mbi shtate dekada me pare u flijuan 28 mije bij e bija te ketij populli te lashte. Ndeshkimi ndaj gangstereve qe vodhen lirine tone, do jete reflektimi i kesaj reforme aq te desheruar nga seicili shqiptar me dy mend ne koke. Ukshinet e pertej kufirit le te mesojne nga eksperienca jone….

    • Z. Xume! Nuk e ve ne dyshim se ju keni kulture gjuhesore, por me lejoni qe me dashamiresi t’ju kujtoj se folja ndihmes “kam” ne te kryeren e menyres Deftore, Lidhore, Habitore, Deshirore dhe Kushtore ben perkatesisht: “Kam pasur”. “te kem pasur”, “paskam pasur”, “paça pasur” dhe “do te kisha pasur”, edhe ne “me se e kryer”, “e kryer e tejshkuar”, etj. ben “pasur”.
      Une i lexoj jo rralle komentet tuaja, por kurre nuk me kishte shkuar ne mendje se do t’u shqetesonte emri i Ukshin Hotit, citimi prej tij. Jam i bindur se patriotizmi juaj nuk vihet ne dyshim, por duket se dicka tjeter keni dashur te thoni dhe padashur keni krijuar nje keqkuptim.
      Me respekt

    • Me vjen keq Zotni Xume por ke ber nje koment te ngaterruar
      E para Ukshin Hoti eshte nje LEGJENDE dhe nje nder intelektualet me te medhenj shqiptar te shekullit te kaluar qe fatkeqsisht u eleminua dhe u zhduk ne menyr misterioze.Duke sjell fjalet e te madhit Ukshin Hoti ne kete kontekst autori kerkon te na tregoj se kur i hyn nje pune dhe ke bere nje premtim te madh duhet ta çosh ate deri ne fund cilido qe te jet çmimi qe do paguash.Ai mund te permndte dhe ndonje filozof grek ose amerikan dhe besoj se ti nuk do ishte shqetsu kaq shume sepse po permendet nje shqiptar i madh i nje krahine te SHQYPNIS
      E dyta thua ti Xume se drejtesia duhet tu sherbej shqiptarve ne rradhe te pare!!
      Mire e ke ti ,POR por ngatrrohesh keq se Drejtesi ne rradhe te par do te thote te denohen kriminelat ,vrasesit dhe hajdutat O Xume Protopapa dhe kjo kupton automatikisht se ke bere drejtesi per tan shqiptaret.

  • Respekt perke editorial z.Islaim e per guximin e mendimit te te thenes se gjerave siç jane e siç duhet te jene ne te vertete ne kete kazino ku fiton ai bene trukimin me te madh nen vezhgimin e arbitrave te huaj !Sa per thirrjen qe i bene z.Rama jam i nje mendimi vetem ne pjesen e thirrjes qe i drejton “O beje o vdis”,ndersa per pjesen e dyte jo sepse:Se pari Ai ka kohe qe une se paku me sa e ndjek kete politike nuk ka marrdhenie me stermullarin e te gjithe kesaj katrahure shokun Lu(jo ky i yni),ndiqni me vemendje çakardisjen e tipit Rama duke bredhur jashte shtetit vetem e vetem qe ky popull,keta intelektuale te marrin nje mesazh si ne kohen e mbetjeve te lendeve kimike qe desh na i dhuroi “miku” yne pseudoambasador shoku Arvizu!Ai ua ka mbyllur deren ketyre bisedimeve skutash ,ndoshta edhe per arresyen qe neser mos te futet skenen e kurtheve siç qe rasti i takimit me gazetaret elite te LuLu.ve.Sensibilizimi mbare popullor i step keta ustallare qe kriminelet i etiketojne “burra shteti”.Se dyti thenia e tij se “nuk e kam lexuar draftin” eshte nje alarm i dyte qe tregon se kete pune e kane marre ne dore kinezet se bashku me opoziten Berishjane per te rruajtur te imunizuarit deri ne vdekjen natyrale te tyre per sherbimet e vyera ndaj padrinove qe shkerdhyen kete vend si deshen ne flamurin tashme te grisur te demokracise !Se treti Edi Rama per mua ka dale haptazi duke na thene ish premtimin e tij te vyer e te vjeter tashme ne memorje se “N.q.se nuk do te vihet ne vende drejtesia per 21 Janarin 2011 ,atehere edhe RILINDJA do te digjet bashke me te ne ferrin e drejtesise”!Besoj se kjo kohe ka ardhur z.Islami.Lum kush e merr kete mesazh sa nuk eshte vone se pasketaj dite edhe me te zeza do te shikojme.Ujku Berishe ka lyer kembet me miell e po i afrohet kasolles se kecrave per ti shqyer duke maskuar kembet e tij por jo dhembet sepse ky perbindesh eshte i etur per gjak e gjak shqipetari!Ne kete kohe z.Islami rreth kesaj drame sillen lloj lloj bandash te ardhura enkas per ti ulur ne tavolinen e “paqes” si Selamet,treshja Sh.Rama se fundemi na del Gj.Bojaxhiu qe pasi deshtoi ne Bashkin e Tiranes jo per faj te tij por se nuk qe Arvizu qe ti numeronte votat e pavlefshme te futura nen menge!A thua te jete koiçidence kjo levizje gjithmone e luajtur nga instrumentiste nga jashte kur dihet shume mire qe ky vend e komb ka burra qe e duan kete vend,jane me te perkushtuar per kete kauz,me te devotshem per ta nxjerre shqiperine nga kjo grope (si gropa e Sejdise)qe quhet demokaci,por qe ne fakt vetem e tille nuk eshte kurr!

  • Ne vazhdim te mendimit tend z.Ismaili dua te shtoje dhe nje fakte qe ska se si te shpjegohet ndryshe .
    Ju e trajtoni si gazetar kete ngerc ,si shume ngerce dhe me pare ,une do ti them ckoqitur si te ishja nje kirurg.Ne shqiptaret vuajme nga nje semundje ,sic eshte kjo e Drejtesise ,preje shume vitesh .Kjo teme eshte trajtuar sa here bie nga froni Saliu .Te Majtet si ne opozite dhe ne pozite i kane vene dhe i vene ne dukje, jo nje shkelje, Saliut por me mijra .Jo vetem Saliut por dhe aparatit te tij qe ka drejtuar .Kane bere dhe bejne zhurme sa qe ne (populli) i kemi mbajtur veshet hapur te degjojme gjemen e kesaj fare hajdutesh e kriminelesh .Por me shprese,genjejme veten tek ajo qe duam,presim “Ndeshkimin” .
    Ky si fenomen(kanceri) nuk ka qene i pa njohur per ne .E pam me Nanon dhe e shohim me Ramen .Nanon e bem rrezil dhe u qetsuam kur ai u largua nga drejtimi i Ps .Ndoshta Nnano e dinte dhe e di pse nuk e ndeshkoje Saliun dhe ja la Psen Edit qe do te perplasej se zben me Saliun .Rama na doli me i ashper kur ishte ne opozite dhe ne besuam se ato qe nuk beri Tosi do ti beje ky .Por kane kaluar me shume se 2.5 vite dhe Rama po na mban te njejtin qendrim si Tosi me bemat e Saliut .Kjo sic thoni dhe ju i nderuari Islami: O ta beje ose te vdesi nuk ka shance qe te ndodhi.Do te largohet sic u lagua Nano.
    Ketije kancerit i duhej prere koka me kohe .Metastazat e ti jane shtrire aq thelle sa ato po infektojne dhe vete Ps en.Sic po shohim, brenda koalicjonit Rama -Meta dhe ne radhet e te dy partive qe drejtojne, nuk ka nje qendrushmeri qe tu japi zgjidhje ceshtjeve qe shqetsojne aktualishte politiken shqiptare .Reforma e shume perfolur dhe nga Aleatet po vihet ne pikepyetje te madhe qe do te thote :Mire jeni dhe keshtu sic jeni se ka dhe me keq.
    Pra kirurget shqiptare dhe Aleatve jane te pa afte te bejne nje operacjon te tille.Pse .Kjo eshte nje enigme qe ve ne pikepyetje shume ceshtje te politikes se brendshme dhe vete Aleatet qe na monitorojne per tu integruar .Dal ne kete konkluzjon se me shume ka ide te hedhura se sa veprime konkrete per te operuar .Ndoshta fiqte shqiptare nuk piqen ne qershor e gushte .Duan nje dimer te eger qe ti levizi nga vendi e te piqen .

  • o debil, eshet e. lehte te gjykosh te tjeret. Rama eshte akuzuar per nje pasuri 200 milionesh dhe jo nga opozita apo kundershtaret politike sic ben ti per Berishen por nga OSBE.

    • Reforme ne drejtesi nuk do te kete. Ka futur hundet politika . Nga futja e hundeve del vetem qurro drejtesi. Zgjidhja e vetme eshte prerja e hundeve te te gjithe politikaneve qe kane futur hundet. Alternative tjeter nuk ka. Shqiptare dhe ti Bedri i dashur ,- beni gati mjetet e duhura per ta vendosur me duart tona drejtesine. Rruge tjeter nuk ka.Rruget e tjera jane iluzion ne kete kaos te krijuar nga hundet politike Keto hunde produkt te vetem kane zagarizmin juridik dhe qurrdrejtesine .Asgje tjeter ? Tung !

    • 99 99 99 99 99 @@@@@ Reforme ne drejtesi nuk do te kete. Ka futur hundet politika . Nga futja e hundeve del vetem qurro drejtesi. Zgjidhja e vetme eshte prerja e hundeve te te gjithe politikaneve qe kane futur hundet. Alternative tjeter nuk ka. Shqiptare dhe ti Bedri i dashur ,- beni gati mjetet e duhura per ta vendosur me duart tona drejtesine. Rruge tjeter nuk ka.Rruget e tjera jane iluzion ne kete kaos te krijuar nga hundet politike Keto hunde produkt te vetem kane zagarizmin juridik dhe qurrdrejtesine .Asgje tjeter ? Tung !

  • Respekte Z. Islami! Keni shume te drejte! Te gjithe i dime bemat e Berishes ,Metes dhe Lulit apo te te gjiithe te korruptuarve shqiptare! Te gjithe e dime ,qe duhen shpene para drejtesise, te gjykohen! Per mua, mentaliteti shqiptar,eshte pengesa me e madhe! Berisha tha: me ne fitojne te gjithe! Kuptimi? Vidhni sa te mundni por, me leni edhe mua ne fuqi dhe te bej si te dua! Ky mentalitet shqiptar, eshte thelbi i asaj qe po ndodh edhe sot! Mentalitet oriental qe e beri Zogu, Enveri,Ramizi, Fatosi dhe i dha doren e fundit Vrasesi Berisha dhe mund ta coje me tej Rama! Patjeter duhet nje prokuror kurajos, ashtu si nje gjykates i tille, por mos harro se Berisha, eshte trajnuar dhe keshillohet nga mjeshtra,armiq te kombit shqiptar! Mos harro, se Berisha ka filluar te punoje per te mbrojtur veten qe ne fillesat e demokracise! Kujtoni plepat etj. -Do or die-thote nje proverb amerikan! Por, Rama, ka frike per vete dhe pasardhesit e tij sepse mund t’ja bejne atij neser,ne te njejten menyre! Eshte lufte per te ardhmen e Shqiperise! Do te fitoje Mafia Berisha-Meta apo do e fitoje demokracia! Do te shihet,ne se nderkombetaret ,me gjithe mend e duan Shqiperine apo vetem na perdorin per qellimet e tyre? Rama eshte i djegur neqoftese nuk e ben! Ose per te qene me i sakte Rama eshte i djegur sidoqofte! Mafie e ngritur ne pushtet nga Berisha-Meta eshte shume e fuqishme! Rama duket qe ka frike! -Nuk e kam lexuar -thote! Ose nuk e ka kuptuar, se cfare po ndodh,ose nuk ja mban, ka frike! Do ta mbeshtetin nderkombetaret?! Neqoftese po ,shpresojme te vendoset demokracia ne Shqiperi! Historia perseritet ! Jemi ne kohen e Princ Vidit!

  • Zt. Islami i keni thene te gjitha dhe shume sakte. Edhe une nuk e besoj Reformen ne Drejtesi. Arsyet jane shume por po komentoj disa: Se pari shkopin e Dirigjentit e ka : Diplomati Lu. Amerikani Lu paraqitet shume i Moralshem,por Supa qe po gatuan eshte pa “Moral. Ben bisedime me te gjithe aktoret Politike pamvaresisht ” IMORALITETIT POLITIK” te tyre.. Eshte njesoj sikur per zhdukjen e Droges te kerkosh zgjidhje ne Tavoline me Boset e Karteleve te saj.
    Se dyti te kerkosh reforme ne Drejtesi ajo duhet te jete nje REFORME E PASTER,pra pa Firmen .e pjestareve te koruptuar Politike.
    Se treti perse Diplomati Lu i puth doren S.Berishes?!?!. PSE??? Kush eshte sot SALI BERISHA????. Thjesht nje Deputet..Nese duhet puthur ajo dore,atehere Zt. Lu le te puthe edhe doren e ish Ministrit te akuzuar nga Drejtesia BASHA, FATMIR MEDIU etj.etj..
    Se katerti Diplomati Lu pretendon per Reforme me KRIMINELIN BERISHA; Hajdutin e Servilin pa Moral- BASHA; Te KORUPTUARIN-HAJDUT META; Se fundi do i veje vulen kesaj Reforme USHTARI i Operuar nga Dr.Berisha,te cilit i ka hequr shtydhen Kurizore-Nacionale..
    Pra po u be reforma do jete ” As Mish as Peshk” dhe Peshkaqenet do mbijetojne duke bere Humor te Zi me Diplomatin e bindur LU dhe Popullin e vuajtur e te pa fajshem….

  • Te lumte ajo pene z.Bedri.Vetem analiza dhe thirrje te tilla kane vlera per te shkundur pergjumjen e njerezve te thjeshte, te politikane qe u ka mbetur qofte nje fije ndergjegje e pastertie e pergjegjesie ndaj votuesve te tyre per ta miratuar reformen e drejtesise sa me pare dhe te tille qe te vere para drejtesise secilin qe eshte perlyer ne korrupsion e krime i te gjithe kraheve te politikes se babezitur e cipeplasur.

  • Me te gjata komentet se vet shkrimi i nji LPK-isti, nji Sigurimsi I cili punoi me te madhe dhe perkrahur nga regjimi me trishtues HOXHIST, qe emigracioni mos te drejtohet ashtu siq deshti i madhi JUSUF GERVALLA!

  • Respekte Z.B.Islami.Ju e vini piken mbi “I”.Ndersa ky “tradita” qenka nje PYKE NE DIELLE”.200 mij Eurot jane sajuar nga gazetat e SALIUT dhe i botoi OSBE e cila beri pergenjeshtrim.Dhe ky harron 1 mil.Erot e Lulit te deklaruara vet nga ai,ndersa nuk dihen te pa deklaruarat.Sa te jet SALIU dhe me pas “BIRI” I TIJ-LULI=BERISHIZMI ky vend do vidhet,shkaterrohet,dhunohet,vritet,…pasi keta jane nje KANCER i pasherushem ne trupin e memes shqiperi.Rama kerkon te beji reformen me çdo çdo kusht,por JO ME ÇDO ÇMIM,pasi ky do te ishte ndarja e LSI nga PS,ku LIKE FLORIRI po kerkon shtigje per te shpetuar vehten dhe Saliun dhe pritet te beji DIVORCIN me PS e per te shkuar te Saliu.”BEJE, OSE VDIS” i titulli ne DITA sot eshte nje mesim per të,ku populli mbi 2 miljon po pret dita-dites.Rruget le ti gjej vet…!

  • Kena ba boll reforma!
    -Refoma e tokes ligji 7501….
    -Reforma ekonomike ..ceku i bardhe…ndermarrje,fabrika… 0-sidikata….
    -Reforma ne administrate,ne polici ne ushtri………….
    -Reforma ne arsim ,ne kulture….ne turizem…..
    -Reforma ne industri ne miniere ne hekurudha…
    -Reforma ne taksa ne tatime ne dogane etj etj etj…
    Ta tana i kena ba per popullin,- Asnji per vedin per politikane e qeveritare…rezultati dihet…

  • NUK MUND TE BEHET REFORMIMI I DREJTESISE PA DEKOMPOZUAR KETE POLITIKE TE INKRIMINUAR E KETE INFORMACION JO QEN RRACE POR KONESH QE I KANE SHERBYER 25 VJET SALISJANEVE E ILIRJANEVE TE KRIMIT!
    A mund te quhet gazetar dhe informacion kur si 25 vjet shpetimi i nje populli i kerkohet pianecit Nano,dallkaukut hajdut Meta,krriminelit manjak Berisha e se fundi nje piktori qe hallakatet si Robert Çamçakizi!?

  • Po pse nuk e lexon more z Rama draftin e reformes? A je lideri legjitim i maxhorances qe ke marre persiper reformimin e politikes shqiptare per te cilen te votuam?
    Nese ka njeri qe duhej ta lexonte ate,i pari duhej ishe ti. Se pari kjo eshte nje reforme politike e pastaj ligjore e profesionale. Apo nen petkun e mosnderhyrjes ne pushtetin legjistlativ ke dashur te tregosh korrektesine tende ne zbatim te kritereve demokratike? Ne e dim shum mire qe maxhoranca e sotme mundohet te punoj ne ekip, por kjo nuk do te thote qe ne nje ndermarrje kaq jetike per fatet e vendit lideri i maxhorances \te jete inegzistent!
    Do te ishte e turpeshme dhe e denueshme, por mua me duket se ky qendrim jashte kesaj reforme te eshte imponuar nga qoftlargu, pasi ti i druhesh akuzsave te tij delirante per kapjen e drejtesise!
    Mire kur qoftlargu ishte ne pushtet kishit frike, se vertet per te patur frike ishte, por sote qe keni nje maxhorance solide, c’dreqin keni qe keni frike? Qoftelargu prej kohesh duhej te ishte prapa hekurave edhe me ato ligje qe kishte miratuar vet ai. Me kete raste solidarizohem plotesishte me artikullin e Pellum Kulles te botuar sot ne Dita si edhe artikullin e Bedri Islamit te botuar po sot

  • ooooooooooooooooooooohhhooooooooooo bertet xha saliu OOOOOO TRADIT PSE PO REN PRALLA ME MBRET PO NA REFEN / KUSH I HA LETI BESOI OSBE SFLET KUTURUM / OOOOO TRADIT E SALIS JANE SI ME THENE FUTIA POR,,, E GRIJ SALLAT SA TE KALOI DHE KJO NATE/ NJERI I BI GOZHDES E TJETERI PATKOIT / XUMES NUK NA I PELQEKA QE GAZETARI PASKA MARE SHEMBULL NJE THENIE TE PROFESOR U. HOTIT FJALE BURASH BESE PUNEN OSE FJALEN KUR E JEP O BEJE O VDIS / DHELPERA PLAKE E VUCITOLIT I KA MARE MASAT MBROJTESE/ KETO DITE GAZETAT PO SHKRUAJN LLOI LLOI SIKUR REZIKU NGA ISIS VJEN NGA SHQIPERIA DISA VJEDHJE PER TE KRIJUAR DESTABILIZIM ( KETA KRIMINELA JANE KONTIGJENT I PDse ) TANI MENDOI QE DHE SHQIPETARET DUHET TE PERKRAHIM QEVERINE TJU MEREN PASURITE E POPULLIT /TE GJITHA TE INVESTOHEN PER POPULLIN/ NJEREZIT ULEN NEPER KAFENE DHE FILLOJNE E SAJOJNE E GENJEJNE SIPAS BINDJEVE POLITIKE / VETEM PER NJE GJE NUK SHPIFIN DOT FAMILIA RAMA SESHTE PERZIER NE PROBLEMET E QEVERISE / NUK VJEN DJALI GRUAJA TE BEJNE PAZARE TE PISTA NE ZYREN E KRYEMINISTRIT /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *