Oferta amerikane për Shqipërinë në negociatat për armët kimike

redaktor

Ka qenë thuajse e pamundur dje të kuptoje çfarë vendimi do marrë kryeministri Rama. Ndoshta sepse ai vetë nuk ka marrë ende vendim. Pasdite u përhap lajmi që ai po kthehej nga Mali i Zi, për të thënë JO. Lajmin e përcollën mediat njëra pas tjetrës duke cituar “burime të sigurta” por njerëz afër Ramës, këmbëngulën ndërkohë që vendimi nuk është marrë dhe që lajmi i përhapur ishte fals. Ndërkohë në shesh, protestuesit u shtuan dhe presioni u bë maksimal. Ajo që mund të thuhet me siguri është që Rama është në dilemë dhe me siguri që nata e mbrëmshme nuk ka qenë një natë e zakonshme për të. Nuk do jetë sigurisht një vendim që do ta marrë vetë. DITA lajmëroi dy numra më parë atë që u konfirmua mbrëmë edhe nga ambasadori Arvizu gjatë intervistës televizive: që një nga opsionet shqiptare në tryezë ishte që helmet të çaktivizoheshin, por të mos groposeshin këtu. DITA posedon sot nga burime diplomatike, një informacion tjetër: atë se çfarë kanë qenë të gatshëm amerikanët të ofrojnë në këmbim të përfshirjes së Shqipërisë në këtë çështje. Oferta e tyre është përmbledhur në shkrimin bashkëngjitur. Theksojmë fare hapur dy gjëra për lexuesin tonë: E para, kjo ofertë ka dalë nga burime diplomatike jo amerikane. E dyta, nuk duam të ndikojmë aspak protestuesit, kauzën e të cilëve e kemi mbështetur pa dalë ata ende në rrugë. Kemi bërë të qartë që Rama duhet të zgjedhë mes Popullit dhe Perëndimit. Kemi thënë JO, por siç e keni vënë re kemi botuar lirisht opinione pro dhe kundër në këtë çështje. Qëllimi ynë është të informojmë. Ne mendojmë që është ndryshe të protestosh i informuar, dhe ndryshe të protestosh i painformuar. Duhet të dish çfarë refuzon, të jesh i vetëdijshëm për atë së cilës po i thua JO. Sepse kjo e bën protestën më kuptimplote dhe më krenare. Dhe protestuesin e bën sigurisht më dinjitoz.

15-nentor-20132

“Bëjini një ofertë, të cilës nuk mund t’i thotë dot JO”

“I’m gonna make him an offer he can’t refuse”, që e shqipëruar do të thotë: “Kam për ti bërë një ofertë që ai se refuzon dot”. Kjo shprehje epike e artikuluar nga një personazh kinematografik të vjen e para ndërmend, kur njihesh me një ofertë gati të pabesueshme të shtruar dje nga pala amerikane në tryezën e tavolinës së negociatave me Shqipërinë për armët kimike. Burime diplomatike thanë dje për DITA se pala amerikane, ka hedhur në tryezë një ofertë me së paku 5 pika, nga të cilat duket qartë që kanë thyer çdo vetëkufizim; kanë ofruar maksimumin. Mes 5 pikave të ofertës bie menjëherë në sy premtimi amerikan për t’i dhënë Shqipërisë valencën e një shteti që është në marrëdhënie të veçantë me SHBA-të, përfshirë dhe heqjen e vizave. Por mes pikave të paketës së propozuar ekziston dhe një pikë e renditur e treta e cila premton mbulimin me ndihmë financiare në vlerën e 3-fishit të Buxhetit të Shqipërisë. Buxheti i Shqipërisë për vitin 2012 u llogarit në 4 miliardë dollarë.

Trefishi i kësaj shifre është 12 miliardë dollarë.

 

Paketa diplomatike

Të njëjtat burime diplomatike kanë konfirmuar dje për DITA -n se në paketë përfshihen dhe dy pika që lidhen me angazhimin amerikan për mbështetjen e Shqipërisë në proceset integruese, madje këto dy pika janë renditur të parat. Mbështetja amerikane dhe lobimi intensiv në të gjitha nivelet me të gjitha mënyrat për marrjen e statusit të vendit kandidat brenda muajit Dhjetor. Pika e dytë në rrafshin e premtimit diplomatik është lobimi për përfshirjen e Shqipërisë me të drejta të plota, pra përfshirje përfundimtare në BE, brenda mandatit të parë të qeverisë socialiste. Si pikë e fundit e premtimeve është angazhimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për propozimin e vendit tonë për çmimin “Nobel” për Paqen. Kjo është paketa e 5 pikave të ofertës amerikane e hedhur ditën e djeshme në tryezën e bisedimeve, sipas burimit diplomatik të DITA -s. Edi Rama duhet ta shqyrtojë e të vendosë. Deri dje Edi Rama nuk ka thënë dot as Po e as Jo, ndaj kësaj oferte, por njerëz pranë rrethit të tij të ngushtë njoftuan se Rama anon për shumë nga “JO”. Një aludim të tillë bëri dje dhe “Zëri i Amerikës”, i cili ndërsa thoshte filllimisht se qeveria shqiptare po përgatitet për mos pranuar lëndët kimike, citonte më pas në një përditësim të lajmit duke shtuar se “qeveria nuk ka i ka ndërprerë negociatat”.

 

 

Paketa amerikane e hedhur dje në tryezë:

1. Ndihmë për sigurimin e Statusit të Vendit Kandidat brenda Dhjetorit

2. Ndihmë për aderimin e plotë të Shqipërisë në BE brenda mandatit të parë të qeverisë Rama

3. Mbulim financiar sa 3-fishi i Buxhetit të Shqipërisë (Buxheti i Shqipërisë ishte 4 miliardë USD për vitin 2012)

4. Garantimi dhe dhënia e një statusi të veçantë për Shqipërinë në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku në proces përfshihet dhe heqja e vizave

5. Propozimin e Shqipërisë për çmimin “Nobel” për paqen.

Share This Article
77 Comments
  • Kopertina shumë domethënëse!

    Vendimi i z. Rama jashtëzakonisht i vështirë.
    Është ky një moment që kërkon vendosmëri politike dhe ndërgjegje qytetare. Z. Rama duhet të zgjedhë dhe të vendosë si Burrë Shteti dhe jo si skuthët berishianë. Në këtë pikë, mendoj se Z. Rama, veproi gabim taktikisht. Një taktikë tjetër e informimit paraprak të opinionit publik qytetar, ndoshta do t’ia kishte lehtësuar vendim-marrjen kryeministrit të zgjedhur me vota plebishitare më 23 qershor.
    Në se z. Rama mendon akoma se qeveritarët e tij janë shërbëtorë të popullit, atëhere këtë Çështje të një rëndësie të jashtëzakonshme Politike-Strategjike-Ekonomike, duhej më parë t’ia kishte bërë me dije edhe opinionit publik. Ai popull që e votoi me aq vendosmëri me 1 milion vota, ai popull do të gjykonte me gjakftohtësi, me qartësi dhe duke matur e peshuar çdo veprim apo pasojë e përfitim që rridhte nga kjo marrëveshje. Në këtë mënyrë askush nuk do kishte paturpësinë të shfrytëzonte protestat qytetare dhe ti shihte si kapital politik për vete. Nuk e di pse më vjen në mëndje ajo shprehja popullore e thënë troç..”fshati digjet e kurva krihet”…dhe pikërisht këtë pamë me berishën e bashën që tentuan të bëheshin një me turmat e qytetarëve.
    Paturpësi më të madhe nga njerëz që deri në ditën e fundit nuk lanë ligj importi plehrash e mbetjesh kimike pa firmosur, nuk ka.
    Përse vallë Z. Rama i shpëtoi ky detaj i konsultimit masiv me opinioni publik? Mendoi se qytetarët nuk do ishin në lartësinë e një gjykimi me kaq rëndësi jetike për të? Mendoi se ky problem duhej të mbetej i fshehtë deri sa të merrej një vendim? Z. Rama, mos ndiqni rrugën e gabuar dhe analet e errëta të berishës. Berisha pikërisht për krimet dhe katandinë që i bëri vendit, duke injoruar hapur e në çdo rast opinion qytetar, mori atë përgjigje që iu dha Juve mundësinë të vini në jetë vizionin tuaj të”Shqipërisë së gjeneratës tjetër”. Por në këtë rast duhet të pranoni se nuk e vlerësuat me rëndësinë e duhur këtë çështje me interesa të mëdha kombëtare, si politike-strategjike-ekonomike.
    Mendoj se në këtë pikë, nuk ka qytetar që nuk e kupton pozitën tuaj të vështirë dhe dilemën e jashtëzakonshme. Çfarë do kishte ndodhur vallë sikur Ju të kishit diskutuar më parë me opinion e gjërë publik?! Këtë nuk e dimë me saktësi, por me siguri do kishte një opozitë tejet kundra që do përpiqej të bënte të njëjtën gjë si deri më sot. Ndërsa opinioni qytetar mendoj se do ishte menduar dy herë, që t’iu jepte ju një mbështetje vendim-marrëse. Mendoj se opinioni publik do kishte vlerësuar përuljen dhe transparencën tuaj dhe me siguri do ndërmerrte një hap të rëndësishëm në këtë pikë strategjike të momentit për Shqipërinë.
    Tani me siguri, vendim-marrja Juaj ka kaluar në sensin negativ në popull. Kjo gjë mund të ishte shmangur fare mirë, me një këshilltar më të mençur. Por natyrisht, edhe gabimet janë pjesë e punës. Mendoj se ky nuk është gabim i pandreqshëm, apo që solli pasoja negative në popull. Fakti që qytetarët u ngritën si civilë e jo për arsye politike, nuk tregon dobësinë e qeverisë, përkundrazi flet për lirinë e prekshme të mendimit qytetar.
    Por, ju duhet të kuptoni se pas 23 qershorit, populli shqiptar nuk është më ai që ishte para 23 qershorit. Sidomos këtë duhet ta ketë vath në vesh Sali berisha me kompaninë e tij hajdute e korruptive.
    Më tepër respekt për opinion publik qytetar këtej e tutje!

    • jam shume dakord me ju i nderuar Shqipfolesi. Sakte, shume sakte.
      Doja te theksoja dhe dicka tjeter. Protestat jane ne mase, te rinj ose femije, nxenes shkollash dhe studente. Kane vepruar rrjetet sociale qe kane perhapur panik pa informacion real bazik. Me vjen sh keq per kete situate

      • mediat e Berishes kane kaluar ne ekstaze 🙂 Cfare legenash. Dhe te mendosh qe ky Saliu u lepinte b..then per cdo gje amerikaneve tani na ben si antiamerikan qe i dhimbset shqiperia. Njeri i semure, qe lepinte cdo b..the mjaft te rrinte ne ate karrige te qelbur.

        • Shqiperis i humbi shansi i madh i perfitimeve tejet te medha nga ky proces. Per cfar? Sepse Rama nuk ka keshilltar ti thon si te veproje, ose Rama nuk degjon asnje. Rama nuk je poliglot ti dish te gjitha, duhet te keshillohesh. Sepse keshtu po vepron edhe me emerimet, ke injoruar brezin e hequr nga puna ne 2005, 40 vjecar atehere, ashtu si edhe ti, dhe tani thua jane te koruptueshem,. Po edhe ti aq e ke moshen, i koruptueshem je edhe ti? Thiri njerzit e mir te te rrijn pran e te keshillojn. Sepse, nese do te kishe keta njerez, nese do kishe informuar paraprakisht per gjithcka, ndryshe do te ishte situata dhe ne do kishim mar benefitet, qe mesa lexoj qenkan fantastike. Te bente transparencen e situates aktuale qe shqipria qenka e zhytyr ne llum plehrash e lendesh kimike, qe ne v 2007 paskan ardh kaq shum LHL dhe asnje nuk esht informuar.

          • Nuk mund ta ve doren ne zjarr per ato 5 pika, por edhe sikur te ishte per shum me pak, Shqiperia do kishte marr nje vendim pro,

            -Per arsye se demontimi i LHL-ve(Rreth 20 ton) dhe pjeses tjeter(Prekursorve te LHL) nuk eshte i aq i rrezikshem si trumbetohet ne media.
            -Per arsye te nje pozicioni te ri dhe shum me te fuqishem te shqiperise ne arenen nderkombetare pas ketij procesi,
            -Per arsye se mosmirnjohja eshte vesi me i keq, si i individit dhe i shoqerive,
            -Per arsye se i detyrohemi SHBA-ve Egzistencen e dy shteteve shqiptare ne ballkan,

            -Per arsye se ata financuan deri ne qindarken e fundit per asgjesimin e LHL-ve tona dhe mbetjet e tyre aktualisht po i depozitojne diku tjeter,

            -Per arsye se ky tranzicion i ndyr Shqiptar do te mirrte fund pas perfuindimit, padyshim te sukseshem te ketij operacioni,

            Gjithsesi, ne nuk i meroitojme….ne jemi ber p-er tu zvarritur…..neper ato gjasme Universitete Pafund….neper ato kafenet pafund….neper plehrat e shtrira cep me cep te ketij vendi…..Ne nuk mundemi te jemi pertner serioz..

            Ne do vazhdojme te jetojme ne nje vend, qe e “duam shume” po me shum duam t’ja mbathim naten nga ky vend i dashur….dhe tani, ashtu mes pisllekut ton Moral dhe fizik nuk na ngelet tjeter veç te bertasi ne koooor…..”Oooooh sa mir me ken Shqiptar, Oooohhhhh, Ooooohhhh”

            Uroj qe kete mundesi te mos ta perfitoj Serbia…..se pastaj pordhi perfundimisht Shqiperia

          • Kimisti, absolutisht darkort me commentin tuaj. Let te bejemi gati te kalojme nje shekull tjeter ne errerise duke u zvaritur apo sic thoshte Migjeni nje thumb i ngulur ne tru te njerezimit!

          • 0, si nuk kam një grusht t’ fort
            t’i bij mu në zemër JU GOMEREVE POST-LIBERALO byclepires.

      • Qenkan kushte skandaloze ….qe e ndihmojne shume Shqiperine dhe kombin shqiptar…

        Problemi eshte se EDI RAMA nuk u tregua inteligjent

        Edi duhej tekishte biseduar me njerezit, me opoziten me te gjithe , per kushtet e kesaj ceshtje ,
        ne menyre qe njerezit te beheshin te ndergjegjeshem per kushtet e kesaj ceshtje ,

        Se keto ne fakt jane kushte qe nuk ju thua dot jo…

        Une te isha si Edi do ju thosha Amerikaneve fusni ne kusht edhe Bashkimin e Kosoves me Shqiperine ..dhe njohjen e Kosoves si shtet i pavaraur brenda viti qe vjen…..

        ..dhe pastaj te futej ne bisedime me opoziten dhe presidentin dhe me drejtuesit e levizjes popullore ….

        Por ama kushtet qenkan shume , shume te mira per kombin tone…

        • Ne ate mareveshje amerikanet kane futur edhe piken e fundit per :..te propozuar qe Shqiepria t emare cmimin Nobel _____Ketu jane treguar inteligjente amerikanet
          sepse me kete pike ata mbrojne imazhin negativ qe krijohet ne opinionin ndekromebtar nqs ne marim keto armet ne vendin tone

          Kete pakete amerikanet e kane ebre te shkelqyer ne cdo aspekt …dhe duhet menduar mire , para se ti thuash jo

          Ketu po diskutohet tek Klani qe per reziqet e ketyre armeve ….Por keto jaen diskutime deficentesh
          sepse aty do jene specialsitet me te mire ne planet ….nuk diskutohet me ate fryme….

          Gjithe frika eshte tek rjedhjet –Te mos kete rjedhje ..ne toke…,
          Porse ekspertet e fushes e dine kete fakt dhe duhet ti kene marre masat …

    • EDI RAMA I MBYLLI KAZINOT E LOJRAVE TE FATIT,NDOSHTA PER TE LUAJTUR BIXHOZ ME FATIN E NJE POPULLI TE TERE:
      O njerez te mjere,ne mendje dhe ne zemer, qe i keni dollaret amerikan ne vend te syve.
      Ne Shqipni po vdesin çdo dite njerzit nga semundjet kanceroze.
      Po erdhen dhe helmet e armve kimike siriane qe do jua marrin jeten e familjarve tane,athere na rroft Europa dhe Amerika bashk.
      Nje popull po e mesuan duke i dhen para,ai vetasgjesohet nga dembelizmi dhe nga mbeturinat e ushqimeve qe ja sjellin te gatshme.
      Edi Rama na premtoi pune dhe siguri per jeten dhe JO Cekun e Bardhe.
      MOS U MASHTRONI O NJEREZ NGA POLITIKANET E DJALLZUAR.

  • Mashtruesa po kush te pranon per 3 vjet ne Be.Nuk vendos SHBA se nje veto e nje shteti te Be eshte boll.Mos asht si pranimi ne parti qe u bente Enveri Shkurte Pal Vates;Po ku pyet Merkel per gazin Sarin.Po per nobel propozohen 200 persona por vendimi asht tjeter; Edhe Kuksin e propozuen per pritjen e Kosovarve por mori leshin

    • Do ta shihni pas janarit skenarin grek neser Rama thote jo, do vuajme pasojat deri ne ate pike sa do themi ah sikur ta dinim do ta pinim sarinen e jo ta eliminonim. Nejse shqiptaret jane te shquar per injorance, dhe histeri, kane patur shume shance qe i kane hedhur ne kosh te plehrave duke menduar se ishin ne dem te tyre. U tha qe do albanezet po mendojne te largohen nga albania nese vijne LHL-te kurse une po mendoj te largohem nese Rama thote jo, se ju nuk e keni idene se cfare e pret albanistanin. te ma gezoni pa LHL, se do e hidhni kokrren e lotit sa shalqini.

      • ik bobe ik, ska gje, te fala anej. Nga nga australia do shkoje, te ai qyteti bregdetar, pidhisatgjyshe quhej apo jo!

    • Ne BE munde te pranohesh dhe per dy vjet nese i ploteson kushtet Politike dhe ekonomike. Me 12 miliard munde te riparosh gjithecka eshte keq sot e tia dalesh me marre anetaresin ne BE. Po vizat me Ameriken, Po cmimi Nobel? Po e Po shume cka mbas saje e Shqiperija ne Lartesine maksimale. Por kjo nuk i intereson Sali Kriminelit e bandes Serbe, po ashtu asnje shteti te Balkanit qe kane shume ndikim ne Shqiperi permes spijujve qe punojne per to.Amerika e ka mbajte gjalle Shtetin Shqiptare.

    • Jeme shquar gjithmone per shanset e humbura. E humben me Shtraus po e humbasim tani. Te gjithe ekspertet thone se nuk ka rrezik dhe mbetet ne dore te disa sharlataneve si Sazan Guri.
      Per SHBA 12 miliarde dollare nuk jane asnje gje. per Shqiperine jane jete. Zerohet borxhi, permiresohet mjedisi dhe infrastruktura dhe natyrisht behesh gati per te hyre ne BE. te hysh ne BE kerkohen standarte dhe ne rradhe te pare ekonomike. A mendon se me 12 miliarde dollare nuk i arrin dot. mendoje

      • Kjo eshte e verteta ngelem ne dore te sharlataneve.njerez qe nuk e dine realisht se cfare reziku do kishte dalin dhe protestojne kot me kot.Pale e pate di F.Lubonjen

  • Gjithe shtetet kane arme kimike nuk esht fundi,perkrahia finaciare esht e madhe nese i pranojme
    Populli yne ka per te vuajtur gjithe kohen,jemi mesuar me stomakun bosh ne po haj

  • PERSHENDETJE TE GJITHEVE,

    KETO 5 PIKA JANE SHUM SHUM SHUM TE RENDESISHME PER VENDIN TONE, SIDOMOS 4 TE PARAT. POR PERDERISA AMERIKA OFRON KAQ SHUM DO TE THOTE DHE SE RREZIKU ESHTE NE MAKSIMUM SE KOT NUK MUND TE MARIN PERSIPER KAQ SHUM DHE ME GARANCI TE PLOTE. QE DO TE THOT SE ATA DO BEJNE NJE SUPER SUPER PUNE PER INTERESIN TON PER PLOTESIMIN E ATYRE PIKAVE PRANDAJE DHE RAMA DO TA KETE SHUM TE VESHTIRE.

    SIDO QE TE JETE U BEFTE ME E MIRA

    • mE VJEN KEQ MORE VELLEZER POR AMERIKA NUK E KA NE DORE CMIMIN NOBEL, DHE PER KAQ PARA DO TA KSIHTE MARRE CDO SHTET, POR PER CUDI NUK PO EMERR NJERI, KESHTU ME THONI JU MUA, SI DEL MATEMATIKA E KESAJ OFERTE, DHE PERSE NUK THUHET QARTE SA PARA DO NA JAPIN SE KESHTU NE AJER ME FJALEN TREFISH, ESHTE SI DICKA SHUME TYMORE, QE E SHEN TYMIN PO NUK DI NGA VJEN.

  • Turp qe na nxirrni ne tregun e shitjes te sklleverve.

    Edhe sikur (ne fakt eshte mashtrim) te ishte e vertete, nje shqiptar I ndershem nuk duhet ta permendi qe po na perdorin si prostitute.

  • Deal! Ky popull qaraman duhet te informohet me pare per procesin ne teresi pastaj te dale ne rruge e te protestoje. NQS keto pika jane te verteta atehere per te miren e atyre qe jetojne ne Shqiperi duhet thene PO. Kur ne kishim nevojen e USA per te shpetuar Shqiptaret qe jetonje ne Kosove nga shfarosja, ato na e dhane, tani eshte rradha jone te ndihmojme nje popull tjeter qe ka po aq nevoje per ndihmen tone dhe per ti thene stop masakres me arme kimike ndaj femijeve te pafajshem. Nqs keto lende kimike do ishin te rrezikshme, atehere ne dhe Siria qe i ka prodhuar do ishim shuar si kombe. Ne kemi Mjekesin qe ka prodhuar e shkaterruar lende kimike qe nga vitet ’70-’80 dhe jo vetem qe nuk jemi shqetesuar ndonjehere por me sa di une nuk jemi prekuar nga ndonje LHL. Histeria dhe paniku i pabaze qe po rrezatojme sot tregon mentalitetin e turmes dhe injorancen qe mbreteron ne shumice. Une ndjehem i turperuar qe bashkombesit e mi jane kaq naive dhe jo-humane edhe kur perpara kane fotot e femijeve Siriane te helmuar nga regjimi i Asad.

  • Cdo pakete ka rendesi, ne kemi falenderuar dhe per ndihmat e rrobave te mledhura nga bota por asgje nuk ke me shume rendesi te jemi te afte te marrim pergjegjesi, gje te cilen per fat te keq nuk e kemi, sic dhe punen nuk e duam.
    Ka ndonje “QOKE”, ka ndonje bilardo apo ndonje kafene ?? Aty na kerkoni. Aty po. Jemi GATI.
    Kujtoni pak 97 !!! Kishim shperthyer e shkafni cdo depo, kishim perlare nga kripa e makaronat dhe derrasat e armatimeve pa vlere, dh tritolin gjememadh e kishim vene neper hambaret bosh nga drithi e tere kohen hapeshim b… me bresheri mitralozash te ngrehur neper taraca.
    Bota nuk tha ” VRAFSHI VETEN” Vete e bete katrauren , vete zgjidheni, por erdhi te shperndaje dhe miell e makarona e te ruaje kutite e votimit. E ne vecse terhiqnim kembzat te ngazellyer.,
    Helikopteret e fqinjeve e te NATOS kerkonin viktimat qe mbillnin gomonet shqiptare neper detra, ishin ata ne gadishmeri te shpetimit te jeteve te shqiptareve .
    Ne bijte e KRESHNIKEVE, te MUJIT E HALILIT, ne pasatdhesit e SKENDERBEUT , ne me ekonomine me rritjen me te madhe ne bote (tni vone dolem pak pas Gjermanise ), ne qe do te ndertonim CENTRALE BERTHAMORE ( ah kohe moj kohe kur Salushi ligjeronte per to per te na bere superfuqi ) sot krenohemi ” SE JEMI TE PA PERGATITUR, TE PA AFTE, TE KONTRIBOJME NE PERPJEKJET PER paqe .
    Cfare pertneresh jemi? Pse na keni blere helikoptere nga 30 milione EURO,
    Por ta marrim realisht. Ne nuk na beson askush, ne vetem masturbojme jo me shume.

  • te tilla shance vine vetem nje here ne jete .shqiperise i erdhen dy here nje here nga gjermanet dhe nje here nga America tani .ne po vuajme nga klasa jone politike sepse ajo do te vjedhe ne kurrizin e popullit si ka bere nder shekuj ,tani America thote boll i thite popullit tone pranoni te zevendesoni vitet e humbura dhe te beheni njerezit me te lumtur ne bote ,oferta eshte e qarte bashpunoni me Ameriken ose bashkepunoni me berishen dhe serbet ,krahasoni nga kush ju vine te keqijat dhe te mirat ?krejt e thjeshte besoj ska vend per dyshime .jane politikanet shqipetare apo Amerika qe i ka sjelle te keqijat popullit tone ?populli im ne jemi ata qe kemi kerkuar te shporren politikanet tane qe na kane rrjepur vrare e perdhunuar psikologjikisht ne shekuj tani cfare do zgjedhim ?HAPNI SYTE VINI MENDJEN NE PUNE ESHTE NE DORE FATI I BREZAVE SHQIPTARE QE AQ SHUME KANE VUAJTUR NE SHEKUJ.POPULL SHQIPTARE ZGJOHU NGA GJUMI I DEMAGOGJISE BERISHIANE SERBE RUSE .

  • te dashur shqiptar duhet te bejm nje zgjedhje:
    1) te behemi kurva e amerikes te rezikoim te infektohemi nga sida
    2)ose te hame buk e krip dhe te jetoim me nder
    sic ka then xhaxhi enver ( BAR DO HAM DHE PARIMET NUK I SHKELIM)

    PERSONALISHT ZGJETHE OPSIONIN E 2-te

  • Kjo eshte cmenduri. Asnje leshim nuk duhet bere, asnje lloj pranimi i armeve kimike ne Shqiperi. Po u pranua edhe ne parim, dmth po iu dha gishti, Amerika do marre gjithe trupin, dmth do beje si te doje ne territorin tone. Dollaret nga keto mashtrime le ti marre kushdo tjeter, por per shqiptaret ato do te jene helm ne te gjitha kuptimet.

    • Po moj komentuesja Mira, po. Ti dhe ca te tjere jeni gjeni te medhenj, nuk e hani sapunin per djath se s’ka ndodh asnjehere me ju. Shqiperia ka pas arme kimike dhe filmimet e 1982-shit e kane treguar qe ka qene arme efektive per te vrare njerez. Me thoni sa veta kane vdekur ne Shqiperi nga ato arme edhe pse jane perdorur ne ambiente te jashtme? Ku jane asgjesuar ato arme pas renies se komunizmit?
      Sa bloze oxhaqesh kemi ngrene per 40 vjet komunizem, sa mbetje te rrezikshme jane derdhur neper lumenj ne 40 vjet, sa territore te kontaminuara kane qene me lende kancerogjene nga mbetjet teknologjike te uzinave dhe kombinateve dhe askush nuk e ka rruajtur te ngrihet e te protestoje.
      Sa pislliqe kane ndodhur ne Shqiperi ne 20 vjet demokraci dhe nga mungesa e informacionit kane kaluar ne heshtje. U miratua ligji per importimin e plehrave dhe vetem 30 veta protestuan, ndodhi Gerdeci e askush nuk u turbullua se nuk i ra per pjese. Paskemi demontuar dhe armet kimike te Serbise para 3 muajsh e askush nuk ka qene informuar e as nuk kerkon llogari.
      Ne te vetmin proces qe po kerkohet te behet transparent, me kontroll maksimal nga forcat e NATO-s dhe specialistet me te mire kimiste ne Shqiperi, me perfitime te drejtperdrejta ekonomike, ky popull “ambientalist” qe ende i hedh plehrat nga ballkoni, qe gjuan peshkun me dinamit, qe pret pemet u sensibilizua ne maksimum.
      Neser mos harroni te dilni te protestoni edhe per 59 centralet berthamore te Frances, 3 centralet berthamore qe ndodhen ne Itali, 6 te Bullgarise dhe ate te Sllovenise, sepse edhe aty po ndodhi ndonje aksident do fshijemi nga faqja e dheut si komb.
      Lexoni me poshte sa centrale berthamore gjenden ne Europe e ne bote. Ato shtete ku i asgjesojne mbetjet radioaktive? Kaq budallenj te jete bota, vetem ne dolem me te zgjuarit?!
      http://nuclearinfo.net/Nuclearpower/CurrentReactors

      Ushtri s’ke, armatim s’ke, tangerllik ke, pse i duhesh NATO-s mo shqiptar kur s’merr persiper asnje pergjegjesi?
      Me shani, me quani te marre, por para se te beni panik, merrni mundimin te informoheni dhe te perfitoni sa me shume nga ky proces nese rrezikshmeria eshte e pranueshme. Shyqyr keni lirine te protestoni te pakten, se deri dje mbushnit poturet te dilnit te protestonit edhe per gjemat me te medha.

      • o ti cuni i shkencave ekzakte. ti di vetem nje informacion te percipte ku jane keto centrale, po a ke qene ndonjehere ne venedet ku jane ndertuar apo jo? se vertet jane ne france po a ke qene ndonjehere aty?
        po Fukushima-n e mban mend apo ke qene i vogel atehere!?
        kush tha se i duhemi NATO-s?
        pastaj, zedhensja e NATO doli e tha qe nuk e kemi bere ne propozimin.
        italia i con mbetjet ne sicili, bej ndonje xhiro e shihe si eshte situata.

  • Mendimi im eshte se per kete ceshtje duhet domosdoshmerisht te degjohet zeri,fjala e specialisteve kimiste,te cilet s’jane te pakte ne Shqiperi dhe jane te arsimuar Brenda dhe jashte vendit. Mendoj se mire behet qe protestohet,por eshte mire te merret informacion I plote per kete ceshtje nga specialistet e kesaj fushe,pasi edhe me pare ketu jane bere ddemontime, e jo te dilet kuturu e te thirret nga njerez qe s’jane te kesaj fushe.S’ka ansjeri te drejte te hyj ne kopetencat e nje specialiteti tjeter.Mire ben Z.Sazan Guri, qe organizon protesta,por ato duhet te jene te organizuara,mendoj une ne baze te nje informacioni te vertete dhe jo te shfrytezohen nga ndonjeri krahe I politikes,si po b:ehet nga Lulivocerr,i cili duhet te jap llogaribashke me mesuesin e tij sb per tragjedit e shumta qe kane shkaketuar,si:Gerdeci,vrasjet neper dyeer te shtepive te deputeteve dhe vecanerisht te 21 janarit.Luluja do te shperngul vemendjen nga ai vet dhe turret si ariu per gorrica ne keto protesta,ne nje kohe qe ai vet dhe mesuesi I tij e pranuan kur ishin ne fuqi. Studentet mire bejne qe dalin ne protesta,por edhe nje here e theksoj se duhet te marrin informacion te plote per demontimet e mbeturinave, se cilat jane anet negative dhe anet positive,pastaj te protestojne e jo me bertima kuturu.Mendimi im eshte se SHBA e kane mbeshtetur kete vend te shumevuajtur qysh ne kohe dhe kam bindjen se nuk na do te keqen,sic deklarojne disa pa te drejte.

    • pas ca vitesh do flasim per kete ngjarje si per “shansin e humbur me Shtrausin gjerman” qe erdhi tre here ne Tirane ne kohe te Ramiz Alise.
      Megjithate me mire qe Rama te thote Jo. Nuk jemi gati per biznese te tilla nderkombetare. Dhe nuk e kam fjalen thjesht per teknologjine

  • Une mendoj qe Zoti Rama duhet ti thote PO, kuptohet duke marre garancite maksimale per demontimin me sukses te LHL. Çdo pergjigje tjeter do te ishte ne dem te interesave te shtetit dhe kombit shqiptar!Ta keni te qarte se qe nese Rusia do te binte dakort, Amerika do ti demontonte ne territorin e vet LHL pa pike problemi! E gjithe kjo pseudostuhi pseudoprotestash eshte e organizuar nga ata qe duan ta shohin pergjithmone Shqiperine dhe shqiptaret ne terrin bizantino-sllav e mesjetar ne menyre qe te mos ngreje me koke!Nuk eshte problemi tek skenari grek etj qe e permend nje komentues, problemi eshte tek fakti nese jemi komb progresist apo jo? Kjo do te duket ne pergigjen e sotme! Nese thuhet PO, Shqiperia do te dale njehere e pergjithmone nga terri dumbabist bizantin dhe do te futet definitivisht ne rrugen e perparimit dhe te progresit te shpejte!Une jam koshient per rrezikun qe mbartin ato lende por jam koshient gjithashtu per asistencen dhe garancite maksimale qe Amerika i ofron kombit me proamerikan ne planet!E ndiej veten krenar qe jam PROAMERIKAN! Rrofte Shqiperia dhe SHBA!

  • hahahahaa, e papame kopertina. Eh mor Rama more bir, ti futen kembet ne nje kepuce, gjimnazistet e Tiranes, hahahaaa 🙂 Po ku ishin keta dreqer te vegjel kur Saliu dhiste cdo dite mbi kokat dhe shpirtrat tane mor aman… hahahahaaaa, cfare Shqiperie gallate esht kjo e shkrete 🙂 E papame!

    • shoku ti me siguri do shisje dhe motren per pak lek.

      shpresoj qe shqiptaret te jen me te ndergjegjshem se ty o ka..

  • Ke te drejte, shumica e atyre qe jane ne shesh i hedin plehrat nga ballkoni! Komentuesi “Stop Injorances” je shume i sakte dhe njeri progresist.Te pershendes!

  • Zoti na ruajte nga njerezit e pa ditur,por qe hiqen si te ditur,nga delenxhijte,qe hiqen si te ndershem,nga ata qe hiqen sikur ju dhimbset Shqiperia por luftojne per karriken dhe pushte.tin.Zoti na ruajte nga Psikopatet qe spyesin per rregullat dhe ligjet..Zoti nna ruajte nga arsyeja e mos arsyes,qe me arsye qane per fatet tona.
    Kujte ti besojme saliut apo atiij qe nuk del haptazi te informoj njerezit.?!!!!
    Keq fukara dhe keq me te falurat e botes!!??
    Zoti na ndihmofte,te na heqi qafe te poshtrit, qe na kane merzitur me genjeshtra e tyre dhe na kujtojne se jemi dele ne vathen e tyre.Bolle na genjyen dhe na vodhen 8 vjete dhe tani hapin panuk per te na erresuar koshiemcen e ketij Populli hallexhi.
    Megjithe ate eshte nje kenge popullore qe ka nje rrefren :”Me mire fukara se pa ty….”

  • Me be shume pershtypje qe shume komentues kerkojne me ngulm , pse Edi Rama nuk beri transparence per ceshtjen e armeve kimike te Sirise? Kjo gje eshte pompuar shume nga PD , pasi ishte menyra e vetme per te hyre ne loje.
    Se pari, nuk eshte normale qe per cdo problem qe diskutohet ne rangje te larta , te behen publike kur ato jane ne diskutim.Perse e kemi zgjedhur qeverine per tellall? Asaj ja kemi deleguar te drejten e negocimit, jo Lulushit dhe Salushit apo protestueve. Pasi te diskutoheshin te gjithe opsionet dhe te ishin ne prag te vendimit , atehere dhe mund te kishte njoftim per publikun.Biles,qeveria mund te kishte mare vendim, por per delikatesen e ceshtjes mund te kerkonte referendum pa permendur qe vendimi eshte i detyruar te kaloje nga Kuvendi.
    Cfare do te thonin “partizanet e transparences” nese oferta Amerikane do te ishte akoma me tunduese? Ajo tunduese eshte dhe tani ( nese eshte e vertete) dhe une nuk e di nga anon balanca ime. Por nje gje eshte e sigurte se ne cdo biznes pa rezikuar nuk fiton dot aq shume.Ka mjaft profesione qe e kane koken ne torbe cdo dite, e megjithate shkojne ne pune cdo mengjes per hiçgje. Nje mendje me thote se mbase eshte nje shans qe nuk duhet humbur.
    Mbase referendumi do ta zgjidhte kete dileme!

  • Shqiperia eshte zgjedhur sepse ka qene e armatosur,dhe dispononte te gjitha mjetet e nevojshme.Kjo mareveshje behet ne menyre publike me miratimin e NATOS,dhe OKB.Teknologjia dhe te gjitha paisjet per kete proces jane te garantuara.Ky eshte nje shans per te dale nga kriza dhe per te lare borxhet qe la kafsha.Ne te kundert te filloi procesii DUARVE TE PASTRA, ku milionat i kane dhe te faktuara te ndertesa e “perkoheshme” eSHQUPIT.

  • SALIU po ngrihet kunder Amerikes, sepse mendon qe qeveria e sotme e EDI RAMES ka te njejten mendesi si e malokeve te qeverise se me parshnme ku nuk njihej ligji dhe rregullorja,por “ha Muço pi Muço” deri sa hodhen ne ere gjysmen e Shqiperise…
    Shqiperia ka qene e mbushur me armatim,municjon,dinamit,tritol çdo shqiptar kishte nga nje Kallashnikov (ushtaraket madje nga dy!) dhe gjate pesedhjet vjeteve ne nje shtet te organizuar jo vetem qe nuk ndodhi ndonje hata,por edhe fenomeni i hakmarjes u shua….!
    Po ne nje “shtet ligjor”?
    SALIU me banden e tij mendon se do ta sabotoi shtetin ligjor qe desheron te krijoi EDI duke organizuar protestues te pa sqaruar,por do te marre ate qe meriton prej lojes se ndyre qe po ben.Shqiptaret kane detyrim dhe mundesi ta kryejne misionin qe u cakton Amerika!

  • Shoh nje injorance totale te komentuesve. E para qe duhet te dini: Nuk te ofron kurre asnje shtet nje shume kaq te madhe dollaresh prej MILIARDASH nese RREZIKU nuk eshte po kaq i larte. E dyta. Gazeta nuk sqaron nese ne keto 12 miliarde dollare perfshihet edhe demontimi apo jo sepse nese perfshihen edhe pagesat per demontim transport etj shkon (sipas mediave te huaja) mbi 8 miliarde dollare. E treta nuk sqarohet nese mbetjen do ngelen ketu apo do rieksportohen jashte. E katerta. Nese populli do terhiqej dhe do pranonte ta shiste bythen per kaq pak dhe per nje cope cmim nobel a e mendoni sikur te ndodhte hataja? Ndonje aksident teknologjik dhe te demtoheshin femijet tane? Po pastaj cfare do benim? Do i binim kokes me grushta qe helmuam e masakruam femijet per nje grusht dollare. KURRE nuk behet Shba-ja bujare me nje shtet pervecse nese perfiton shumefish vete. Ne kete rast perfitimi Shba-se eshte “Helmet larg bythes tone dhe mu ne bythe te Shqiptareve”. Kaq. Tani beni gam gam sa te doni.

  • Une “pranoj” me nje kusht…qe ne fabriken e demontimit te punojne keta persona

    1. drejtor te jete Arxhiu i Amerikes. 2 shef armatimi Edi Rama. 3 shef llogarie Fahri Balliu 4. shef propagande Andri Nurellari 5. drejtor kuadri Ilir Kulla 6. shef i sapunit dhe detergjenteve Erion Brace

  • popull turme qe e drejtojn ca te painformuar qe sduan as te miren e shqipris. keto 5 pika jan bombe per nje popull te varfer qe na varferoi akoma me shum sali serbi ne keto vite. Skandal te mos pranohet kjo ofert. po pse o njerez nuk kuptoni? do vinin vet specialistet amerikan ta zhvillojn procesin….do kishte shum hapesira per ne shqiptaret. Per ndryshe do na thon rrini o minj aty se sna duheni fare.

  • duhet vendosur me referendum,pas nje fushate sqarimi dhe sensibilizimi.Nuk duhet trajtuar si pazar i mire dhe kaq,se nuk eshte serioze.Rama duhet te dale menjane,t’ia leje popullit te vendose.Ne gjykimin tim proçesi i shperberjes se lendeve kimike ofron siguri optimale.Cfaredo teknologjie apo industrie tjeter qe pretendojme te vije ne Shqiperi do kete kosto te larte ambientale.Edhe rafinerite,edhe fabrikat e çimentos,edhe furrnaltat,edhe fabrikat e bojerave,kepuceve dhe çdo aktivitet tjeter industrial,madje edhe punishtet e kukullave plastike kane kosto ambientale,prodhojne mbetje industriale,mbetje kimike dhe toksike.Megjithekete ato nuk vijne dhe nuk do vijne,sepse jane shperngulur ne Kine dhe Azi.Pra,me se do punesohemi?Me llafe?Apo me kafenera?Porse,nga ana tjeter,trajtimi i ketyre lendeve duhet pasur nga qeveria dhe nga vete ne si prioriteti nr.1,se te huajt vijne dhe shkojne,por ambientin e jetojme ne.Psh,sa sriozitet kane akordet?Do vijne vetem dy komponente apo me shume?Dp trajtohen dhe mbetjet do zhvendosen jashte nesh?Ne kete pike duhet ngulmuar,me nje klauzole penaliteti 100 fishi i vleres,qe te detyrohet pala tjeter te ta marre,se ndryshe ta le ne dere.Do zbatohet rigorozisht kontrata?Sepse ti firmos per 500 tone dhe te sjellin 2000;kush do garantoje per kete?Pastaj,flasim per LhL,por kush na siguron qe nuk do sjellin edhe ngarkesa biologjike dhe bakteriologjike?Pra,nese referendumi vendos PO,i takon qeverise te zbatoje me skrupolozitet kontraten,duke ruajtur interesin nacional,sepse pastaj kjo do jete pune rutine,mes biznesmenesh.
    P.S.Gazeta Dita,mos ka ndonje”dobiçllek”ky publikimi i sotem?Mos vale duhet te hiupotezojme qe Rama ne oren 17 do thoje as Po dhe as JO,por NDOSHTA?

  • Sa drite shkurter qe jemi. Na i ka shplar politika trute more te mjere. Nuk shofim dot pertej oborrit te partise. Gjithmone e kemi shitur veten dhe vendin per nje grusht parash, duke zgjedhur rrugen me te shkurter te fitimit e cila te nxjerr me larg. Jeta jone vlen me shume se aq. Ne duhet ti futemi punes fort dhe ta fitojme lekun me ndere e me djersen e ballit. Ta dini qe jemi te vetem ne kte bote ashtu siq gjuha jone shqipe. As Amerika, as Turqia e Erdoganit nuk na ka as vllezer e as nuk na do me te vertete. Ne duhet ta duam njeri-tjetrin, duhet te mbahemi fort.

  • SA DELLA ME NYJE QE JENI!
    PO PSE CMIMIN NOBEL AMERIKANET E JAPIN?!
    PO PSE KA CMIM JETA JUAJ?!
    NESE KA SEPSE JU VOTEN FUNDJA PER 2 MIJE LEKE E SHITET, PO SHENDETI,JETA DHE E ARDHMJA E FEMIJEVE TUAJ A KA CMIM O TE SEMURE PSIQIKE???!!!!!!!!

  • Edhe nqs keto kushte jane te verteta edhe nqs Rama do thoshte PO, ku eshte garancia qe nuk do na lene “Pataten e nxhete” ne dore: dmth, i sjellin LHL ne Shqiperi, i depositojne ne ca “magazina” me roje te sigurta (kaq gje e bejne pa problem se kan interes qe te mos shiten) dhe na thone “do i shkaterrojme me nge”! Kesaj i thone, ta lashe tekun ne dere – tani e gezofesh ore shqipetar torollak!

  • Kemi per te humbur mikun dhe protektorin e vetem, ksuh eshte e interesuar per kete? Profili psiqik dhe intelektual i Sazan Gurit linte per te deshiruar, i krahasueshem me njohurite urbane te Lubonjes.Nese ka nje garanci teknike te plote dhe monitorim te procesi, dhe perfitimet ne anen politiko monetare, atehere kryeministri eshte votuar per te qeverisur dhe jo per te ndare pergjegjesine me kalamajte qe ekzaltohen nga lenia e mesimit.

  • DILEMA E MADHE E NJE POPULLI MIDIS YSHTJES DHE EKZISTENCES.

    Pasi u pa dhe doli qarte se ASGJE nuk mund te tundonte popullin shqyptar po hidhen ne treg OFERTA te tjera tinazare per te krijuar pershtypjen:

    O LE LE, O BO BO CFARE KEMI HUMBUR! TANI BAMIRESITE DO T’I MARRE KOSOVA!

    Keto shantazhe dhe presione te ulta filluan gradualisht te shfaqen ne media dhe te tirazhohen me force nga analiste te paguar me te teorine puro TEKNIKE:

    LHL-TE E ASADIT JANE PALO GJE, CA KIMIKATE TE PARREZIKSHME QE DO TA BEJNE SHQYPNINE ME TE PASTER SE SA ESHTE BILE DO TE NA MARRIN PLEHRAT TONA.

    Bile kete teori e perdori edhe Edi Rama ne fjalimin e tij te pendimit grotesk sot ne oren 17 qe tregon se kryeministirt shqyptar i ka mbetur ora ne Kohen e Qepes. Kur kjo teori arkaike dhe debile u pa se nuk piu uje tek albanezet kockeforte, teoricine nderkombetare nga te dy anet e oqeanit me te mencur se Edi Rama hodhen ne perdorim teorine e YSHTJES apo JOSHJES me konkurence biznesi qe me pak fjale tingelloi si:

    PO SHTETET E TJERA JANE VENE NE RADHE PER TE MARRE OFERTEN E LHL-VE.

    Mirpo shpejt u pa se nuk ka ASNJE vend kandidat per te strehuar LHL-te e llahtarshme te Asadit, bile shume vende te fuqishme ne NATO si Turqia refuzuan qe anijet me keto lende helmuese te kalojne ne ujrat e tyre territoriale. Si per QYFYR atehere u luajt me karten e Kosoves qe e permend edhe Edi Rama ne fjalimin e tij mallengjyes duke e transformuar figuren e kryeministrit shyptar ne nje KLOUN cirku ne syte e atyre qe na shikojne ne Bote.

    • Hahhahahaahhaha NASTRADIN ,nje popull dele sjell ne krye nje qeveri ujqerish

      Ne fakt kta nuk jane as dele …jane popull KURVE !

      haahhahhaahahahah e di si mu duk mbreme ??
      Sikur doli xhaxhi enferri dhe tha
      “Shqiperia me forcat e saja siguroi buken e grurit ”
      haaahahahahahahahahahhahahahahah

      Do jete me mire te sjellin cianurin .Kta jane rrezik shoqeror …injektojne idiotizmin

  • Paketa amerikane e hedhur dje në tryezë: (qysh kur Rama humbi ne Amerike pasi mori mandatin)

    1. Ndihmë për sigurimin e Statusit të Vendit Kandidat brenda Dhjetorit

    1-B Pra shqiperia ashtu si ne nato do hyje pa plotesuar kriteret,atehere pse na lodhin europianet me 2000 pyetje ???

    2. Ndihmë për aderimin e plotë të Shqipërisë në BE brenda mandatit të parë të qeverisë Rama.

    2-B Per 3-4 vite me te vertete ekonomia shqiptare do behet e dyta ne europe pas gjermanise dhe pak fare do e kaloje ate (Saliu se paska gabim)

    3. Mbulim financiar sa 3-fishi i Buxhetit të Shqipërisë (Buxheti i Shqipërisë ishte 4 miliardë USD për vitin 2012)

    3-B Me aq para sa thuhet 12 miliarde Asadi jep me qef doreheqjen dhe kerkon strehim politik ne Rusi me gjithe fisin e tij

    4. Garantimi dhe dhënia e një statusi të veçantë për Shqipërinë në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku në proces përfshihet dhe heqja e vizave

    4-B Deri tani jemi partnere me SHBA ata padrone dhe ne cirake e servila, Kur merr nje vize te behet biografia 3 breza dhe te numerohen leket ne banke dhe dhembet ne nofulla.

    5. Propozimin e Shqipërisë për çmimin “Nobel” për paqen.
    5-B Cmimi nobel shperblehet me 1 milione dollare ,Saimir Mane me Berishen fshijne by…en ne tualet me aq para.

    Hajt mos u tallni me ne se kemi lindur europiane por prijesat tane na nxorren prej saj,kur Skenderbeu yne hante me luge floriri stergjysherit tuaj qe ju na jipni mend tani fshiheshin ne xhunglat dhe pyjet e kontinentit……

  • ne jemi nje popull qe zgjuarsine e kemi tiparin tone kryesor,e cila kultivohet pas ushqimit te bollshem te plebenjve me grosh.Rama duhet ta kishte pranuar me cdo kusht oferten e bashkepunimit sepse ne me forcat tona te dhjera, intervalet per ndryshime te rendesishme i kemi nga 500 vjet e siper.

  • Protestat mbarepopullore ne gjithe qytetet e vendit, jo vetem, ishin DESHMI e Rilindjes! ORA 17 e dates 15 Nentor tregoi pjekurine e klases politike te MAZHORANCES, qe nuk e instrumentalizoi kete proteste, sic per Turp u perpoq Lul-Berisha! Fjala e K/Ministrit EDI RAMA do te mbetet ne HISTORI!

  • Kompetenca e injorances jep mendimin sipas rregullit dy vete tre mendje
    Mendimi im eshte qe ne duhet te heqim dore nga kurveria historike dhe te ulim bythen ne pune. Kjo eshte zgjidhja. 12 miliardat mjafton te sekuestrohen kriminelet politikane shqiptare dhe na shtohet edhe nje 12 tjeter. Propozimi amerikan pa u futur ne hollesira se nuk jam kimiste, per mua ne parim dhe mjafton qe vjen nga Uashingtoni duhet refuzuar. 12 miliarde per Ameriken jane 1 dite pune per punishten qe shtyp parane, dmth. letra. 4 Pikat e tjera jane medalje qe mund ti mbajme kur te na varrosin. Po te isha mes gjimnazisteve do mbaja nje parrulle: “Shqiptar mos u shit, pastroni genet nga kurveria”

  • shume hurme,thash e the,njeri i bie gozhdes,tjetri patkoit,jo e lagu se lagu e keshtu njeri e ashtu tjetri,ishte nje sabotim qe na u be nga plerat me dy kembe qe i perzune,helmin e kishin hedhur luli i vocer dinte shume.1,shkollat ku jane militant te pd drejtora hapen dyert,kishte shume femijve me moshe te vogel,2.shqiperia eshte nje kosh me plera,ka mbetie kimike qe sjane asgjesuar po si per here genjeshtari sali se ka care koken,3,kjo pakete eshte shume normale qe smund te nxirej sekreti pa urdher,salia pa pyetur njeri sa te degjonte zeni ,po do ishte e madhe,per pushtet e pare shkon ne boten tjeter vendoste familia.edi me familie jeton ne kete shqiperi qe jetojme dhe ne deshiron ta ndryshoi me se,me lendet e dushkut dhe vrimen qe ka lene banda e hajdutave,ndima ishte e domosdoshme,per vendin tone,bashke me amerikanet do eleminoheshin armet e sirise bashke me shume se 31 te shqiperise

  • Ne te vertete demokracine e fituam qe me 23 qershor dhe nuk kishte pse te mos e besonim,por kur ne krye dalin S… Sazanet (shifni debatet televizive te kuptni kush eshte) smund te presesh perfitime.Dq te kishim dy fitore ,demokracine qe e kishim ne xhep dhe ekonomine e pastertine e vendit.Ekonomine nepermjet prestigjit te vendit per investitoret dhe pastertine mbasi do na duhen miliarda per te shkaterruar keto qe kemi.Populli thote:njehere vjen fati ne dere por me Sazanerine qe ndjekim ne nuk shkohet as ATJE te vendi, tani hani koqet e Sazaneve e S…te tjere.Do na vine mente por sdo te na i hane as qente.

  • Eshte nje raste i humbure,te njejten histori ka kaluar Italia me centralet berthamore ku populli Italian dhe ambjentalistet nuk e lejuan Qeverin Italiane te ndertonte keto cenrale ne teritorin Italian.Por c’far ndodhi ,ato u ndertuan ne France ne kufi me Italin dhe reziku eshte i njejte.U ndertuan edhe ne Gjermani.Po me nje ndryshim, tani Italia i blene c’do vite Frances dhe Gjermanise energji elektrike.
    Per mua edhe mbeshtetja financjare eshte shume e domozdoshme,por ajo qe ishte me e rendesishme ishte pika e 5-te ,te na jepej cmimi nobel per paqe.Shqiptaret po njihen ne te gjithe boten nga filmat e Hollivodit si bandit,mafjose ,vrases barbar etj.Qe nuke eshte fare e vertet.Ne jemi nje populle me vlera sidomose ne Ballkan.Dhe ky raste ishe tamame qe ne ti tregonim keto vlera.Jo per servilizem ndaj Amerikes, por edhe duke i kerkuar siguri totale.Qe ky operacion sa civil por edhe ushtarak,te realizohej me sukses.
    Une do te isha dakorde qe te behej nje referedum i shpejte qe edhe pergjejsia e Qeverise te ndahej me popullin.Dhe jame i bindur qe ato do te ishin pranuar.

  • DIsa pika nga “M.E.R.C.E.N.R.E.T” sh.p.k qu duhej ti shtrohej ha-mer-dhe ikes ne zyre;

    1- Heqjen e vizave me ShBA, Australi, Kanada, Mbreteri e Bashkuar etj.

    2- G|jysmat e njerezve qe do shkonin per here te pare ne Mars te ishin 3 breza me origjine shqiptare (bile ti zgjidhnin nga te gjtha trevat)

    3- Lek pa fund, dollare, franga, paund, euro, yen e dreqi me te bir, Hummer-a per cdo karagjoz, yahte, helikoptere etj etj. Bileta koncertesh per falas per every fuckin Albanian deri ne vitin 2031, per cdo fuckin koncert ne cdo fuckin vend te botes, Yeah!

    4- Harem privat per cdo hallexhi te frustruar qe ben ciksin pervers neper autobuzat e unazes se cdo qyteti shqiptar. Dhe harem me miss globe, miss world etj, jo shaka!

    5- Shpi per cdo Shqipo ne te shtate kontinentet e botes.

    6- Kombetarja jone ne futboll te bente fazen me grupe, te binte ne nje grup ferri, ta kalonte grupin, 1/8, cerekfinale, gjysemfinale, finale po e po dhe te dilte Kampion Bote! Dhe kjo te ndodhte nja 7-8 here, dmth per nja 30 vjet rresht. Te mundnim ne finale Brazilin, Gjermanine, Italine, Spanjen, Hollanden, Angline, Portugaline, Francen. Te njejten gje edhe per Europianin. Dhe e gjitha kjo PA KURREFARE NDIHME!

    7- Gjuha shqipe te pranohej si gjuha me e vjeter ne bote, te behej ne fillim gjuhe e dyte pastaj, e para fare. Te pranohej historia jone e lashte, fakti qe jemi pellazge. etj etj

    8- Firma Gabi te kishte atelje ne Milano, Paris, Rio de Janerio, London, New York etj per ekspozimin e veshjeve te perdorura.

    Keto njeher per njehere, pjesa tjeter kur te na tekej ne!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *